Shkenca Islame: Mjekësia dhe Shkencat neurologjike

Përktheu dhe përshtati Skender Mustafi
për projektin Wikipedia në gjuhën shqipe

Mjekët myslimanë arritën përparime dhe kontribute të rëndësishme, të cilat ndikuan në zhvillimin e mjekësisë duke përfshirë anatominë, optalmologjinë, patologjinë, shkencat farmaceutik| (duke përfshirë farmacinë dhe farmacologjinë), fiziologjinë dhe operimin. Mjekët myslimanë ndërtuan disa nga spitalet më të vjetra, të cilat më vonë u shpërndanë edhe në Evropë gjatë Kryqëzatave, të inspiruar nga spitale e Lindjes së Mesme. [121]

Al-Kindi shkroi librin De Gradibus, në të cilin ai fillimisht demonstroi përdorimin e kuantifikimit dhe matematikës në mjekësi dhe pjesërisht në fushën e farmacologjisë. Ky përfshinë zhvillimin e shkallës matematike për të kuantifikuar fuqinë e barërave dhe sistemin, i cili do të lejonte mjekun të përcaktojë në mënyrë të përparuar ditët më kritike të sëmundjes së pacientit.
[122] Razi (Rhazes) (865-925), babai i pediatrisë, [123] dokumentoi raste klinike të përvojës së tijë dhe ruajti dokumente shumë të vyeshme të sëmundjeve të ndrysme.. Libri i tijë His Libri Gjithëpërfshirës i Mjekësisë”, i cili prezantoi fruthin dhe linë e zezë ishte shumë i ndikueshëm në Evropë. Në librin e tijë Dyshime mbi Galenin, al-Razi ishte gjithashtu i pari, i cili përmes përdorimit të eksperimentit dëshmoi se edhe teoria e humorizmit e Galenit edhe teoria e elementit klasik e Aristotelit janë të gabuara. [124] Ai gjithashtu prezantoi urnalizën dhe testin fekal. [125]

Abu al-Qasim (Abulcasis), shihet si babai i operimit, [126] shkri librin Kitab el-Tasrif (1000), enciklopedi 30 volumëshe mjekësore, e cila u mësua nga shkollat mjekësore myslimane dhe evropiane deri në shekullin e XVII. Ai zbuloi një numër të madh të instrumenteve kirurgjike, duke përfshirë instruentet e para unike me gruan, [127] gjithashtu dhe përdorimin kirurgjik të katgutit dhe gërshërëve, ligaturës, gjilpërës kirurgjike, bisturit, kuretës, retraktorit, sungjerit kirurgjik, zërit, grepit kirurgjik, shfurës kirurgjike, spekulumit, [128] dhe suvas. [129] Në vitin 1021, Ibn al-Haytham (Alhacen) arriti përparim të rëndësishëm në operim të syrit pasi që studioi dhe mirë e sqaroi procesin e të pamurit dhe percepcionit vizual në librin e tijë Libri i Optikës, 1021. [127]

Ibn Sina, konsiderohet babai i mjekësisë moderne dhe njëri nga mendimtarët dhe shkollarët e mjekësisë më të mëdhenjë në histori, [121] shkroi librat Kanuni i Mjekësisë (në vitin 1020) dhe Libri i Kurimit (në shekullin e XI), të cilat qëndruan tekste të standarde të shkruara edhe në univrsitetet myslimane dhe në ato evropiane deri ë shekullin e XVII. Ndër kontributet e Ibn Sinas përfshihen edhe prezantimi i eksperimentimit dhe kuantifikimit sistematik në studimin e fiziologjisë, [130] zbulimi i natyrës ngjitëse të smundjeve, prezantimi i izolimit për të kufizuar përhapjen e vazhdueshme të sëmundjeve, prezantimi i mjekësisë eksperimentale, prezantimi i mjekësisë së bazuar në dëshmi, sprovat klinike, [131] sprovat e rastësishme të kontrolluara, [132] [133] testi i efiçencës [134] [135] dhe farmacologjia klinike, [136] rëndësia e dietetikëve dhe ndikimi i klimës dhe ambientit në shëndet, [137] dallimi i mediastinitis nga pleuritisi, natyra e vazhduesme e tuberkulozës, shpërndarja e sëmundjeve përmes erës dhe dheut dhe përshkrimi i parë i kujdesëshëm i problemeve të lëkurës, sëmundjet e përcjellura përmes seksit, pervesiteti dhe vuajtjet nervore, [121] gjithashtu dhe përdorimi i akullit për të shëruar ethet dhe ndarja e mjekësisë nga farmacologjia, gjë e cila ishte e rëndësishme për zhvillimin e shkencave farmaceutike. [127]

