Si ta bësh gruan tënde të lumtur?

Marrë nga: El-Haramain.org
Përktheu: Skender Mustafi

Pritje të bukur
Pas kthimit nga puna, shkolla, udhëtimi ose çfarëdo që të ju ketë ndarë:
• Fillo me përshëndetje të mirë;
• Fillo me Esselamu Alejkum dhe buzëqeshje. Selami është sunnet dhe dua edhe për atë;
• I shtrëngo dorën dhe lëri lajmet e këqija për më vonë!

Fjalimi i ëmbël dhe ftesat për të ngrënë
• Zgjidh fjalët pozitive dhe largoju atyre negative;
• Kij vëmendjen kur ti dhe ajo flet;
• Flit me qartësi dhe përsërit fjalët nëse është e nevojshme derisa ajo t’i kuptojë;

• Thirre me emra të mirë të cilat i do, si p.sh. Zemër, shpirt etj.

Mirëdashësi dhe zbavitje
• Kalo kohë duke biseduar së bashku;
• Përhap tek ajo lajmet e mira;
• Mbaji mend kujtimet tuaja të mira, të përbashkëta.

Lojërat dhe zbavitjet
• Qeshu dhe kij ndjenja për humor;
• Luani dhe garoni mes veti në sporte ose gjëra tjera;
• Flisni me të për të shikuar lloje të lejuara (hallall) të argëtimit;
• Largohuni nga gjërat e ndaluara (haram) gjatë argëtimit.

Ndihma në punët shtëpiake
• Të bësh atë që si individ mundesh/dëshiron të e bësh që ndihmon, posaçërisht nëse ajo është e lodhur ose e sëmurë;
• Më e rëndësishme është të bërit me dije se e vlerëson dhe çmon punën e sajë të vështirë.

Konsultimi (Shurah)
• Posaçërisht në gjërat familjare;
• Të bërit që ajo të ndjehet që mendimi i saj është i rëndësishëm për ty;
• Studimi me kujdes i mendimit të saj;
• Të qenit i gatshëm për të ndërruar mendimin tënd me të sajin nëse mendimi saj është më i mirë;
• Falënderimi i saj për ndihmën në dhënien e mendimeve.

Të vizituarit të tjerët
• Zgjedhja e njerëzve të mirë, të ngritur, për të ndërtuar marrëdhënie. Ka shumë shpërblim të madh në vizitimin e të afërmve dhe njerëzve të devotshëm. (Nuk duhet kaluar kohën kot gjatë vizitës!);
• Pasja kujdes për të paraqitur sjellje Islame gjatë vizitave;
• Mos e detyro të vizitojë ata me të cilët nuk ndjehet e rehatshme.

Sjellja gjatë udhëtimit
• Ofroi lamtumirë të ngrohtë dhe jepi këshilla të mira;
• Kërkoi të lutet për ty;
• Kërko që të afërmit e devotshëm dhe miqtë të kujdesen për familjen gjatë mungesës sate;
• Jepi para të mjaftueshme për gjërat e nevojshme;
• Tento të jesh në kontakt me atë qoftë përmes telefonit, e-mailit, letrave etj.;
• Kthehu sa më shpejtë që është e mundur;
• Sjelli dhuratë;
• Shmangu kthimit në kohë të papritur ose natën;
• Merre me vete nëse është e mundur.

Përkrahja financiare
• Burri duhet të jetë zemërgjerë brenda mundësive të tij financiare. Ai nuk duhet të jetë koprrac me parat e tij (as shpenzues në të kotë);
• Ai fiton shpërblim për gjithë atë që shpenzon për mbështetjen e saj, qoftë edhe për një copë të vogël buke me të cilën ai e ushqen atë nga duart e tij (hadith);
• Ai inkurajohet fort për t’i dhënë asaj para se ajo të kërkojë nga ai.

Era e mirë dhe zbukurimi fizik
• Largimi i qimeve nga nënsqetullat dhe pjesët intime, sipas sunnetit;
• Gjithmonë të qenit i pastër dhe në rregull;
• Parfumoju për atë (për qejf të gruas).

Marrëdhëniet
• Është e obligueshme të bëhen në ritëm të zakonshëm nëse nuk ke arsye për të mos bërë (sëmundje etj.);
• Fillo me “Bismil-lah” dhe me duanë autentike;
• Bëj marrëdhënie vetëm në vendin e lejuar (jo në anus);
• Fillo me paralojë duke përfshirë edhe fjalët e dashurisë;
• Vazhdo derisa të kesh plotësuar dëshirat e saja;
• Relaksohu dhe bëj shaka më pas;
• Shmangu marrëdhënieve gjatë menstruacioneve pasi është e ndaluar;
• Bëj gjithçka që është e mundshme, në mënyrë që t’i largohesh dëmtimit të nivelit të modestisë dhe turpit të saj, siç është marrja e rrobave së bashku në vend të të kërkuarit që ajo t’i merr e para për ta shikuar;
• Shmangu pozitave të cilat mund të e dëmtojnë atë gjatë marrëdhënieve siç është zënia keq e qafës, vështirësimi i frymëmarrjes, posaçërisht nëse je i rëndë;
• Zgjidh kohë të përshtatshme për marrëdhënie dhe kije në mend se ndonjëherë mund të jetë e sëmurë ose e rraskapitur.

Ruajtja e privatësisë
• Shmangu përhapjes së informatave private si ato të dhomës së gjumit, problemet e saja personale si dhe gjërat e tjera private.

