Marketing miksi në internet (virtual)

Autor:
MSc. Skender Mustafi

Akoma ka diskutime rreth studiuesve të marketingut rreth asaj se si duhet shikuar marketingu modern, cilët elemente duhet vendosur në majë dhe cilat në fund të piramidës së marketingut. Nëse merrni dhe shoshitni publikime0t, në këtë lëmi, pas vitit 2010, mund të vëreni se vendimet janë të ndryshme dhe nuk ekziston pëlqim i studiuesve i cili favorizon një element dhe ngritë atë qartë mbi elementet tjera. Për të kuptuar, vlerësuar dhe ndarë  funksionet e marketingut, fillimisht duhet kuptuar, vlerësuar dhe ndarë marketingun. Duhet kuptuar marketingun tradicional dhe atë në internet. Duhet përcaktuar vlerat e tyre dhe rolet e tyre. Dhe duhet shtjelluar rolin e tyre në kompanitë e ndryshme, ose rolin e tyre në cilëndo kompani veç e veç.

Pasi që kjo për të cilën folëm më sipër është e qartë, atëherë le të shtjellojmë online marketing miksin ose marketing miksin në internet.

Një gjë duhet pasur parasysh që në fillim: Marketingu në internet nuk është diç inovative që s’ka të bëj me marketingun tradicional. Përkundrazi, marketingu në internet është pjellë e zhvillimeve të marketingut tradicional, biznesit tradicional dhe zhvillimeve të teknologjisë informative. Shumica e funksioneve dhe instrumenteve të marketingut tradicional janë bazë për të kuptuar dhe sqaruar ato në marketingun në internet, edhe pse ka funksione dhe instrumente të cilat janë karakteristike për marketingun në internet. Madje, kritikat e aplikimit të marketing miksit në gjenerimin e strategjive tradicionale vlen edhe për marketingun në internet (Smart Insights (Marketing Intelligence) Ltd, 2012).

Sidoqoftë, përkundër shumë ngjashmërive dhe përkundër faktit se marketingu tradicional në thelb është vendi nga lulëzon marketingu në internet, përdorimi i teknologjisë informative ka ndikuar në ndryshimin thelbësore të mënyrës së realizimit të aktiviteteve të biznesit, në këtë mënyrë ka mundësuar lindjen e një lloji të ri të marketingu i cili pa asnjë dyshim mund të njihet si marketingu në internet e që vlerësohet të jetë edhe pjesë e marketingut të kompanisë përkrah marketingut tradicional (Mustafi, Jost, Nguen, 2011). Tani, kompanive u nevojitet zhvillimi i strategjive të reja të cilat ndërlidhen me aktivitetet e biznesit në internet e që në të shumtën e rasteve nuk janë aplikative në biznesin tradicional. (Learn Marketing, 2012)

Për të kuptuar më hollësisht nevojën e trajtimit të funksioneve të marketingut në internet (online marketing miksin) ndryshe nga ato tradicionale do të shtjellojmë shkurtimisht strategjitë e funksioneve bazë të internet marketing miksit, pra strategjitë e produktit, strategjitë e çmimit, strategjitë e promocionit, dhe strategjitë e vendit.

Trajtimi i produktit në internet
Fillimisht me tu shfaqur nevoja për një produkt të caktuar, në mënyrën tradicionale të të blerit, mendojmë për shitoret të cilat kanë në shitje atë produkt, ose vlerësojmë se kanë në shitje atë produkt. Pastaj, nëse produkti nuk është i përditshëm, bazuar në përvojën e përgjithshme me blerjet tjera, vlerësojmë cila nga ato shitore ka, mundësisht, çmimin më të lirë për atë produkt. Ne shkojmë në shitore dhe e shohim produktin, e prekim atë, e vlerësojmë atë, etj.. Në fund, nëse e pëlqejmë, e marrim atë për në kasë, e paguajmë dhe e marrim me vete.

Qasja në internet ndryshon tërësisht.

