Photoshop: Tekst efekt

Autor: Skender Mustafi

  1. Hapeni një fletë (Layer) të re në Photoshop Layer > New > Layer… (madhësinë e fletës mund të e përcaktoni sipas dëshirës) dhe hidheni një foto me pamje metali. Ose merreni foton nga kjo nyje: http://stuffpoint.com/black-metal/image/172099-black-metal-black-metal-texture.jpg
    metal background
  2. Hape një Layer të ri duke kaluar tek Layer > New > Layer… dhe tek kjo fletë hidhni një foto tjetër me pamje metali. Nëse dëshironi të arrini efektin e njëjtë sikur në këtë mësim, atëherë shfrytëzoni foton më poshtë: http://sf.co.ua/13/08/wallpaper-2966267.jpg
    metal background 1Pra fotoja që tani sapo e vendosë gjendet mbi foton e cila u vendos tek pika 1. e cila për momentin nuk duket.
  3. Tani hapeni një fletë (Layer) të re dhe shkruani një tekst sipas dëshirës me llojin e shkronjave (font) sipas dëshirës. Unë kam shkruar Fjalaime me llojin e shkronjave ACID LABEL___ Regular të cilin mund të e shkarkoni falas këtu: http://www.dafont.com/acid-label.font ose një nga llojet e ngjashme të shkronjave: http://www.dafont.com/theme.php?cat=109
    tekst efekt 1
  4. Përzgjidhni (select) tekstin e sapo shkruar: Select > Load Selection
    tekst efekt 2
  5. Pasi të keni përzgjedhur (select) tekstin, klikoni tek fleta e fotografisë së dytë
    tekst efekt 3
  6. Pas përzgjedhjes së bërë tek hapi i më parshëm veproni si në vijim: a) shtypni pullën Delete në tastierë për të fshirë formën e tekstit nga fotografia, b) shtypni pullat Ctrl + D në tastierë për të ç’përzgjedhur (deselect) pjesën e sapo grisur dhe në fund c) klikoni  syrin e tekstit tek shiriti i fletave për të bërë tekstin e pa dukshëm
    tekst efekt 4
  7. Hapeni panelin e stilizimit të fletave duke klikuar dy herë në anën e djethtë të shiritit të fletës edhe atë për foton e dytë ose përmes: Layer > Layer Style > Blending Options… dhe aplikoni përshtatjes si tek fotot më poshtë:
    tekst efekt 5tekst efekt 6tekst efekt 7
  8. Nga këto veprime do të fitoni efektin e më poshtëm:
    photoshop tekst efekt

Po këto i keni lexuar?