Përgatiti: Skender Mustafi
Publikimi i parë më: 12 qershor, 2012
Redaktimi dhe ripublikimi i parë 5 maj, 2014
Vendi i punë është shtëpia juaj e dytë, këtë duhet të e dini para se të filloni të punoni. Kështu që pasi që të keni kaluar një muaj punë në atë vend do të kuptoni se vendi i punë është shtëpia juaj e parë. Ajo që u pengon në shtëpi nga reagimet e prindërve dhe vëllezërve e motrave nga sjelljet dhe vetitë e tyre do t’i gjeni me ton edhe shumë më të prekur në vendin e punës. Këtë nuk e them tu frikoj, por tu paralajmëroj. Sidoqoftë, mos u brengosni sepse me kohë do të mësoheni. Kjo që them se do të mësoheni nuk nënkupton faktin se nuk duhet parapërgatitur për këto ditë lumturie në vendin tek i cili do të kaloj koha më e mirë e jetës, përveç nëse pas 65 e llogarisni se është koha më e mirë.
Sidoqoftë, ja më poshtë keni tipat që do të mund t’i takoni në vend të punës. Mos të harroj të potencoj se në shumë raste një tip ngërthen më shumë se një karakter në vete që do të kontribuojë më tepër në ngritjen e nervave tuaja.
Tipi – sportiv, i pashëm, i bëshëm. E hedh topin në fushë dhe shkon në shtëpi. Thjeshtë, njëri nga ju duhet të e kryej punën. Në këtë rast edhe kërcënimet janë të pa përjashtueshme.
Udhëheqësi – i pari e merr fjalën dhe më nuk e jep. Hidhërohet nëse debatoni ose kritikoni. Tipi do të është i pari pavarësisht se nuk e meriton. Ju duhet ledhatuar atë sepse nuk jeni më në ekipin e tij.
I gjithëdijshmi – i ditur dhe i mençuri. Tipi e din se është i mirë në punën e tij. Sugjerimet e të tjerëve janë humbje kohe për të. Madje nuk ka kohë të sqarojë se si realizon punën e tij të “mrekullueshme” sepse është fushë e pa kapshme për të tjerët.
I arsyeshmi – gjithnjë ka arsye për mungesën e tij si në kohë pune si në realizimin e pjesës së tij të projektit. Ti dhe të tjerët duhet të e bëni pjesën e tij. Ky tip nuk mërzitet nëse ti punon me orë të tëra pas orarit të punës që të kryesh punë e tij të lënë pas dore. Fundja tipi ka arsye “të forta”.
I drejti – nëse ti i bën ndonjë padrejtësi ose gabim në llogari të tij, qoftë edhe i vogël, nesër në mëngjes e gjithë kompania ka kuptuar këtë çështje. Dhembja e tij është e papërshkrueshme dhe gabimi yt nuk falet dot. Ndoshta, ti duhesh edhe pushuar nga puna (sipas tij) sepse ndikimi yt është shumë negativ për gabimin e bërë.
Ujku i vetmuar – siç thotë populli “ku rafsha mos u vrafsha”. Ekipi i tij i punës është vetja e tij. Mendimet e tija i takojnë vetëm atij dhe diskutimi me të tjerët është i pa dashur. Thjesht, më rehat është i vetë pavarësisht është ky veçim i frytshëm apo jo.
Ciniku – gjithçka për të është në humor të tij. Ju jeni në një diskutim serioz, ai në një tallje të thellë. Ju sapo keni shtjelluar temë, ai u kërkon argumentet. Ju debatoni ai pyet me sarkazëm të thellë. Thjeshtë, ju thoni unë po vdes, ai thotë unë po tallem. Ju jeni objekti tallës për të.
Politikani – u premton gjëra të cilat që më parë e din që nuk mund t’i realizojë, madje në disa raste edhe ju e dini këtë megjithatë ai nuk skuqet për këtë gjë
Debatuesi – e ka kuptuar se çështja e tij ecën në të pa drejtë megjithatë e mbron atë me çdo kusht. Ti je humbës me çdo kusht pavarësish kostos së “debatit”. Fjala e dal nga goja e tij, qoftë edhe gabim, është e vërtetë absolute sepse ai e ka thënë ashtu dhe ashtu mbetet. Debati me këtë tip është i kotë dhe humbje kohe.
Ankuesi – tipi përçyrret për çdo gjë, private ose çështje pune, për të s’ka dert. Çdo gjë në këtë jetë është e pa fat. Ambienti i punës është i zymtë, i zë frymën dhe e ngulfat. Ky tip ua fut negativitetin në palcë, errësirën në sy dhe dobësinë në zemër. “Sëmundja” e tij mund të kalojë si krimbi nga molla në mollë.
- uljen e kualitetit të punës
- rritjen e pakënaqësive
- sjellje të këqija në shoqërinë e punës
- rritjen e numrit të klientëve të pa kënaqur
- uljen e moralit në vendin e punës
- shtimin e fyerjeve mes kolegëve
- etj.