Me tu shfaqur nevoja ose/dhe dëshira për një produkt me mendojmë për shitoret në internet, tregjet në internet, për motorët e kërkimit në internet, ose për mjetet tjera të cilat ndihmojë ose/dhe lehtësojnë blerjen në internet. Kalojmë në internet dhe kërkojmë produktin e caktuar. Blerësit me përvojë i qasen mjeteve ndihmëse, dhe jo shitoreve, sepse ato mjete kanë të ndërlidhura dhjetëra ose qindra shitore në një vend. Nga këto mjete ndihmëse mbledhim të gjitha informacionet e mundshme rreth produktit të caktuar si çmimi, përbërja, mënyra e përdorimit, kohëzgjatja e dërgimi të produktit e të tjerë. Nëse këtë produkt e pëlqejmë, e paguajmë. Produkti vije – disa orë, disa ditë, ose disa javë – më vonë në adresën tonë. Pasi që produkti na vije, ne e prekim dhe e vlerësojmë.

Unë mora këtë krahasim të thjeshtë vetëm si shembull për të kuptuar dallimin mes tregtimit të produktit tradicional dhe atij në internet. Për të trajtuar produktin si pjesë të marketing miksit në internet, duhet shtjelluar disa çështje për të cilat doemos duhet përpiluar strategji të cilat nuk kanë të bëjnë me produktin si pjesë e marketingut tradicional.

  • Cilat produkte tradicionale shiten më me efikasitet në internet?
  • Si duhet grupuar produktet tradicionale për shitje në internet?
  • Cilat strategji duhet përpiluar për grupet e caktuar të produkteve tradicionale për shitje në internet?
  • Cilat janë produktet e përziera, produkte të cilat kanë pjesë tradicionale dhe elektronike?
  • Cilat nga këto produkte kërkojnë shërbime pas shitjes?
  • Pas shitjes, cili është niveli i varshmërisë së konsumatorëve nga produkti i caktuar i përzier?
  • Cila pjesë nga mbështetja teknologjike duhet integruar tek sistemi blerës i konsumatorit?
  • Cila është varshmëria e kompanisë nga ndërveprimi i kompanisë me konsumatorin e caktuar, ose/dhe konsumatorët e caktuar?
  • Cilat janë produktet në internet që kompania shet?
  • Cilat produkte virtuale krijojnë varshmëri të konsumatorëve ndaj kompanisë?
  • Cilat produkte virtuale krijojnë varshmëri të ndërsjellë mes konsumatorëve dhe kompanisë?

Në këtë aspekt, kompania duhet shtjelluar të gjitha aktivitetet në proceset e saja lidhur me secilin produkt veçmas. Pra, kompania duhet shtjelluar kostot e prodhimit të produktit ose/dhe blerjes së produktit të caktuar, realizimit dhe mirëmbajtjes së platformës, shitores ose/dhe tregut në internet, shpërndarjes dhe kostot e shërbimeve pas shitjes.

Trajtimi i çmimit në internet
Strategjitë e çmimit si funksion i marketing-miskit tradicional mund të shfrytëzohen si bazë për trajtimin e çmimit si funksion të marketing-miskit në internet. Siç e dimë, çmimi është gjithmonë rëndë për tu përcaktuar në mënyrë që të arrihen shitjet optimale.

Në konsumin tradicional përcaktimi i çmimit bëhej përmes analizës së kostove, analizës së nevojës dhe dëshirës së konsumatorëve për të blerë sasinë e caktuar të produktit dhe përmes marrjes parasysh të çmimit të konkurrentëve.

Interneti ka ndikuar në rritjen e dinamizmit dhe elasticitetit të çmimit. Paraqitja e tregjeve të shumtë dhe mjeteve të cilat ndihmojnë konsumatorët në gjetjen e produkteve të konkurrentëve ka ndikuar dukshëm në ndjeshmërinë e konsumatorëve ndaj çmimit. Në këtë mënyrë interneti u mundëson konsumatorëve arritjen e marrëveshjes më të mirë me një të shtypur të pullës së tastierës. Çmimi në tregun virtual ka ndikuar drejtpërsëdrejti edhe në strategjitë e përcaktimit të

[intlink id=”2775″ type=”post”] çmimit tradicional sepse shumë nga kostot e organizatave tradicionale zhduken në internet siç janë kostot për deponim[/intlink]

, për shitore e të tjerë, duke rritur presionin ndaj kompanive tradicionale dhe duke ndikuar në

[intlink id=”4995″ type=”post”]riformësimin e strategjive të tyre organizative[/intlink]

.

Për më tepër vetë produkti dhe zgjerimi i tij ka ndikuar në përcaktimin e strategjive kompletë të reja sa i përket përcaktimit të çmimit. Me paraqitjen e produktit virtual dhe produkteve të përziera, është patjetërsuar paraqitja e strategjive të reja për trajtimin e çmimit si funksion të marketingut virtual.

