Shkenca Islame: Rënia

Shkenca islame dhe numri i shkencëtarëve myslimanë besohet se ka filluar të bie që nga shekulli XII ose XIII. Besohej se pas shekullit XIII nga civilizimi islam akoma do të lindin shkencëtarë të rastit, por ata u bënë përjashtim e jo diçka e zakonshme. Disa dijetarë, sërish vënë në pikëpyetje “fotografinë” tradicionale të rënies, duke vënë në pah aktivitetet e vazhdueshme astronomike si shenjë të vazhdimit të traditës shkencore krijuese përtej shekullit XVI, nga të cilët puna e astronomit dhe shkencëtarit Ibn al-Shatir, (1304–1375), në Damask konsiderohet si shembulli më i vlefshëm dëshmues.[36][37] Ngjashëm ishte edhe për sferat tjera të shkencs islame si mjekësia, ku njihen me punët e tyre Ibn al-Nafis dhe Şerafeddin Sabuncuoğlu si dhe shkencat shoqërore ku dallohet Ibn Khaldun me veprën Muqaddimah (1370), që vetvetiu dëshmon se shkenca po binte në Irak, al-Andalus dhe Magrib, por po vazhdonte të rrjedhë në Persi, Siri dhe Egjipt.[38]

Një nga shkaqet e rënies konsiderohet ngjarja kur shkolla ortodokse Ash’ari teologjikisht sfidoi shkollën teologjike më racionale në Mu’tazili, ku shembull i shquar është libri nga al-Ghazali, Moskoherenca e Filozofëve. Disa dijetarë e kanë vënë në pyetje këtë pikëpamje ku një numër i konsiderueshëm vënë në pah se shkolla Ash’ari përmbante shkencën dhe kundërshtonte filozofinë spekulative dhe se disa nga shkencëtarët e mëdhenj myslimanë si Alhazen, Biruni, Ibn al-Nafis dhe Ibn Khaldun ishin pasues të shkollës Ash’ari.[34][38]

Ndër arsyet tjera për rënien e shkencës islame njihen: konflikti mes myslimanëve sunitë dhe shiave, luftërat e kryqëzatave, luftërat me Perandorinë Mongole në tokat Islame mes shekujve XI dhe XIII, posaçërisht Perandoria Mongole në shekullin e XIII pati ndikim të madh. Mongolët shkatërruan bibliotekat islame, vrojtuesit, spitalet dhe universitetet, duke arritur kulmin në Betejën e Bagdadit në vitin 1258. Pushtimi i qytetit Abbasid që ishte qendër kapitale dhe intelektuale në vitin 1258 shënoi fundin e Viteve të Arta Islame.[39]

Që nga shekulli XIII disa myslimanë tradicionalë besonin se pushtimit e Kryqëzuesve dhe Mongolëve kanë qenë dënim për myslimanët nga Zoti për shkak të largimit nga sunneti, qëndrim i cili u mbajt edhe nga gjeniu universal Ibn al-Nafis.[40] Ata besonin gjithashtu se ai zëvendësim arriti nga numri i madh i luftërave dhe konflikteve që krijuan klimën në të cilën shkenca Islame ishte më pak e suksesshme se më parë. Arsye tjetër për përshkrimin e kësaj rënie merret edhe përçarja në ciklet e paanësisë bazuar në modelin e famshëm Asabiyyah krijuar nga Khalduni (lindja dhe rënia e kombeve) që vë në pah se rënia është rezultat i faktorëve ekonomik dhe politik e jo religjioze.[38] Me rënien e Spanjës Islame në vitin 1492, zhvillimi shkencor dhe teknologjik përgjithësisht ra në duart e të krishterëve evropianë dhe qoi në atë që sot njihet si Rilindja evropiane dhe revolucioni shkencor.

Referencat
36. George Saliba, ”A History of Arabic Astronomy: Planetary Theories During the Golden Age of Islam”, (New York: New York University, 1994), p.vii: “The main thesis, for which this collection of articles cam be used as evidence, is the one claiming that the period often called a period of decline in Islamic intellectual history was, scientifically speaking from the point of view of astronomy, a very productive period in which astronomical thories of the highest order were produced.” – anglisht
37. David A. King, “The Astronomy of the Mamluks”, ”Isis”, 74 (1983):531-555 – anglisht
38. Ahmad Y Hassan, Fakte Pas Renies së Shkencës Islame Pas Shekullit të Gjashtëmbëdhjetë – anglisht
39. Erica Fraser. The Islamic World to 1600, University of Calgary – anglisht
40. Nahyan A. G. Fancy (2006), “Pulmonary Transit and Bodily Resurrection: The Interaction of Medicine, Philosophy and Religion in the Works of Ibn al-Nafis (d. 1288)”, p. 49 & 59, ”Electronic Theses and Dissertations”, University of Notre Dame. etd.nd.edu – anglisht

Përkthyer për projektin Wikipedia Shqip

Po këto i keni lexuar?