Ibn Zuhr konsiderohet pionier i operimit eksperimental, [138] për paraqitjen e metodës eksperimentale në operim në shekullin e XII, gjithashtu ishte i pari i cili praktikoi testimin në kafshë me qëllim të eksperimentimit të procedurave kirurgjike para aplikimit të tyre tek njerëzit. [139] Ai gjithashtu realizoi autopsitë e para në njerëz dhe në kafshë. [140]

Në vitin 1242, Ibn al-Nafis, i cili konsiderohet pionier i fiziologjisë kardiovaskulare, [141] ishte i pari i cili përshkruajti qarkulimin pulmonar dhe qarkullimin koronar, [142] që formojnë bazën e sistemit të qarkullimit për të cilat konsiderohet babai i teorisë së qarkullimit [143] dhe një nga fiziologët më të mëdhenjë të historisë. [144] Ai gjithashtu përshkroi konceptin më të hershëm të metabolizmit, [145] dhe zhvilloi sistem të ri të fiziologjisë dhe të psikologjisë për t’i zëvendësuar sistemet e zhvilluar nga Ibn Sina dhe Galeni duke zhvlerësuar shumë nga teoritë e tyre të gabuara si: teoritë mbi katër humorët, pulsimin, [146] eshtrat, muskujt, zorrët, shqisat, kanalet e së ithtës, ezofagun, stomakun, etj. [147]

Ibn al-Lubudi (1210-1267) refuzoi teorinë e katër humorëve të përmbajtur nga Galeni dhe Hipokrati dhe zbuloi se trupi dhe mbrojtja e tijë varet posaçërisht nga gjaku, gjithashtu refuzoi idenë e Galenit se gratë mund të prodhojnë spermë dhe zbuloi se lëvizja e arterieve nuk janë të varura nga lëvizja e zemrës, se zemra është organi i parë, i cili formohet në trupin e fetsit (e jo truri siç thoshte Hipokriti) edhe atë se eshtrat që formojnë kafkën mund të rriten në tumore. [148]

Tashrih al-badan (Anatomia e trupit) nga Mansur ibn Ilyas (c. 1390) përmbante dagrame gjithëprëfshirëse të strukturës së trupit, të sistemit nervor dhe të sisemit të qarkullimit. [149] Gjatë Vdekjes së Zezë mga çuma në shekullin e XIV el-Andalus, Ibn Khatima dhed Ibn el-Khatib zuluan se sëmundjet shkaktohen nga mikroorganizmat, të cilët hynë në trupin e njeriut. [150] Zbulimet tjera mjekësore, të cilat për herë të parë u paraqitën nga myslimanët janë: zbuimi i sistemit të imunitetit, paraqitja e mikrobiologjisë, përdorimi i kashëve për testim dhe kombinimi i mjekësisë me shkencat tjera (duke përfshirë agrokulturën, botanikën, kiminë dhe farmacologjinë), [127] gjithashtu janë edhe zbulimi i shiringës injektuese nga Ammar ibn Ali el-Mawsili në shekullin e IX në Irak, hapja e barnatores së parë në Bagdad në vitin 754, ndarja e mjekësisë nga farmacia në shekullin XII dhe zbulimi i mbi 2,000 substancave mjekësore e kimike. [151]

