Planifikimi dhe organizimi i marketingut

planifikimi dhe organizimi i marketingut

Autor: Skender Mustafi Shkruar në vitin 2003 Publikuar më 19. Januar 2010 Freskuar më 06.11.2019 Ka kohë që është i qartë ndikimi i marketingut në ndryshimin e raporteve të ndërmarrjes me konsumatorin, tregun dhe konkurrencën. Për më shumë, me zhvillimin e mundësive elektronike në përgjithësi dhe atyre të aplikimit të marketingut dhe mjeteve të tij në veçanti, mundësitë e veprimit janë shumë më të gjera. Shfrytëzimi, sipas vrojtimit të përgjithshëm, i këtyre mundësive nga ana e ndërmarrjeve shqiptare, posaçërisht atyre të vogla dhe të mesme, është akoma i zbehtë. Marketingu…

Plani i makretingut: gjashtë hapa për përpilimin e një plani strategjik

Autor: Skender Mustafi BSc. BA & Msc: BIS Përpilimi i një plani të marketingut për çdo vit nuk është edhe një detyrë e lehtë. Veçanërisht kur kemi kuptuar rëndësinë e marketingut në ndërmarrje dhe ndërlidhjen e tij me synimet e saja dhe synimet e reparteve ose pjesëve tjera të saja. Plani të cilin do ta realizoni ose duhet të e realizoni duhet të ofrojë më shumë se informacione. Plani duhet të ofrojë strategji për transformimin e objektivave të biznesit në prioritete dhe synime të marketingut. Për më shumë ai duhet…

15P-të e marketingut bashkëkohor

Autor: Skender Mustafi MSC në Sistemet Informative të biznesitBSc. në Administrim Biznesi Marketingu (funksionet e marketingut) është pjesë e jetës sonë dhe shfaqet çdo ditë në, thuajse, secilin komunikim që realizojmë. Në përgjithësi, kur flasim për marketingun, më shumë shfrytëzojmë promocionin. Andaj, shumica e joprofesionistëve e mendojnë marketingun vetëm si reklamë ose promocion. Natyrisht, promocioni është funksion bazë dhe shumë i rëndësishëm i marketingut, por marketingu nuk është vetëm promocion. Marketingu është tërësi e përbërë nga funksione të ndryshme të cilat mbulojnë çdo dimension të ndërmarrjes, si në ndërveprimin e…

Përcjellja e suksesit të marketingut përmes Twitter

Autor: Skender Mustafi Qëllimi i realizimit të marketingut në Internet, që është i bazuar thuajse tërësisht në pjesën e reklamës, është që të arrihen sa më shumë vizita në faqen e caktuar, qoftë ajo një faqe private e një kompanie apo e një produkti ose shërbimi të caktuar. Më tej, vetëm analizat e një veprimi të mëparshëm shpien drejt të kuptuarit të suksesit të arritur nga ai veprim si dhe përpilimin e planit për të vazhduar ose përmirësuar gabimet e bëra në atë veprim. Pra, suksesi vije pas analizës së rezultateve të arritura…

Raporti mes marketingut në internet dhe marketingut tradicional

Autor: Skender Mustafi “Pyetja kyçe nuk është të aplikojmë teknologjitë e Internetit – kompanitë nuk kanë zgjidhje tjetër nëse dëshirojnë të qërojnë konkurrent – por si ta aplikojmë atë.” (Chaffey, Ellis-Chadwick, Mayer, & Johnston, 2009, p. xiii). Pas konsiderimit se si të aplikohen këto teknologji, pyetja tjetër e cila duhet përgjigjur është: ○ Si e konsiderojnë kompanitë marketingun në internet dhe raportin e tij ndaj marketingut tradicional? (Mustafi et al. 2011) Shumë autorë, si Allen (2006), theksojnë se marketingu në internet nuk dallon nga marketingu tradicional. Në fakt, përkrahësit e…

Çka janë instrumentet e marketingut?

Autor: Skender Mustafi Instrumentet e marketingut si tek marketingu tradicional ashtu edhe tek marketingu në internet njihen si elemente të funksioneve të marketingut, shpesh të njohura si 4P, 7P etj.. Numri i instrumenteve efektiv të marketingut është shumë i madh, kështu që aktiviteti i furnizuesit është të përdorë instrumentin e përshtatshëm për të implementuar strategji të caktuar për të arritur synimet dhe objektivat e planifikuara (Mustafi et al., 2011). Me rëndësi është që të kuptohet se edhe instrumentet ashtu sikur funksionet e marketingut nuk janë të pa varur në veprim,…