Strategjia më e mire e për të realizuar një optimizim për motorët e kërkimit (SEO) në mënyrë të mirëfilltë për faqen tuaj të internetit është të filluarit që në hapin e parë me rregullimet e nevojshme teknike. Një fillim i menduar mire lehtëson punën për më vonë dhe përgatit terrenin për një radhitje të mire tek motorët e kërkimit. Ajo që duhet theksuar është se një optimizim për motorët e kërkimit nuk është punë e realizuar një here dhe me vlerë përgjithmonë. Faqja juaj duhet të jetë dinamike dhe çdo herë kërkon optimizim. Çdo shkrim në blog, çdo faqe e re e krijuar kërkon vlerësim dhe optimizim. Me optimizim për motorët e kërkimit nënkuptohet puna që duhet realizuar dhe rivlerësuar në vazhdimësi.
Autor: Skender Mustafi
MSc. Sistemet Informative të Biznesit
BSc. Administrim Biznesi
Përveç pjesës strategjike të përcaktimit të vlerës për konsumatorët, e që është e rëndësishme edhe për motorët e kërkimit, gjithashtu keni nevojë edhe për një rregullim teknik. Ky rregullim u lehtëson motorëve të kërkimit që të njohin faqen e internetit, të vlerësojnë atë dhe të e radhisin nëpër bazat e tyre të të dhënave. Elementet më të rëndësishme teknike të cilat vlerësohen si thelbësore për optimizim për motorët e kërkimit do t’i radhisim më poshtë.
Sitemaps, robots.txt dhe indeksimi i faqes
Jini të sigurt që faqja juaj ka ‘sitemap’ (hartë faqeje). Nëse faqen e keni të ndërtuar mbi WordPress, atëherë mund të gjeni me dhjetëra shtesa të cilat rregullojnë këtë çështje. Ndër to janë Jetpack, Google XML Sitemaps, e të tjera. Pasi të keni një mjet i cili lidhë të gjitha faqet, atëherë i lidhni këto ‘sitemaps’ me secilin nga profilet tuaja në motorët e kërkimit. Shihni secilin nga motorët e kërkimit dhe mundësitë që ofrojnë për të shtuar faqen tuaj. Google, për shembull, ofron Google Search Console ku mundëson shtimin e hartave tuaja të faqes. Bing ofron faqen për Webmaster.
Një element tjetër shumë i rëndësishëm për një SEO të suksesshëm të faqes është skedari robots.txt. Shpesh here mund të bëhen gabime ‘të vogla’ në kodin e këtij skedari e të cilët përfundojnë me dëmtime të mëdha të faqes. Për këtë arsye duhet të jeni të sigurt që urdhri ‘disallow:/’ nuk është pjesë e kodit sepse përmes këtij urdhri u ndaloni motorëve të kërkimit që të vlerësojnë faqen tuaj.
Elementi i fundit i fshehtë dhe i rëndësishëm i cili rregullohet që në instalimin e faqes është indeksimi i faqes. Që në fillim të instalimit të WordPress, për shembull, keni mundësi që të e bëni faqen tuaj të dukshme ose të fshehur për motorët e kërkimit. Natyrisht, kjo mund të ndryshohet më vonë, por nëse kështu mbetet, atëherë faqja juaj do të jetë e padukshme për kërkuesit. Andaj kini kujdes gjatë instalimit të skripteve ose shtesave të ndryshme që të mos pajtoheni me ‘noindex’ ose ‘nofollow’ sepse kjo dëmton tërësisht faqen tuaj dhe radhitjen e saj.
Rregullimi i ueb faqes për celularë të mençur
Motorët e kërkimit po bëhen gjithnjë e më të mençur. Google, Bing, Gjirafa, e të tjerët natyrisht që janë përqendruar tek konsumatorët dhe dëshirojnë tu japin përvojë të mire atyre. Google tani ka lëshuar robotë mbledhës të informacioneve dhe sugjeron të gjithë të bëjnë ueb faqet e tyre “Mobile-First Index” e që do të thotë të gjithë fillimisht të përqendrohen tek zhvillimi i ueb faqeve që të jenë të përshtatshme tërësisht për celularë. Në këtë mënyrë, faqet më të përshtatshme për celularë do të radhiten më lartë gjatë kërkimeve. Andaj, rregullimi i faqes për celularë është një hap i domosdoshëm për të arritur dhe mbajtur një pozitë të lartë tek motorët e kërkimit. Këtë më së miri mund të e vlerësoni përmes analizës së statistikave të vizitorëve tuaj.
Rregullimi i faqes për të gjitha mjetet e njohura elektronike
Për kundër faktit që numri më i madh i vizitorëve të faqes suaj mund të jenë nga një lloj i mjeteve elektronike, faqja duhet rregulluar për të gjitha mjetet e njohura elektronike. Gjithnjë duhet pasur në kokë dizajnët të cilat u përgjigjen të gjitha mjeteve elektronike (responsive themes). Kujdes, nëse i merrni dizajnët e gatshme të ofruara falas, i kontrolloni dhe testoni ato për gabime dhe të meta të mundshme. Gjithashtu duhet testuar dhe për rendimentin e faqes dhe mundësitë e përmirësimit.
Rregullimi i brendshëm i ueb faqes dhe nënfaqeve
Ueb faqja mund të jetë e ndërtuar në mënyra të ndryshme duke përfshirë elemente të kategorizuara të cilat ndërtojnë strukturën e sajë. Nga elementet kryesore janë: fletët dhe shkrimet në blog. Le të themi se kemi një faqe për një ndërmarrje e cila nuk ka blog të instaluar. Në një faqe të tillë kemi vetëm fletë, ndryshe njohur në anglisht si ‘landin pages’. Nëse kemi edhe blog të instaluar, atëherë kemi të bëjmë me publikimin e artikujve të ndryshëm dhe me gjenerim në vazhdimësi të fletëve të blogut. Si fletët kryesore, ashtu edhe ato të blogut kanë nevojë për rregullim dhe optimizim.
Rregullimi i profileve nëpër rrjetet sociale dhe profesionale.
Profilet nëpër rrjetet e ndryshme sociale kanë vlerë të drejtpërdrejtë, duke i ofruar qasje lexuesit. Ato gjithashtu ofrojnë edhe vlerë të tërthorë edhe për motorët e kërkimit. Shtrirja sa më e madhe të jetë, aq më me vlerë është për motorët. Andaj, hapni profile nëpër rrjete sociale si Facebook, Twitter, Pinterest, Instagram dhe kujdesuni për to duke publikuar shkrimet e përshtatshme për rrjetet e veçanta.
Gjithashtu edhe rrjetet profesionale si Solaborate, Google my Business, Xing, Linkedin e të tjera, janë të rëndësishme për shtrirje profesionale. Kujdes gjatë publikimit nëpër këto rrjete sepse audience është më serioze dhe më e ndjeshme.
Sigurimi i faqeve element për optimizim për motorët e kërkimit
Hapi i fundit e shpesh here edhe i pari, për një vlerësim të lartë në SEO është sigurimi i faqes. Shfrytëzoni mundësitë e shumta që keni, duke filluar nga ofruesi i hostit, skriptet dhe shtesat e ndryshme për ueb faqe e deri tek SSL për të siguruar faqen. Një faqe e cila vlerësohet si e sigurt, ka vlerë më të lartë dhe radhitet më lartë se faqet e pasigurta dhe bartëse të mundshme të viruseve.