Ndikimi i Internetit në zhvillimin e biznesit: Trilogjia e zhvillimit

Autor: Skender Mustafi

Interneti s’paraqet një ide e cila po ka ndikim të madh në çdo pore të jetës së njeriut, por është një strukturë kompakte teknologjike që ka mundësi të ruaj të gjitha llojet e informacioneve në vete, dhe të shpërndajë ato në çdo vend në mënyrë përnjëhershme. Për më tepër, Interneti lejon ndërveprim të automatizuar dhe interaktiv në mes të gjitha llojeve të elementeve të lidhura mes vete siç janë njerëzit, programet kompjuterike, mjetet elektronike, rrjetet e internetit e të tjera. Për shkak të kësaj ngjeshjeje komplekse, është e lehtë të kuptohet se Interneti si i tillë nuk mund të zhvillohet vetvetiu. Në këtë pikëpamje, bizneset vlerësohen të jenë faktorët kyç dhe kryesorë të cilat shtynë zhvillimin e teknologjive të reja për të arritur përparësi strategjike në zhvillimet e suksesshme fitimprurëse.

Analiza dhe sqarimi i elementeve të “trilogjisë së zhvillimit” lehtësojnë të kuptuarit e ndikimit të Internetit në sjelljen e një pike të re strategjike në fushën e biznesit: zhvillimin e strategjive për zhvillime të teknologjive të reja të Internetit. Në këtë këndvështrim ndërlidhja dhe varësia e elementeve të “trilogjisë së zhvillimit”, për shumicën e kompanive është vetëm bazë për zhvillime të mëtejshme të strategjive të biznesit. Ofron mundësinë e implementimit aktivitete moderne të biznesit, përbrenda kompanive dhe jashtë tyre me furnizuesit dhe konsumatorët.

         Trilogjia e zhvillimit

Trilogjia në fjalë, në të vërtetë paraqet një “qark të shkaktarëve” ku elementet e saja, zhvillimi i Internetit, zhvillimi i përmbajtjes së Internetit dhe zhvillimi i biznesit – janë të përzgjedhura nga “mjegulla e zhvillimit” (anglisht: development cloud) e cila përmban të gjithë faktorët tjerë që e rrethojnë zhvillimin e biznesit – janë përdorur për të sqaruar ndikimin e Internetit në zhvillimi e strategjive të reja që shpien drejt zhvillimit të modeleve të reja të biznesit.  Zhvillimi i biznesit, zhvillimi i Internetit dhe zhvillimi i përmbajtjes së Internetit nga njëra anë ndikohen mes vete në zhvillimin e strategjive të tyre dhe nga ana tjetër nxisin zhvillimin dhe përmirësimin e njëri tjetrit. Kështu, zhvillimi dhe përmirësimi i Internetit kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen dhe zhvillimin e përmbajtjes së Internetit dhe këto elemente së bashku dikojnë në zhvillimin dhe ndryshimin e strategjive të biznesit.

Qëllimisht është bërë ndarja mes Internetit i cili definohet si sistem global i rrjeteve të ndërlidhura të kompjuterëve që përdorin Suita standarde e Protokollit të Internetit ( anglisht: Internet  Protocol  Suite  (TCP/IP)  (Westwood,  2011), dhe përmbajtjes së Internetit që paraqet tërë përmbajtjen e cila ruhet në mjete për ruajtjen e të dhënave dhe e hapur për qasje përmes shërbimeve transmetuese të Internetit (Internet Society of Australia, 2011). Analiza e thelluar e ndërlidhjes dhe zhvillimit të këtyre dy komponentëve qartëson ndikimin e tyre ndaj njëri tjetrit dhe nga më të rëndësishmet, ndikimin e tyre në zhvillimin e modeleve të reja të biznesit.

Për të përfunduar, Interneti është një strukturë komplekse e cila nuk shihet të ketë fund në zhvillimin e vetë. Kjo strukturë, në zhvillim dhe përmirësim, nxitet nga biznese të cilat pretendojnë qëllime të larta. Ndikimi i individëve përmes projekteve për përfitim ose projekteve falas, në këtë drejtim, është margjinal. Nga mësimet më të rëndësishme që duhet tërhequr në këtë këndvështrim është rëndësia e elementeve të “trilogjisë së zhvillimit”. Kështu, nëse njëri nga elementet në një kompani ngecë, atëherë “qarku i shkaktarëve” vije në pah ku ndikimi i zhvillimit negativ (ngecjes) së atij elementi ndikon drejtpërdrejtë në zhvillimin e dy elementeve tjera, kështu kjo ndikon në suksesin e përgjithshëm të kompanisë.

Referencat
– Internet Society of Australia. (2011). Who is an Internet Content Host or an Internet Service Provider: (and How is the ABA Going to Notify Them)? A Chapter of the Internet Society. Retrieved July 1, 2011, from http://www.isocau.org.au/Regulation/WhoisISP.html.

  • Mustafi, S. (2011).  Matured and still emerging: The Changing Position of The Internet in Business Strategies of Companies Since the DotCom Hype, FHNW, Olten

  • Westwood, J. (2011). Marketing Your Business: Make the Internet Work for You; Get Into Exports; Learn about Products and Pricing (illustrate.). Kogan Page Publishers.

Po këto i keni lexuar?