pas shiut me erëra të forta doli rrezja e parë prita të e takoja fjalën që në ëndërr më shfaqej çdo mëngjes pas ndërrimit të parë të rrezeve vazhdova me pritje duke i përcjellë ndërrimet e rrezeve të humbura të diellit të flakëruar pritja në heshtje të frikshme nga frika për të folur me zë jetoja në shesh yjesh gjersa s’më përshkoi shpirtin një ndjenjë ndjenja se mund të më ikë dielli ndërrova vendin pak sa mos të më zë kobi në fjalët e botës dhe prapë vazhdova të pres…
lexo më tepërKategori: Poezi
takimi me diellin
me sytë e mëngjesit i shijova rrezet e para të jetës lakuriqe me të u zhvesha mbi gjelbërim më ledhatoi era lëkurën mbi të e shijova më mori në vete jetuam së bashku gjer në ditën e fundit dhe me frymën e vdekjes fjeta mbrëmë sa të ëmbla ishin kujtimet për takimin me diellin © Skender Mustafi
lexo më tepërtakimi me takimin
nga gjumi lodhës u ngrita dhe me vrap fillova të kërkoj nuk e gjeta dot askund më thanë se me fener kërkimi zbathur ecën ditën kërkon nuk humba shpresën shpresoj të e takoj një ditë t’i kërkoj fanarin për të kërkuar njeriun tim © Skender Mustafi
lexo më tepërnë komë pas humbjes
të e urrejë veten nuk mundem sepse jam unë vetë shpirti të e urrejë atë që nuk e kam nuk kam të drejtë sepse nuk më ka mua e urrejë këtë që e shkruaj këtu që jam deri në pafund të vuajtjes © Skender Mustafi
lexo më tepërtakimi me ditën
nga agu i njomë i mëngjesit u mundova të e thithi jetën mblodha force gjatë gjithë ditës së llahtarshme hapërimthi kalova një pjesë të kohës dhe në mbrëmje kuptova se kam edhe shumë për të thithur dhe i thash shpirtit duro kjo është dera e fundit duro jeto © Skender Mustafi
lexo më tepërmendimi për ty
sa herë që i endi sytënë horizontin tim të eture takoj mendimin për tyqë ma zbeh shpirtin edhe ashtu të plogësht sa herë që mendoj për mendimin e parëvijnë të tjerë një pas njëdhe ashtu më alivanoset shpirtinë njomësinë e mendimit për ty mua më ruan të mos frikohemnë vetminë trishtuesenë mesnatën e errët mendimi për ty është lidhur me zemrën timenë kërkim të çdo mëngjesi © Skender Mustafi
lexo më tepër