Shkencat neurologjike
Në shkencat neurologjike dhe psikologji, al-Kindi (Alkindi) ishte i pari i cili eksperimentoi me terapinë me muzikë, [152] dhe Ali ibn Sahl Rabban al-Tabari ishte i pari i cili studioi psikoterapinë. [153] Koncepti i shëndetit mendorë u paraqit nga Ahmed ibn Sahl al-Balkhi, [154] i cili ishte pionier i terapisë njohëse, psikofiziologjisë, mjekësisë psikomatike dhe ishte i pari i cili studioi psikologjinë njohëse dhe psikologjinë mjekësore, dallimin mes neurozës dhe psikozës dhe i klasifikoi çrregullimet nevrotike. [153] Al-Razi (Razes) bëri përparime të dukshme në psikiatri në tekstet e tija referuese El-Mansuri dhe Al-Hawi, të cilat prezentonin definicione, simptome dhe trajtime për çrregullime mendore dhe për probleme lidhur me shëndetin mendorë. Ai gjithashtu udhëhoqi sallën psikiatrike në spitalin e Bagdadit. Institute të tilla nuk ekzistonin në Evropë në atë kohë për shkakë të frikës së posedimit nga djalli. [155]

Al-Farabi shkroi traktatet e para të psikologjisë sociale dhe u morr me studim të ndjenjave. [153] Në Andaluzi, Abulcasis ishte pionier i operimit neurologjik, kurse Ibn Zuhr bëri përshrimin e parë të saktë të çrregullimeve neurologjike dhe kontribuoi në neurofarmacologjinë moderne dhe Averroes këshilloi për sëmundje pankreatike. [156] Pionierë tjerë të psikofiziologjisë dhe mjekësisë psikomatike ishin: Ali ibn Abbas al-Majusi [154] dhe Ibn Sina i cili gjithashtu parashikoi testin e asociacioneve të fjalëve, [155] ishte pionier i neuropsikiatrisë në Kanuni i Mjekësisë, [157] dhe përshkroi eksperimentin e parë të të menduarit në vetë njohje dhe vetëdije. [158]

Ibn al-Haytham, për punën e tijë në psikologjinë e perceptimit vizual kon në librin e tijë “Libri i Optikës” [159] ku ishte shkencëtari i parë i cili argumentoi se të pamurit gjendet në tru e jo në sy, konsiderohet themelues i psikofizikës dhe psikologjisë eksperimentale, [160] Ai theksoi se përvoja personale ka ndikim në atë se çka shohin njerëzit dhe si e shohin atë njerëzit dhe se të pamurit dhe perceptimi janë subjektive. [159] Ai ishte gjithashtu i pari i cili kombinoi fizikën dhe psikologjinë për të formuar psikofizikën dhe hetimet dhe eksperimentet e tija në psikologji dhe të pamurit vizual përfshinë ndjesi, ndryshime në ndjeshmëri, ndjenjën e të prekurit, perceptimin e ngjyrave, perceptimin e errësirës, sqarimin psikologjik të iluzionit të Hënës dhe të pamurit me dylbi. [160] Biruni gjithashtu ishte pionier i psikologjisë eksperimentale sikur që ishte i pari i cili përshkroi eksperimentalisht konceptin e kohës së reagimit. [161]

