zhurma më shurdhon etja mi djeg mushkëritë blu e kuq tingujt shastisen truri shëtit vorbullit të gëzimit dhe unë mendoj se gjithë kjo s’është gjë veç kurth e heshtjes © Skender Mustafi
lexo më tepërDitë: 17 Janar 2010
lulëzeza
sillesh vërdallë nuk kap dot gjë petalet m’i ke të këputura e ujit veten me ujë zie nuk ke erë këtë e nuhas dhe unë ditët e bardha m’i bëre hije po netët me yje si munde t’i derdhësh në lumë © Skender Mustafi
lexo më tepërakt
lakuriqi me kollare të zezë ose nuk kishte kollare me duket kishte shokë më dha një cigare Z e unë thitha natën e tërë dhe përgjithmonë u bëra sikur ai ashtu mbeta në cilindrin e letrës së duhanit lyer në të bardhë në mbrëmjen e zezë © Skender Mustafi
lexo më tepër