Ndihma në bindje ndaj Allahut
• Zgjoje në pjesën e tretë të natës që të falet “Qiyam-ul-Layl” (Namaz i gjatë i bërë natën me sexhde dhe ruku të gjata);
• Mësoi asaj atë që di nga Kur’ani dhe tefsiri i tij;
• Mësoi dhikrin në mëngjes dhe mbrëmje;
• Inkurajoje që të japë para për hir të Allahut, siç janë çështjet bamirëse;
• Merre në Haxh dhe Umre kur ta kesh të mundur të shkosh.

Respektimi i familjes dhe miqve të saj
• Dërgoje që t’i vizitojë familjen dhe të afërmit, posaçërisht prindërit e sajë;
• Ftoi ata të e vizitojnë atë dhe mirëpriti;
• Jepu dhurata në raste të veçanta;
• Ndihmoi ata kur kanë nevojë për para ose ndihmë tjetër;
• Ruaji marrëdhëniet e mira me familjen e saj edhe pas vdekjes së saj, nëse ajo vdes e para. Gjithashtu në këtë rast burri inkurajohet që të ndjek sunnetin dhe të vazhdojë t’i japë miqve dhe familjes së saj gjëra të cilat ajo i ka dhënë.

Trajnimi dhe mësimi (Islam)
Kjo përfshinë:
• Bazat e Islamit;
• Detyrat dhe të drejtat e saja;
• Shkrimi dhe leximi;
• Të inkurajuarit e saj për të ndjekur mësimet dhe kurset;
• Rregullat islame lidhur me gruan
• Blerja e librave dhe materialeve tjera islame për bibliotekën shtëpiake.

Xhelozia e mirë
• Sigurohu nëse ka veshur mirë hixhabin para se të dalë nga shtëpia;
• Kufizo përzierjen e lirë me meshkuj që nuk i ka mahrem (familjarë që s’ka të drejtë martese me to)
• Shmangia e xhelozisë së tepruar.
Shembuj mbi këtë janë:
1 – Analiza e çdo fjale dhe fjalie që thotë ajo dhe mbi ngarkimi i fjalimit të saj me kuptime të cilat ajo nuk i ka menduar;
2 – Ndalimi i daljes së saj nga shtëpia edhe kur arsyet janë të vërteta;
3 – Ndalimi i saj për t’u përgjigjur telefonit.

Durimi dhe butësia
• Problemet janë të pranishme në çdo martesë, pra kjo është normale. E gabueshme është përgjigjja e tepruar dhe zmadhimi i problemeve duke arritur deri tek shkurorëzimi;
• Zemërimi duhet të tregohet kur ajo tejkalon kufijtë e Allahut xh.xh., duke i vonuar namazet, duke qenë gojëlëshuar, duke shikuar skena të ndaluara në TV etj.;
• Harroi gabimet që ajo bën ndaj teje.

Korrigjimi i gabimeve të saja
• Së pari, përsërit këshillat e qarta dhe të nënkuptueshme disa herë;
• Pastaj duke ia kthyer shpinën në krevat (duke shfaqur ndjenjat). Vini re se kjo nuk përfshin lënien e dhomës së gjumit dhe shkuarja në dhomë tjetër, ose largimi nga shtëpia në një vend tjetër, ose të folurit me të;
• Zgjedhja e tretë është rrahja e lehtë (kur është e lejuar). Në këtë rast, burri duhet të ketë parasysh këtë në vijim:
– Ai duhet ditur se sunnet është që t’i shmanget rrahjes ashtu sikur që i Dërguari a.s. nuk ka rrahur asnjë nga gratë ose shërbëtoret e tij;
– Ai duhet bërë atë vetëm në raste ekstreme të mosbindjes, p.sh. refuzimi i marrëdhënieve në mënyrë të vazhdueshme pa pasur arsye, vazhdimisht mos falja e namazit me kohë, largimi nga shtëpia për kohë të gjatë pa leje si dhe të refuzuarit për të treguar se ku ka qenë në atë kohë etj.;
– Nuk duhet bërë kjo para largimit nga krevati dhe para diskutimit me të mbi çështjen ashtu siç është cekur në Kur’an;
– Ai nuk duhet mëshuar fort ashtu që të lëndojë atë, ose të i bie në fytyrë ose në pjesët e ndjeshme të trupit;
– Duhet t’i shmanget turpërimit të saj siç është rënia më këpucë etj.

Falja dhe kritika me vend
• Llogaritja vetëm e gabimet e mëdha të saja;
• Falja gabimet që ka bërë ndaj teje por përkujtoi gabimet që ka bërë ndaj Allahut. P.sh. vonimi i namazeve, etj..
• Përkujto të gjitha të mirat që bën kurdo që bën gabim;
• Përkujto se të gjithë njerëzit gabojnë, kështu që mundohu të e arsyetosh atë, si p.sh. ndoshta është e lodhur, e mërzitur, ka të përmuajshmet, ose se përkushtimi i saj ndaj Islamit është në rritje;
• Shmangu sulmimit të saj për gatimin e keq sikur që I Dërguari a.s. asnjëherë nuk akuzoi ndonjë nga gratë a tija për këtë. Nëse të pëlqen ushqimin haje, nëse nuk të pëlqen atëherë mos e ha, mos komento;
• Para se t’i thuash se ka gabuar tento mënyra indirekte që do të ishin më të këndshme se sa akuzimi direkt;
• Shmangu përdorimit të fjalëve fyese dhe fjalëve të cilat do të lëndonin ndjenjat e saja;
• Kur është patjetër të diskutosh mbi një problem atëherë prit derisa të jeni vetëm, larg të tjerëve;
• Pritja që zemërimi të kaloj pak mund të ndihmojë që të përmbahesh në thënien e fjalëve.

Po këto i keni lexuar?