Referencat
122. Felix Klein-Frank (2001), Al-Kindi, in Oliver Leaman dhe Hossein Nasr, History of Islamic Philosophy, f. 172. Routledge, Londër – ang.
123. David W. Tschanz, PhD (2003), “Arab Roots of European Medicine”, Heart Views 4 (2). – ang.
124. G. Stolyarov II (2002), “Rhazes: The Thinking Western Physician”, The Rational Argumentator, Issue VI. – ang.
125. Rafik Berjak and Muzaffar Iqbal, “Ibn Sina—Al-Biruni correspondence”, Islam & Science, Dhjetor 2003. – ang.
126. A. Martin-Araguz, C. Bustamante-Martinez, Ajo V. Fernandez-Armayor, J. M. Moreno-Martinez (2002). “Neuroscience in al-Andalus and its influence on medieval scholastic medicine”, Revista de neurología 34 (9), f. 877-892. – ang.
127. Bashar Saad, Hassan Azaizeh, Omar Said (October 2005). “Tradition and Perspectives of Arab Herbal Medicine: A Review”, Evidence-based Complementary and Alternative Medicine 2 (4), f. 475-479 [476]. Oxford University Press. – ang.
128. Khaled al-Hadidi (1978), “The Role of Muslim Scholars in Oto-rhino-Laryngology”, The Egyptian Journal of O.R.L. 4 (1), f. 1-15. (cf. Ear, Nose and Throat Medical Practice in Muslim Heritage, Foundation for Science Technology and Civilization.) – ang.
129. Zafarul-Islam Khan, At The Threshhold Of A New Millennium – II, The Milli Gazette. – ang.
130. Katharine Park (Mars 1990). “Ibn Sina in Renaissance Italy: The Canon and Medical Teaching in Italian Universities after 1500 by Nancy G. Siraisi”, The Journal of Modern History 62 (1), f. 169-170. – ang.
131. David W. Tschanz, MSPH, PhD (Gusht 2003). “Arab Roots of European Medicine”, Heart Views 4 (2). – ang.
132. Jonathan D. Eldredge (2003), “The Randomised Controlled Trial design: unrecognized opportunities for health sciences librarianship”, Health Information and Libraries Journal 20, f. 34–44 [36]. – ang.
133. Bernard S. Bloom, Aurelia Retbi, Sandrine Dahan, Egon Jonsson (2000), “Evaluation Of Randomized Controlled Trials On Complementary And Alternative Medicine”, International Journal of Technology Assessment in Health Care 16 (1), f. 13–21 [19]. ang.
134. D. Craig Brater and Walter J. Daly (2000), “Clinical pharmacology in the Middle Ages: Principles that presage the 21st century”, Clinical Pharmacology & Therapeutics 67 (5), f. 447-450 [449]. – ang.
135. Walter J. Daly and D. Craig Brater (2000), “Medieval contributions to the search for truth in clinical medicine”, Perspectives in Biology and Medicine 43 (4), p. 530–540 [536], Johns Hopkins University Press. – ang.
136. D. Craig Brater and Walter J. Daly (2000), “Clinical pharmacology in the Middle Ages: Principles that presage the 21st century”, Clinical Pharmacology & Therapeutics 67 (5), f. 447-450 [448]. – ang.
137. The Canon of Medicine, The American Institute of Unani Medicine, 2003.
138. Rabie E. Abdel-Halim (2006), “Contributions of Muhadhdhab Al-Deen Al-Baghdadi to the progress of medicine and urology”, Saudi Medical Journal 27 (11): 1631-1641. – ang.
139. Rabie E. Abdel-Halim (2005), “Contributions of Ibn Zuhr (Avenzoar) to the progress of surgery: A study and translations from his book Al-Taisir”, Saudi Medical Journal 2005; Vol. 26 (9): 1333-1339. – ang.
140. Islamic medicine, Hutchinson Encyclopedia. – ang.
141. Chairman’s Reflections (2004), “Traditional Medicine Among Gulf Arabs, Part II: Blood-letting”, Heart Views 5 (2), f. 74-85 [80]. – ang.
142. Husain F. Nagamia (2003), “Ibn al-Nafis: A Biographical Sketch of the Discoverer of Pulmonary and Coronary Circulation”, Journal of the International Society for the History of Islamic Medicine 1, f. 22–28.
