Përgatiti: Skender Mustafi Meqë qarqet më profesionale që merren me trajtimin e çështjeve matematiko-statistike shfrytëzojnë mjete për vizualizimin e të dhënave të ndryshme, atëherë përse ne jo?!! Vizualizimi i të dhënave nuk bëhet vetëm me qëllim që të tjerët të mund të kuptojnë më lehtë se për çka e kemi fjalën, por që edhe ne të mund të i shohim më mirë të dhënat, pra shtrirjen dhe ndërlidhjen e tyre. Më poshtë kam përmbledhur 20 mjete FALAS të cilat mund të i shfrytëzoni që t’i trajtoni të dhënat.
lexo më tepërVit: 2012
Të dhënat, informacioni dhe interneti
Përgatiti: Skender Mustafi Në këtë artikull në mënyrë të sintetizuar pa mos u futur në detaje mbi elemente të veçanta do të mundohem të qartësoj kuptimin e të dhënave dhe informacioneve në internet. Në një seri artikujsh kam trajtuar zhvillimin e internetit, zhvillimin e biznesit dhe zhvillimin e teknologjisë si dhe ndikimin e secilës mesveti. Ajo që kam lënë anash në atë temë është procesi në prapavijë, pra trajtimi i të dhënave dhe shfrytëzimi i informacioneve për të marrë vendime. Fillimisht le të qartësojmë gjendjen momentale dhe dallimin mes të dhënave…
lexo më tepër60 sekonda aventurë në ekonomi (video, anglisht)
BPMN: Events (ngjarjet)
BPMN ngjarjet ose në origjinal “Events” shërbejnë për të shprehur “diç që ndodhë” gjatë një pjese të caktuar të një procesi ose nën-procesi, pra gjatë ekzekutimit të tij. Në këtë mënyrë paraqitja e ngjarjeve gjatë një procesi ndikon në rrjedhën e procesit. Sipas pozitës së paraqitjes së ngjarjeve, ekzistojnë tre lloj në realizimin e modeleve të BPMN diagrameve: Start Events (ngjarjet e fillimit) – këto ngjarje nisin procesin. End Events (ngjarjet përmbyllëse) – me këto ngjarje përmbyllen proceset. Intermediate Events (ngjarjet e mesme) – janë të gjitha ngjarjet që paraqiten…
lexo më tepërBPMN diagramet: Gateways (portat)
Portat, që në literaturën në anglisht dhe në mjetet për realizimin e BPMN diagrameve njihen si Gateways, janë elemente për kontrollin e rrjedhës së aktiviteteve të cilat menaxhojnë divergjencën dhe konvergjencën e rrjedhës. Portat si elemente kushtëzuese të BPMN diagrameve bëjnë degëzimin, shkoqitjen dhe bashkimin e rrjedhës së veprimeve të aktiviteteve në një proces të caktuar. Në BPMN, realizimi i modelimit të kontrollit të veprimeve në një proces bëhet përmes gjashtë llojeve të portave:
lexo më tepërBPMN diagramet: SubProcesses (nën-proceset)
Sub Processes që në shqip ka kuptimin nën-proceset janë elemente të BPMN diagrameve. Një nën-proces paraqet një aktivitet të kombinuar me ngjarje (Events) ose/dhe porta (Gateway) ose edhe një tërësi aktivitetesh të kombinuara që janë pjesë të një procesi e që dallohen me karakteristika të përbashkëta nga pjesa tjetër e procesit. Një proces mund të jetë i përbërë nga një sërë nën-procesesh. Për më tepër nën-proceset janë të theksuara nëse modelimi i procesit është i komplikuar dhe ka nevojë që të shtrohet përqendrimi në pjesë të caktuara të procesit.
lexo më tepër