përgjumur

u prish gjumi foleve të lëkurës se pika e gjakut ndyti rakinë përshëndetëse vallja dhe ritmi u shua në të njëjtin yll një valle e re radio K me valë ultra të gjakëta njëmijë e njëqind e … qetësi ju lutem kemi skenë erosi në filmin vdekja e dëgjoni vallen e shotës shikojeni imitohet është e gjymtë e thyer fillon dhe mbetet e prerë ne havan kohe nga bushtrat mushk po tani mirë se erdhi radio R me valë sterile njëmijë e nëntëqind e në pa fund © Skender Mustafi

lexo më tepër

lypsari i rruëve

duke gropuar kah thellësia e pyeta tokën edhe sa kohë të ta shoh zemrën e shqetësuar më tha se qielli është i pa kapshëm në mbrëmjen e errët e luta hijen  t’i vjedh një ëndërr natës u zgërdhi me heshtjen dhe tha se rruga e amshimit është njëkahëshe posa zbardhi agu i larë nga vesa tentova të vrapoj kah ajo që e pashë por gjithçka në mua ishte ngrirë edhe gishtat edhe duart e këmbët edhe veshët e sytë edhe shpirti e lakuriqësia vetëm goja sikur dera e amshimit gjithmonë…

lexo më tepër

Arti Islam: Në vende të ndryshme

Arti në Siri, Irak dhe Anadoll Turqit seljuk zgjeruan kufijtë përtej Iranit gjer në Anadoll duke fituar mbi Perandorinë Bizantine në betejën e Manzikertit në vitin 1071 dhe vendosën sulltanat të pavarur si pjesë nga kalifati në Iran. Ata u dobësuan shumë gjer në vitin 1243 kur dhe territoret i pushtuan Mongolët, por parat mbetën nën emrin e tyre gjer në vitin 1304. Arkitektura dhe objektet sintetizonin stile të ndryshme, së bashku Iraniane dhe Siriane, shpesh vlerësimi i saktë është shumë i rëndë. Në këtë kohë në këto territore u…

lexo më tepër

Arti Islam: Historia e artit Islam

Punoi: Skender Mustafi Duke marrë parasysh shtrirjen e shpejtë të territoreve Islame, ndeshjen me kulturat tjera tek popujt tjerë si dhe duke marrë parasysh kohën e realizimit të këtyre ndryshimeve arti Islam gjatë historisë mund të ndahet në disa periudha. Periudha Muavijane Gjatë periudhë Muavijane u zhvillua arkitektura e qytetëruar pasi që u futën koncepte dhe plane të reja në praktikë. Kështu erdhi në shprehje “plani arab”, me oborre dhe xhami të mëdha me stil të ri. Kjo lloj arkitekture u bë e njohur me ndërtimin e xhamisë së madhe…

lexo më tepër

Arti Islam: Muzika

Ndër artet e Islamit, këndimi i Kur’anit është më i rëndësishmi dhe më qendrori. Ai është arti i shenjtë suprem i Islamit. Arti i këndimit të Kur’anit sigurisht kombinohet në shumë kontekste me artin e shkrimit të Fjalës së Shenjtë dhe gjithashtu me recitimin e ndodhive e historive, që gjenden në aq shumë sure të Tekstit të Shenjtë.[15] Nuk mund të flitet për artin dhe spiritualitetin islam, e të mos shtrohet edhe çështja e muzikës, e cila nga pikëpamja shpirtërore është e një domethënieje madhore, jo thjesht në vetvete, por…

lexo më tepër