Punimi shkencor: “Marketingu Islam: në mes të definuarit, të kuptuarit dhe të aplikuarit” është botuar në gjuhën shqipe, në numrin e pestë të revistës shkencore Centrum.
Këtë të punimit mund të shkarkoni poshtë abstraktit.
MSc. Skender Mustafi
Abstrakti
Synimi i këtij punimi kërkimor është që të shpalosen sfidat me të cilat përballen studiuesit muslimanë gjatë hulumtimit të tërësisë së marketingut sipas parimeve islame, në mënyrë që të definojnë atë dhe të paraqesin kornizat përmes të cilave ai duhet aplikuar. Më tej, rezultatet e arritura shfrytëzohen për të sugjeruar hapa për tejkalimin ose/edhe kanalizimin e sfidave me të cilat përballet marketingu Islam. Janë analizuar vargje të ndryshme kur’anore si dhe thëniet dhe ndodhi nga tradita e Muhammedit (paqja qoftë mbi të) të cilat janë të ndërlidhura me çështjet e marketingut. Gjithashtu janë hulumtuar burime të ndryshme nga literatura, raste studimore dhe shtjellime shkencore të kohëve të fundit të cilat janë shfrytëzuar për të realizuar një kërkim të kujdesshëm rreth çështjeve kyçe të cilat shpien në të kuptuar të thellë dhe shtjellim sa më të plotë të problematikës. Studimi sjell në pah që hapat e parë në të definuar të marketingut Islam tanimë janë hedhur, por duke pasur parasysh që marketingu sipas parimeve islame akoma nuk është kuptuar në tërësi. Definicionet momentale paraqesin vetëm një përballje të parë me lëmin. Së fundi, në fushën e aplikimit kemi një boshllëk të madh i cili meriton një qasje serioze në aspekt shkencor dhe paraqet një oazë të pëlleshme e cila thuajse është e pa shfrytëzuar nga pikëpamja e biznesit.
Ma dërgo nyjën për shkarkim tek posta: