Si të shkruaj një letër motivimi ?

si te shkruaj nje leter motivimi

Autor: Skender MustafiPublikuar më 26 Shtator 2010Përmirësuar më 18 Mars 2021 Një letër motivimi ose ndryshe njohur edhe si letra e interesit, është letra e cila u dërgohet organeve tek të cilat jeni të interesuar për të aplikuar për një vend pune ose për edukim të mëtejshëm. Letra e motivimit është letër personale, ajo në fjalë të shkurta paraqet motivet tuaja, interesin rreth vendit të ofruar (të punës ose për edukim) si dhe “këmbënguljen” tuaj për të “zënë” atë vend të caktuar. Letra e motivimit duhet të jetë unike dhe…

Si të shkruaj një letër motivimi v.2

Autor: Skender MustafiPërditësuar më 12.10.2018 Sipas të gjitha gjasave, gjatë kohës që shkruani letrën tuaj të motivimit, ky nuk është një artikull të cilit duhet t’i ktheheni dhe të e lexoni tërësisht, por vetëm pjesë pjesë. Sidoqoftë, këtë shkrim duhet të e lexoni së paku një herë në tërësi në mënyrë që të kuptoni vlerën dhe rëndësinë e letrës së motivimit. Për më tepër, mund të e lexoni shkrimin ‘‘Si të shkruaj një letër motivimi?’ në të cilin vihen në theks elemente tjera të rëndësishme të letrës së motivimit.  Artikulli në fjalë merret…

Elevator Pitch: të kuptuarit, rëndësia dhe elementet

Elevator pitch

Autor: Skender Mustafi Të kuptuarit Elevator Pitch është togfjalësh nga anglishtja që shfrytëzohet për një formë të njohur të prezantimit të vlerave. Shpesh herë njihet edhe si ‘elevator speech’ e që, gjuhësisht, do të thotë ‘fjalimi në ashensor’. Është metodë e komunikimit të vlerave personale e cila zanafillën e ka në ShBA. Kjo metodë e komunikimit lindi për shkak të nevojës për paraqitjes së ideve ose synimeve personale në një situatë kur ka mungesës të kohës dhe mundësisë për ndër-komunikim të gjatë mes personave të roleve të ndryshme. Pra, Elevator…

15P-të e marketingut bashkëkohor

Autor: Skender Mustafi MSC në Sistemet Informative të biznesitBSc. në Administrim Biznesi Marketingu (funksionet e marketingut) është pjesë e jetës sonë dhe shfaqet çdo ditë në, thuajse, secilin komunikim që realizojmë. Në përgjithësi, kur flasim për marketingun, më shumë shfrytëzojmë promocionin. Andaj, shumica e joprofesionistëve e mendojnë marketingun vetëm si reklamë ose promocion. Natyrisht, promocioni është funksion bazë dhe shumë i rëndësishëm i marketingut, por marketingu nuk është vetëm promocion. Marketingu është tërësi e përbërë nga funksione të ndryshme të cilat mbulojnë çdo dimension të ndërmarrjes, si në ndërveprimin e…

Për cilën temë duhet të shkruaj?

Autor: MSc. Skender Mustafi Çka të shkruaj? Për momentin disi jam zbrazët. Kopjimi nga faqe të tjera nuk është zgjidhje e suksesshme afatgjate. Madje, motorët e kërkimit si Gjirafa, Google, Bing e Yahoo janë gjithnjë e më të mençur dhe me precizitet përzgjedhin burimet e besueshme të informacioneve me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të kënaqshme për konsumatorët e tyre ‘kërkues’. Interneti është përplot faqe interneti shumica e të cilave janë ‘blog’ ose kanë hapësira të tilla të integruara. Meqë kemi një gjendje të tillë shpesh herë përballemi…

100+ thënie nga Edward de Bono

Përgatiti, përktheu dhe përshtati: Skender Mustafi Inteligjenca është potencial. Të menduarit është aftësia me të cilën shfrytëzojmë atë potencial. Rregulli i parë i intelektualizmit është: ‘Nuk ke shumë për të thënë, bëje sa më komplekse që është e mundur.’ Të menduarit nuk është zëvendësues për informacionin, por informacioni mund të jetë zëvendësues për të menduarit. Vetëm praktika nuk mjafton. Marrëdhënia mes inteligjencës dhe të menduarit është sikur ajo mes automjetit dhe grahësit të atij automjeti. Të menduarit është aftësia e të vepruarit me të cilën inteligjenca vepron në bazë përvojën. Duhet zhvilluar aftësinë e…