143. Chairman’s Reflections (2004), “Traditional Medicine Among Gulf Arabs, Part II: Blood-letting”, Heart Views 5 (2), f. 74-85 [80].
144. George Sarton (cf. Dr. Paul Ghalioungui (1982), “The West denies Ibn Al Nafis’s contribution to the discovery of the circulation”, Symposium on Ibn al-Nafis, Second International Conference on Islamic Medicine: Islamic Medical Organization, Kuwait) (cf. The West denies Ibn Al Nafis’s contribution to the discovery of the circulation, Encyclopedia of Islamic World) – ang.
145. Dr. Abu Shadi Al-Roubi (1982), “Ibn Al-Nafis as a philosopher”, Symposium on Ibn al-Nafis, Second International Conference on Islamic Medicine: Islamic Medical Organization, Kuwait (cf. Ibn al-Nafis As a Philosopher, Encyclopedia of Islamic World).
146. Nahyan A. G. Fancy (2006), “Pulmonary Transit and Bodily Resurrection: The Interaction of Medicine, Philosophy and Religion in the Works of Ibn al-Nafis (d. 1288)”, f. 3 & 6, Electronic Theses and Dissertations, University of Notre Dame.[2] – ang.
147. Dr. Sulaiman Oataya (1982), “Ibn ul Nafis has dissected the human body”, Symposium on Ibn al-Nafis, Second International Conference on Islamic Medicine: Islamic Medical Organization, Kuwait (cf. Ibn ul-Nafis has Dissected the Human Body, Encyclopedia of Islamic World). – ang.
148. L. Leclerc (1876), Histoire de la medecine Arabe, vëllimi 2, f. 161, Paris. (cf. Salah Zaimeche, The Scholars of Aleppo: Al Mahassin, Al Urdi, Al-Lubudi, Al-Halabi, Foundation for Science Technology and Civilisation)
149. H. R. Turner (1997), f. 136—138
150. Ibrahim B. Syed, Ph.D. (2002). “Islamic Medicine: 1000 years ahead of its times”, Journal of the International Society for the History of Islamic Medicine 2, f. 2-9.
151. S. Hadzovic (1997). “Pharmacy and the great contribution of Arab-Islamic science to its development”, Medicinski Arhiv 51 (1-2), f. 47-50.
152. Saoud, R. The Arab Contribution to the Music of the Western World (PDF). Referenca e vendosur më 2007-01-12. – ang.
153. Amber Haque (2004), “Psychology from Islamic Perspective: Contributions of Early Muslim Scholars and Challenges to Contemporary Muslim Psychologists”, Journal of Religion and Health 43 (4): 357-377 [361-363] – ang.
154. Nurdeen Deuraseh and Mansor Abu Talib (2005), “Mental health in Islamic medical tradition”, The International Medical Journal 4 (2), f. 76-79. – ang.
155. Ibrahim B. Syed PhD, “Islamic Medicine: 1000 years ahead of its times”, Journal of the International Society for the History of Islamic Medicine, 2002 (2), f. 2-9 [7]. – ang.
156. Martin-Araguz, A.; Bustamante-Martinez, C.; Fernandez-Armayor, Ajo V.; Moreno-Martinez, J. M. (2002). “Neuroscience in al-Andalus and its influence on medieval scholastic medicine”, Revista de neurología 34 (9), f. 877-892. – ang.
157. S Safavi-Abbasi, LBC Brasiliense, RK Workman (2007), “The fate of medical knowledge and the neurosciences during the time of Genghis Khan and the Mongolian Empire”, Neurosurgical Focus 23 (1), E13, f. 3. – ang.
158. Nasr, Seyyed Hossein; Oliver Leaman (1996). History of Islamic Philosophy. Routledge, 315 & 1022-1023, ISBN 0415131596 – ang.
159. Bradley Steffens (2006). Ibn al-Haytham: First Scientist, Chapter 5. Morgan Reynolds Publishing. ISBN 1599350246.
160. Omar Khaleefa (Summer 1999). “Who Is the Founder of Psychophysics and Experimental Psychology?”, American Journal of Islamic Social Sciences 16 – ang.
161. Muhammad Iqbal, The Reconstruction of Religious Thought in Islam, “The Spirit of Muslim Culture” (cf. [3] dhe [4]) – ang.

Përkthyer për projektin Wikipedia Shqip

Po këto i keni lexuar?