Nga çështjet të cilat duhet trajtuar dhe për të cilat duhet shtjelluar strategjitë lidhur me çmimin janë:

  • Për cilat produkte tradicionale që shiten në tregun virtual nevojitet përcaktim i çmimit të ri?
  • Cilat produkte të përziera kanë nevojë për përcaktim të çmimeve të reja? (Kjo për shembull trajton bizneset që ofrojnë mjete në internet për përpilimin e foto albumeve, ose kompletimin e librave sipas dëshirës dhe shtypjen e librit. Në këtë rast kompania ka kosto për zhvillimin e aplikacionit në internet, kurse shet produkt tradicional. (Njihet produkt i përzier sepse aplikacioni mundëson interaktivitetin e konsumatorit dhe shitjen në internet.) Kështu kompania përcakton çmim të njëjtë me atë për përpilimit të foto albumit nga ndonjë punonjës, më të ulët për shkak të vetë angazhimit të konsumatorit, ose më të lartë për shkak të mundësive shtesë që ka konsumatori. Kjo i takon vendimeve strategjike që kompania duhet ndërmarrë.)
  • Cilat produkte janë virtuale?
  • Cilat produkte janë korporative?
  • Sa varshmëri krijojnë produktet ndërlidhëse me konsumatorët?
  • Cilat janë kostot afatgjate në rast ndërlidhjeje me konsumatorët?
  • Cili është niveli i dinamizmit të çmimit në tregun lidhur me një produkt të caktuar?
  • Çfarë ndërlidhje produktesh dhe mjetesh mund të shfrytëzohen në përcaktimin e çmimeve inovative?

Trajtimi i vendit në internet
Vendit në internet si funksion i marketing miksit virtual i është kushtuar rëndësi e posaçme nga shumë autorë eminent si Kotler dhe Armstrong (2010) , Çafi (Chaffey) dhe Smith (2008), (Mustafi et al., 2011) e të tjerë, meqë definimi i vendit ndikon në të kuptuarit dhe të definuari edhe të funksioneve dhe instrumenteve tjera të marketingut virtual. Ajo që mund të vërehet nga studimet e fundit në këtë drejtim (Mustafi et al., 20111) se vi vend definohet rrjeti i internetit dhe jo kompjuterit. Pra vendi i shitores suaj është në rrjetë përkrah e përballë miliona shitoreve tjera duke luftuar për tu identifikuar dhe për të përfituar konsumatorë.

Një organizatë në një fshat të caktuar në “skaj të botës” në strategjinë tradicional zhvillon strategjinë e ekzistimit të biznesit dhe arritjes së profitit përmes vlerësimit të nevojave të konsumatorëve. Tani, duke u bazuar në teknologjinë modernet informative, asnjë organizatë, as edhe ajo në “skaj të botës” ku ka qasje interneti nuk është jashtë konkurrence. Ose ndryshe thënë, një organizatë e cila në biznesin tradicional ka prodhuar dhe shitur produkte për një pjesë të caktuar të tregut. me një shitore interneti është konkurrente e të gjitha organizatave me produkt të ngjashëm. Për më tepër, nëse kjo organizatë ka pasur një treg më të gjerë, atëherë ka pasur nevojë të zhvillojë strategji të angazhimit të partnerëve për shitjen dhe rishitjen e produkteve. Tani shitja me porosi bëhet përmes veprimeve të thjeshta në internet duke shmangur nga zinxhiri i furnizimit dhe shitjes shumë biznese ndërmjetëse. Megjithatë kjo nuk është mjaltë e pa fund në këtë lloj biznesi, organizata ndeshet me probleme të ndryshme si të shpërndarjes në kohë të produkteve ose/dhe me vlerësimin e nevojës për të caktuar vende tradicionale të deponimit të produktit/ve.

