më mblidhen mizat rreth gojës dhëmbët më kanë rënë buzët e njollosura kafshohen mes veti miza lider hamendet dhe pushon së gumëzhituri kur qepallat gjykohen nën hijen e pasqyrës e mbrëmja hesht © Skender Mustafi
lexo më tepërMuaj: Janar 2010
pa mua
shpirti shuhet me rrezen e diellit në mbrëmje drita fiket me rrahjen e fundit të zemrës në hijen e dehur tapë rrugëve të hapësirës ti zë vend në heshtjen lavire që ndoshta është me mua ndoshta © Skender Mustafi
lexo më tepërrrëfim i vonuar
tri lulebora shëtisin nëpër dëborë tri lulebora shëtisin zbathur ato bartin zvarrë shtat luleshqerra të vyshkura të lodhura luleshqerrat engjëllore nuk heshtin buzagaz e zemërvajë më rrëfejnë një tregim për trembëdhjetë lulëkuqe të bëra roje valëve të kokitit shpirti dehet mureve të rozafës unë pres letrat e akeronit postier ato vijnë e vijnë në gjirin e nënës të mbushur përplot luleshqerra heshtur nën hithre për një tregim përplot pranverë © Skender Mustafi
lexo më tepërlarg përbindëshit
lakuriqët e mbrëmjeve gazmore ndezin epshin huligan çudi në fletën e papirusit rrinë dekadat e përgjakura pasqyra dhe unë jemi në to të shkelur nga laraskat dhe emëruar me etiketa të filmave të animuar akoma rrimë ngulitur me sy të zgurdulluar ngulfatur nga loti nuk lotojmë sepse nëna që na lindi nuk loton jetojmë © Skender Mustafi
lexo më tepërPlanifikimi dhe kontrolli
Autor: Skender MUSTAFI Shkruar në vitin 2003 Redaktuar më: 12 Maj 2016 Në këtë studim nga të gjithë elementet e një procesi ekonomik do të vë në dritë vetëm planifikimin dhe kontrollin. Këto dy elemente janë jetësore në ekonominë e sotme qoftë nëse trajtojmë tregun në tërësi në aspekt makroekonomik, qoftë nëse trajtojmë ndërmarrjen në veçanti në aspekt mikroekonomik. Për më shumë, kur kemi parasysh ndërmarrjen, planifikimi dhe kontrolli aplikohen në të gjitha proceset dhe gjatë gjithë realizimit të cilit do proces të saj. Për të kuptuar këto dy elemente të proceseve ekonomike, fillimisht…
lexo më tepërheshtja në pritë
zhurma më shurdhon etja mi djeg mushkëritë blu e kuq tingujt shastisen truri shëtit vorbullit të gëzimit dhe unë mendoj se gjithë kjo s’është gjë veç kurth e heshtjes © Skender Mustafi
lexo më tepër