Autor: Zenel Latifi Si në të gjitha repartet ashtu edhe në repartin e Neurologjisë, spitali i Kumanovës po shfaq tmerr për të sëmurët. Në vend se ata të shërohen, në të vërtetë sëmuren edhe më shumë nga kushtet e këqija. I tërë objekti ka erë të keqe, shtretërit janë tepër të vjetër, mjetet mungojnë, punonjësit nuk e kryejnë punën si duhet, kurse doktorët vizitat te të sëmurët i vonojnë nga 5-6 orë. I bëjmë thirrje qeveritarëve, gjegjësisht Ministrisë së Shëndetësisë, që të investojë këtu dhe të ndërtojë spital të ri!
lexo më tepër