Autor: Skender Mustafi
Tre aktivitete kryesore që tani më nuk janë private në Facebook. Facebook nuk ofron asnjë lloj privatësie sa i përket tre aktiviteteve të mëposhtme, kështu që çfarëdo që veproni të gjithë shokët do të mund të shohin pasi që në momentin që realizoni ndonjë nga veprimet, aktiviteti i juaj do të paraqitet tek muri i tyre i vëzhgimit publik.
Komentet – kudo që komentoni, shokët tuaj do të “njoftohen”, përveç nëse postimi tek i cili komentoni është i kufizuar në të shikuar. Pra, nëse shoku tek i cili komentoni ka kufizuar postimin vetëm për shokët, atëherë rreth komentit do të njoftohen vetëm shokët tuaj të përbashkët.
Pëlqimet – i ngjashëm është edhe veprimi me pëlqimet.
Shikimet “e pa dëshiruara” – janë nyjat (link) të cilët i postojnë persona të ndryshëm përmes të cilave tërheqin shikueshmëri në faqet e tyre. Këto janë një lloj, le të themi, virusi ku në momentin që ju klikoni për të parë përmbajtjen e artikullit me titull “tërheqës” u kërkohe të pranoni kushtin e postuesit të nyjes. Në momentin që ju pranoni kushtet sa për të parë përmbajtjen, ky lloj virusi automatikisht pëlqen nyjat (bën like), poston atë në murin tuaj dhe kohëve të fundit disa “Virusë” më të sofistikuar fusin emrin e shokëve tu në listën e fjalëzave (tags). Thjeshtë, të gjithë shokët tu automatikisht njoftohen që ju ishit të interesuar të shihni dikë të zhveshur ose diç të ngjashme dhe u sugjerohet që edhe ata të kënaqen duke parë atë që ju “keni parë”. Në fakt më e keqja është që teknikisht ju u sugjeroni familjarëve dhe shokëve që të shohin përmbajte të tilla.
Çfarë dua të them: Mësimi i këtij shkrimi është që ju të keni kujdes çfarë pëlqeni, çka komentoni dhe ku komentoni dhe çfarë përmbajtje shikoni.