BPMN: Events (ngjarjet)

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 4 minuta

BPMN ngjarjet ose në origjinal “Events” shërbejnë për të shprehur “diç që ndodhë” gjatë një pjese të caktuar të një procesi ose nën-procesi, pra gjatë ekzekutimit të tij. Në këtë mënyrë paraqitja e ngjarjeve gjatë një procesi ndikon në rrjedhën e procesit. Sipas pozitës së paraqitjes së ngjarjeve, ekzistojnë tre lloj në realizimin e modeleve të BPMN diagrameve:

  • Start Events (ngjarjet e fillimit) – këto ngjarje nisin procesin.
  • End Events (ngjarjet përmbyllëse) – me këto ngjarje përmbyllen proceset.
  • Intermediate Events (ngjarjet e mesme) – janë të gjitha ngjarjet që paraqiten mes ngjarjes së fillimit dhe ngjarjes së përmbylljes së një procesi. Këto ngjarje ndikojnë në rregullimin/ definimin e rrjedhës së procesit. Me rëndësi është të kuptohet që një ngjarje duhet ndodhur në mënyrë së procesi të vazhdojë. Në këtë mënyrë, një ngjarje mund të intervenojë përkrah një detyre ose nën-procesi, kështu kjo paraqet një ngjarje të nxitur gjatë ekzekutimit të një aktiviteti.
Më poshtë do të paraqesim në tabela llojet e ngjarjeve sipas veprimit dhe ikonat e tyre në modelet e BPMN diagrameve.
Vini Re: Ngjyra e ikonave nuk është me rëndësi, lloje të ndryshme të softuerëve shfrytëzojnë ngjara të ndryshme, me rëndësi është forma e ikonave dhe mbushja e tyre.
ElementiRoliNë fillimNë mesNë fund
NgjarjaÇfarëdo ngjarje.
PorosiNgjarje e cila nënkupton pranimin ose/dhe dërgimin e porosive.
GabimNgjarje e cila nënkupton identifikimin e nxitësit të gabimit.

s’ka

AnulimNgjarje e cila nxitet në momentin e anulimit të një transaksioni.

s’ka

KompensimNgjarje e cila nxitet në momentin e dështimit të një transaksioni.

s’ka

KohëmatësNgjarje e cila është e lidhur me një kohë ose datë të caktuar, ose në ndonjë rreth përsëritës kohorë.

s’ka

RregullNgjarje e cila nxitet në momentin në të cilin rregulla e caktuar bëhet e vërtetë.

s’ka

LidhjeNgjarje e cila shfrytëzohet për të lidhur përfundimin e një procesi me fillimin e një procesi tjetër.
ShumëfishtëNgjarje e cila vije si rezultat i bashkimit të ngjarjeve tjera të ndryshme.
PërmbyllNgjarje e cila nënkupton që të gjitha aktivitet e një procesi duhet përfunduar dhe rrjedha e procesit duhet përmbyllur.

s’ka

s’ka

Komentet nga Facebook:

Po këto keni lexuar?!!

Leave a Comment