Tetë gjëra të dobishme/dëmshme

Ka thënë i Derguari, s.a.v.s.: “Tetë gjëra nuk ngopen nga tetë të tjera: syri në shikim, toka me shi, gruaja me burrë, dijetari me dituri, pyetësi me tregimet, ruajtësi i parave për të grumbulluar sa më shumë, deti me ujë dhe zjarri me dru”. Ka thënë Ebu Beker es Sidik, r.a: ”Tetë gjëra janë zbukurim i tetë të tjerave: toleranca është bukuria e varfërisë, falënderimi është bukuria e begatisë, durimi është bukuria e fatkeqësisë, urtësia është bukuria e diturisë, modestia është bukuria e kërkimit të dijes, qarja është bukuria e…

lexo më tepër

Herë kështu e herë ashtu

Një ditë Ebu Bekri takoi Handhalen r.a dhe e pyeti se si i kishte hallet. Tejet i prekur dhe i lëkundur, Handhala iu përgjigj: “Handhala u bë mynafik (hipokrit), o Besnik!” Ebu Bekri r.a i tha: “ “Subhanallah, Allahu qoftë i Madhëruar! Ç’janë këto fjalë?” Handhala u përgjigj: “Sa ndodhemi në kuvendin e të Dërguarit të Allahut, ai na kujton xhenetin dhe xhehenemin dhe ne na duket se po i shohim me sy! Por sapo të dalim e fillojmë të merremi me familjen, me ushqimin dhe me punët e kësaj…

lexo më tepër

bulëza

një ditë me diellin qeshet me heshtë të  e shohësh në lot venë e vijnë ëndjet apo kënaqet bulëza një ditë më e madhe se vetvetja mbi fletë në degë të butë një bulëz një jetë në fletë të bardhë as edhe pa njollë është një bulëz hije dhe dritë për të vegjlit edhe vetë vegjëlinë për hir të dritës mbi të bie një hije një natë pa hënë vetëtimë në vapë shkrepë pastaj në agimin e parë dielli mbeti i vetëm një ditë me heshtë të e shohësh në…

lexo më tepër

kolona mbi kalldrëme

rrugëve mbi kalldrëme zhurmojnë hapat gurët gjëmojnë mbi pjalm rëre venë e vijnë mëkatarët me këpucë të zeza radhitur mbi rafte-barrë njerëz luten me fytyra përtokë kthyer andej figurave njerëzit ecin për skaj mureve përplot pasqyra në duar kanë dorëza me vrima i kanë në tokë eshtrat dielli është në kupë të qiellit makinat ecin ecin dhe njerëzit andej pas lutjes gurët gjëmojnë mbi pjalm të rëre dhe kalldrëmi heshtë njerëzit me zile në duar veshur me të zeza me këpucë të zeza me arkivol mbi supe mbi kalldrëme hapërojnë…

lexo më tepër

zbrazët

tani sapo kapa veten të e ndrydhë s’ka gjë në brazdat e trurit tani sapo kapa veten të e ndrydhë duket sikur një arë e pa lëvruar që moti e në të gjinden gjitha llojet e shkurreve sa më shumë po sillem vërdallë sa më shumë po kërkoj aq më shumë © Skender Mustafi

lexo më tepër