gur xhevahiri përmbysur mbi petkun e kuq pranveror pa pushkë pa vdekje dhe rrokullisur prej në atë anë tek kjo anë në lumin rrëmbyes pushtuar me vorbullën e fundrrugës për venë gjarpërimi me forcë me forcë mundohen të të lidhin dhe ti vjen si bukë e madhe e ringjalljes e lidhur për jetën buzë përmbysjes pa kore e butë e butë ti ardhje lajkatare e ëmbël më shuhesh në sy dhe më fik nga ashti në fis fundos fillimin në fund pasqyrë, pasqyrë e thyer nga vala e tretur që…
lexo më tepërDitë: 5 Janar 2010
njohja e vetes
në këtë fletë të bardhë që kur jam përlotur nuk më njeh askush loti nuk shihet në këtë det ujë meiti flaka djeg shpirtin e gjallëruar që ty faqeve të bardha të zhvesha lakuriqe e më dole me mbulojë ngjyrë gjaku palë-palë mbeta baltë përlyer me farë djersitur para ekranit që dënesë e ti vullkani i heshtjes qeshë në mbrëmjet e shurdhëta ku ngjizet jeta në morfium gëzimi dhe asgjë nuk durohet më të ëmbla janë skenat e skenave me ngjyra-njolla të pikturës jetë se sa ne të kapur për…
lexo më tepëri dehuri shikon yjet
mendimet treten neveria më brenë ju o të gjorë kot silleni para syve të mi të skuqur gotat më rrinë përpara më shikojnë sy katër ato janë të mbushura plotë gjer më grykë sikur unë e unë unë asgjë përsëri frikohem ta shikoj atë e ata më përqeshin mua kurse ajo përcjell fatin me sy të lagur nga qielli yjet heshtin meqë shkopi ju është thyer © Skender Mustafi
lexo më tepërbluz stepesh
bluz e shtruar mbi vesën e akullt mbi lulet e ngjyrosur me të kuq shkrep mbi blu sikur rrufeja ngjyrosur me të kuq gjithmonë në botën ngjyrosur me të kuq mbushur me lule të formuara nga hiri me ngjyrë hiri për dashuri qiejsh të plogësht imun ndaj jetës bluz tinguj heqin valle mbi shkumën ngjyrë limfe bluz heshtjesh puthiten me pllakat e stepave ku gjendet portreti im sy zgurdulluar gjithmonë e më pastaj fytyrë vërejtur faqe verdh bole blu në post mortum © Skender Mustafi
lexo më tepërnjë skenë filmike
dielli na shikon neve molla skuqet nga turpi unë heshti mjegulla e zgjat bishtin dhelparak dielli vazhdon të luaj me ritmin e vet mollën e hëngri heshtja unë dhe mjegulla mundohemi ta heshtim me dhunë njëri tjetrin dhe shiriti nuk mbaron kurrë © Skender Mustafi
lexo më tepërSi ta bësh gruan tënde të lumtur?
Marrë nga: El-Haramain.org Përktheu: Skender Mustafi Pritje të bukur Pas kthimit nga puna, shkolla, udhëtimi ose çfarëdo që të ju ketë ndarë: • Fillo me përshëndetje të mirë; • Fillo me Esselamu Alejkum dhe buzëqeshje. Selami është sunnet dhe dua edhe për atë; • I shtrëngo dorën dhe lëri lajmet e këqija për më vonë! Fjalimi i ëmbël dhe ftesat për të ngrënë • Zgjidh fjalët pozitive dhe largoju atyre negative; • Kij vëmendjen kur ti dhe ajo flet; • Flit me qartësi dhe përsërit fjalët nëse është e nevojshme…
lexo më tepër