5+ top aplikacione për ruajtjen e shënimeve

Autor: Skender Mustafi

Akti i mbajtjes së shënimeve është nga veprimet më të rëndësishme për organizimin e veprimtarive të përditshme private e profesionale. E rëndësishme është që të mund t’i marrim shënimet në mënyrë sa më të lehtë, të shpejtë dhe të organizuar që më pas të mund t’i shfrytëzojmë ato për synimet tona. Andaj, duhet të shfrytëzojmë aplikacione per ruajtjen e shenimeve.

Aplikacionet e shënimeve lehtësojnë punën tonë duke na mundësuar ruajtjen e tyre si lokal ashtu edhe me qasje globale. Do të thotë mund tu qasemi nëpërmes mjeteve e tona elektronike (celularë, taç-ped, kompjuter, etj) ashtu edhe përmes internetit, ku mund të kemi qasje kur të duam dhe ngado që të duam.

Më poshtë kam përzgjedhur 10 aplikacionet më të njohura për ruajtjen dhe organizimin e shënimeve.

1. Evernote

Aplikacioni i cili ‘udhëheq’ tregun e aplikacioneve për ruajtjen e shënimeve. Nga karakteristikat specifike të këtij aplikacioni është kërkimi nëpër ueb faqe dhe foto. Gjithashtu mundësia e bashkëveprimit me përdorues tjerë përmes shkëmbimit të shënimeve është aftësi e këtij aplikacioni.

Përputhet me: iPhone/iPad, Android, Mac, Windows dhe shfletues tjerë interneti

Evernote
Evernote

2. Google Keep

Ky aplikacion mundëson organizimin e të gjitha shënimeve, listave, fotove dhe skedave multimediale në një vend. Shënimet mund të bëhen me ngjyra ose tu shtohen tipare tjera në mënyrë që të mund të gjinden sa më lehtë. Nëse ju tanimë keni GMail ose shfrytëzoni shërbimet tjera nga Google, ky aplikacion është i përshtatshëm sepse nuk keni nevojë për asnjë lloj regjistrimi dhe ndërveprimi me mjetet tuaja elektronike dhe kontaktet tuaja është shumë i thjeshtë.

Përputhet me: iPhone/iPad, Android, shfletuesin Google Chrome dhe shfletues tjerë interneti

Google Keep
Google Keep

3. Simple Note

Evernote dhe Google Keep janë aplikacione për ata të cilët i duan të gjitha këto karakteristika të gjithanshme të aplikacioneve, por për ata të cilët thjeshtë duan të mbajnë shënime të mirë organizuara zgjidhja është Simple Note. Aplikacioni është i thjeshtë dhe i shpejtë. Ju und të mbani sa të dëshironi shënime të cilat mund të t’i kërkoni dhe gjeni ato përmes fjalëzave.

Përputhet me: iPhone/iPad, Android, Mac, Windows, Linux dhe shfletues tjerë interneti

Simple Note
Simple Note

4. DropBox Paper

DropBox njihet si aplikacion dhe shërbyes për ruajtjen e dokumenteve në re. Nëse tanimë shfrytëzoni shërbimin e parë, DropBox Paper paraqet një fletë të hapur shënimesh e cila largon shqetësimet e jashtme dhe lehtëson ndërveprimin mes bashkëpunëtorëve. Dizajni i këtij aplikacioni është minimal, por në vete ngërthen karakteristika të shumta të cilat e bëjnë atë të përshtatshëm për punë.

Përputhet me: iPhone/iPad, Android dhe shfletues tjerë interneti

DropBox Paper
DropBox Paper

5. One Note

Nëse jeni shfrytëzues aktiv i paketës së ofruar nga Microsoft, si Microsoft Office e të ngjashme, atëherë duhet të konsideroni edhe shfrytëzimin e One Note. Aplikacioni ndërvepron totalisht me Word, Excel, PowerPoint dhe aplikacionet tjera ndërvepruese. Përmes aplikacionit mund të prisni fotot në prezantacioni dhe ti paraqisni e organizoni si shënime.

Përputhet me: iPhone/iPad, Apple Watch, Mac, Android, Windows Phone, Windows, shfletuesin Google Chrome dhe shfletues tjerë interneti

OneNote
OneNote

Aplikacione tjera për mbajtjen, organizimin dhe ruajtjen e shënimeve

aplikacioniPërputhet me:
Zoho NotebookMac, iOS, Android
Apple NotesiOS, Mac, Web
HackpadiOS, Web
QuipiOS, Android, Mac, Windows, Web
Box NotesiOS, Android, Web
BeariOS, Mac

Squid

Android, Kindle Fire, Windows, Windows Phone

Nëse keni sugjerime për aplikacione tjera, shkruani në koment.

Po këto i keni lexuar?