Në anën tjetër, organizata me qasje “kudo” në botë dhe me konsumatorë “kudo” në botë ndeshet me problemin e njohjes. Kjo organizatë gjendet askund në mesin e numrit të pa fund të organizatave ekzistuese, organizatave që zhduken e që hynë të reja. Të analizuarit e gjendjes së tillë të organizatës është e lehtë përmes

[intlink id=”6655″ type=”post”]Pesë forcave të Porterit[/intlink]

 dhe me një analizë të tillë do të arrimë rezultate marramendëse të cilat vërtetë kërkojnë përpilimin e strategjisë/ve për trajtimin e vendit si funksion të marketingut në internet. Në këtë aspekt duhet shtjelluar disa elemente të vendit për të cilat nevojitet zhvillimi i strategjive të cilat janë të ndryshme dhe shpesh as që rrjedhin nga të kuptuarit e vendit në aspektin tradicional.

  • Sa rëndësi ka shpërndarja e shpejtë e produktit?
  • Sa është i lartë koeficienti i konkurrencës për produktin e caktuar?
  • Cilat janë tregjet virtuale? (analiza e instrumenteve të tregjeve virtuale psh. Ankandi virtual)
  • Cilat tregje ofrojnë mundësi ndërlidhjeje me konsumatorët?
  • Është vendi me vlerë nacionale apo internacionale?
  • Cili është ndikimi i shtrirjes virtuale ndaj suksesit të arritur në aspektin tradicional?
  • Sa është i lartë koeficienti i hyrjes së bizneseve të reja?
  • Sa është i shpejtë amortizimi moral-teknologjik në biznesin që zhvillojmë?

Trajtimi i promocionit në internet
Promocioni i produkteve dhe shërbimeve tradicionale apo virtuale shqyrton një numër të madh të çështjeve. Promocioni në internet vërtetë është i hapur për të gjithë konsumatorët, por është vështirë të vërehet. Kjo është lehtë për tu kuptuar nga të arritura e analizë së vendit virtual. Elemente promovuese të cilat nxisin tërheqjen e konsumatorëve, por edhe shpesh nxisin edhe “lëkundjen” e tyre duhet trajtuar mirë nga organizata, në mënyrë që të realizohet një balancim mes investimeve në promocion dhe përfitimeve të planifikuara nga investimet e realizuara. Më poshtë do të radhisim disa elemente të cilat duhet shtjelluar dhe për të cilat duhet marrë vendime për të shtjelluar strategjinë e përgjithshme të miskit promotiv.

[intlink id=”2692″ type=”post”]Hapja e emrit të faqes[/intlink]

Marrja pjesë në tregjet e caktuara (psh. Amazon.com, Ricardo.ch etj) Marrja pjesë në rrjetet shoqërore Zhvillimi i platformave të organizatës ku konsumatorët blejnë, vlerësojnë, sugjerojnë dhe komentojnë produktet. Shfrytëzimi i instrumenteve promotive për njoftimin dhe tërheqjen e konsumatorëve. Investimet në shpërndarjen e reklamave në hapësirat e njohura reklamuese (psh. Google, Miniclip, Bing, Yahoo, Facebook etj.) Shfrytëzimi i postës elektronike dhe listave të njoftimeve elektronike.

Përfundim
Marketingu në internet nuk është element ose pjesë e marketingut tradicional, por pjesë e marketingut të përgjitshëm të organizatës, varësisht nëse ajo është e përfshirë në tregun virtual dhe sa ajo është e përfshirë në tregun virtual. Meqë marketingu virtual është tërësi në vete, atëherë dhe funksionet dhe instrumentet e tyre duhet trajtuar thellësisht për të zhvilluar strategji për to. Nga kjo analizë mundëm të shohim që funksionet e marketingut virtual duhet trajtuar ndryshe dhe për to duhet zhvilluar strategji të ndryshme nga funksionet e marketingut tradicional. Pra, organizata në nivelin organizativ duhet të zhvillojë strategji për shitjen e produktit në tregun tradicional, strategji për shitjen e tij në tregun virtual si dhe strategji për produktet të cilat i ka në formën gjysmë tradicionale ose virtuale.

Megjithatë, marketingu virtual dhe ai tradicional në nivelin organizativ duhet të funksionojë si një tërësi organizative dhe të mbështesin njëri tjetrin në mënyrë që organizata të funksionojë me sukses (Learn Marketing, 2012).

Përfundimisht, për të kuptuar mirë dhe për të zhvilluar strategji të suksesshme për funksionet e marketingut virtual, duhet trajtuar në hollësi edhe instrumentet e tyre sepse shumë nga këto instrumente janë të reja dhe me ndikim të madh në suksesin e përgjithshëm në zhvillimin e marketingut të kompanisë.

Referencat

Po këto i keni lexuar?