Trendet e marketingut

prirjet e marketingut 2019

Autor: MSc. Skender Mustafi Njohja me trendet Në përgjithësi prirjet ose trendet (nga anglishtja) paraqesin ecje ose zhvillime në drejtime të përgjithshme në të cilin gjërat e caktuara lëvizin. Pra, një prirje/drejtim i caktuar paraqet ecje ose zhvillim në një drejtim në të cilin gjërat lëvizin. Rrjedhimisht, trendet e marketingut janë ecje ose zhvillime i marketingut, funksioneve, instrumenteve dhe i vlerave të tij në një drejtim të caktuar. Shembull i një trendi të marketingut është shfrytëzimi i rrjeteve sociale për të promovuar ndërmarrjen, produktet ose shërbimet e saja. Marketingu dhe…

lexo më tepër

Vendi si funksion i marketingut në internet

Autor: Skender Mustafi Vendi, në marketing, zakonisht definohet si lokacioni ku produkti mund të blihet. Shpesh referohet edhe si kanal i distribucionit. Vendi në marketingun tradicional përfshinë shitoren fizike, kurse në marketingun në internet përfshin çfarëdo shitore virtuale. Është raporti informacion-rrjet-elektronikë që ka ndikim të drejtpërdrejtë në diferencimin vendin tradicional nga vendin në internet si funksione të marketingut. Vendi në internet (vendi online) ka ndikim të madh në definimin e përgjithshëm të marketingut në internet dhe në të kuptuarit e funksioneve tjera të marketingut. Në thelb, varësisht nga fakti se…

lexo më tepër

Çmimi si funksion i marketingut në internet

Autor: Skender Mustafi Në përcaktimin e çmimit, tradicionalisht, kompania duhet të pasojë procedurën gjashtë hapëshe: (1) selektimi i objektivave të çmimit; (2) përcaktimi i kërkesave; (3) vlerësimi i shpenzimeve; (4)  analiza e ofertave dhe kostove të konkurrentëve; (5) përzgjedhja e metodës së përcaktimit të çmimit; dhe (6) përzgjedhja e çmimit përfundimtar (Kotler, Keller, Brady, Goodman, & Hansen, 2009).

lexo më tepër

Përfitimet e konsumatorëve nga tregtimi shoqëror

Autor: Skender Mustafi Në ditët e sodit tregtimi shoqërorë është mënyrë e re e bashkëveprimit të suksesshëm të biznesit jo vetëm për furnizuesit ose për konsumatorët si individ, por gjithashtu edhe për grupe furnizuesish dhe konsumatorësh në gjithë botën. Nga ky lloj i bashkëveprimit në biznes, konsumatorët arrijnë disa përfitime. Disa nga këto përfitime janë: Informacione falas Shumica e konsumatorëve kërkojnë informacione në internet para se të blejnë në shitore (Consumer Electronics Association 2006). Vetëm në vitin 2008, rreth 83 milion përdorues interneti kanë shkruar vlerësime për produkte/shërbime (Good 2010).…

lexo më tepër

Përfitimet e furnizuesve nga tregtimi shoqëror

Autor: Skender Mustafi Kompanitë kanë nevojë të integrojnë dy aspekte të rëndësishme të sistemeve të medieve shoqërore në mënyrë që të gjenerojnë përfitime nga tregtimi shoqërorë. Këto dy aspekte janë: integrimi i karakteristikave të medieve shoqërore në shitoren e faqes së internetit të kompanisë; dhe pjesëmarrja aktive në rrjetet e medieve shoqërore dhe zhvillimi i aplikacioneve për personalizim përbrenda këtyre rrjeteve. Përfitimet kryesore të cilat kompania mund t’i arrijë përmes implementimit të këtyre aspekteve janë: Lojalitet konsumatorësh Lojaliteti i konsumatorëve mund të arrihet me transparence të kompanisë, duke u dhënë…

lexo më tepër

Dallimi mes produktit si funksi i marketingut në internet dhe atij tradicional

Autor: Skender Mustafi Produkti tradicional është definuar si gjithçka që mund të ofrohet për vëmendje, blerje, përdorim, ose konsumim që mund të plotësojë dëshirat ose nevojat (Kotler & Armstrong, 2008). Në anën tjetër produkti në internet, nga LSE (2010), është definuar si tërësi që mund të kodohet në mënyrë digjitale pastaj të transmetohet shpejtë, me saktësi dhe lirë. Pra, është të kuptuarit e produktit ajo që e bën të dallohet produkti tradicional nga produkti në internet dhe jo shërbimi li lidhur me të.

lexo më tepër