koprraci

Një herë një koprrac e shndërroi tërë pasurin e tij në ar. Grumbullin e arit e mori dhe e futi në një vend në gropë – e së bashku me të shpirtin dhe mendjen.

Ai çdo dit vizitonte vendin dhe shihte arin. Vizita e tij i ra në sy një punëtori i cili hapi gropën dhe mori arin. Me të shkuar koprraci herën tjetër tek vendi i caktuar, pa se ari nuk ishte më aty. Ai filloi të vajtoj vjedhjen e arit mesa kishte fuqi. Me ta parë një njeri i cili kishte kuptuar gjendjen e tij i tha:

– Mos u pikëllo shumë i dashur, sepse edhe më parë nuk kishe asgjë, megjithëse kishe ar. Merr një gur dhe vendose në gropë në vend të arit, dhe kështu vizitoje atë kinse është ari që pate. Guri ka për të pasur vlerën e njëjtë dhe do të luaj rolin  njëjtë, pasi, siç e sheh, ti nuk e ke shfrytëzuar thesarin as atëherë kur ka qenë vërtetë ar.

Referenca
– Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në rs të maqedonisë sipas planit dhe programit arsimor. ISBN 86-369-0018-2

Po këto i keni lexuar?