Përgatiti: Skender Mustafi
Startoni “BlueJ” dhe hapeni projektin “shapes” i cili gjendet në dosjen e kapitullit të parë. Pasi të keni hapur këtë projekt në ekranin tuaj paraqiten katër katrorë (klasa): tringle, square, circle dhe canvas.
Ushtrimet janë të marra nga libri “Objects First with Java, a practical introduction using BlueJ” nga David Barnes, Michael Kölling, Edicioni i IV, viti 2009.
Ushtrimi 1.2.
Lëvizni rrethin e krijuar në ushtrimin 1.1. dy herë poshtë dhe pastaj inicioni dy herë void makeInvizible dhe thoni se çfarë do të ndodhë në këto veprime.
Kodi nga Libri
Në këtë paketë e keni të përgatitur kodin të cilin nuk keni nevojë të analizoni tani për tani. E shkarkoni paketën, e nxirrni nga arkivi dhe e hapni përmes BlueJ.
Java with BlueJ: Format
Zgjidhja 1.2.
Nëse akoma e keni objektin e hapur nga ushtrimi 1.1. atëherë shtypni me të djathtën mbi objekt the zgjidhni urdhërin void moveDown(), 2 herë, kështu objekti (rrethi) do të lëvizë për dy pozita më poshtë. Nëse e zgjidhni urdhërin void makeInvisible(), dy herë, atëherë që në herën e parë objekti do të zhduket nga sipërfaqja.