Peshkatari dhe fyelli i tij

Ezopi Një peshkatar, i cili dinte t’i binte shumë bukur fyellit, mori një ditë fyellin dhe rrjetin e shkoi në det për të gjuajtur peshq. Aty u ul mbi një shkëmb dhe filloi t’i bjerë fyellit, duke menduar se zëri i ëmbël i fyellit do t’i joshte peshqit. Megjithëse u mundua për një kohë të gjatë, prapëseprapë nuk doli asnjë peshk. Atëherë e la fyellin, mori rrjetin, e hodhi në ujë dhe zuri shumë peshq. I hoqi prej rrjetit në bregdet dhe kur i pa duke u përpëlitur, tha: O…

lexo më tepër

Dhia e bariu

Një dhi ishte larguar njëherë prej vathit, dhe bariu u mundua ta kthejë te të tjerat. Pasi me thirrje e me fishkëllima nuk mundi të bëjë asnjë, mori një gur dhe ia theu bririn. Pastaj filloi t’i lutet që të mos i kallëzojë për këtë zotërisë. Dhia iu përgjigj: Je vërtetë më i marri ndër të gjithë barinjtë; në qoftë se unë hesht, vetë briri ka për t’i treguar. Kështu janë krejt të marrë edhe ata që duan të fshehin atë që duket fare qartë. Referenca– Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha…

lexo më tepër

Bariu e dhitë

Bariu i çoi dhitë e veta për të kullotur. Atje vuri re se dhitë e tij ishin përzier me dhi të egra, dhe kur erdhi mbrëmja i shtiu të gjitha në shpellën e vet. Të nesërmen, pasi u bë dimër i fortë, nuk mund t’i nxjerrë në kullotë të rëndomtë, prandaj i la në shpellë. Dhive të veta u gjeti nga pak ushqim, sa të mos i marrë uria, kurse dhive të egra u gjeti mjaft ushqim për t’i bërë krejtësisht për vete. Dimri mbaroi dhe ai i nxori të…

lexo më tepër

Bilbili dhe skifteri

Një bilbil kishte qëndruar mbi një lis të lartë dhe, si rëndomë po këndonte. Skifteri e diktoi dhe, meqenëse ishte i uritur, fluturoi dhe e rrëmbeu bilbilin. Duke dashur të shpëtojë, bilbili filloi të lutet, duke i thënë se si ishte i vogël e nuk do të nginte skifterin, prandaj duhet të kapte ndonjë zog më të madh, në qoftë se është i uritur. Skifteri ia preu fjalën e i tha: Do të isha vërtet I marrë sikur ta lija ushqimin e gatshëm që e kam në kthetra dhe të…

lexo më tepër

Shqiponja e dhelpra

Shqiponja e dhelpra lidhën miqësi dhe vendosën të banojnë afër njëra-tjetrës, për ta përforcuar kështu edhe më tepër miqësinë. Shqiponja fluturoi në një dru tepër të lartë dhe ndërtoi çerdhen; ndërsa dhelpra mbeti në një kaçubë nën drurin dhe aty polli këlyshët. Një herë dhelpra doli për të gjuajtur, kurse shqiponja që kishte mbetur pa ushqim, fluturoi poshtë tek kaçuba, ia rrëmbeu këlyshët dhelprës dhe i hëngri bashkë me shqiponjat e veta të vogla. Kur u kthye dhelpra pa se çka i kishte ndodhur, nuk u pikëllua aq për zhdukjen…

lexo më tepër

CMMI: Fushat e proceseve në detaje (synimet dhe praktikat specifike)

CMMI Fushat e proceseve në detaje

Autor: MSc. Skender Mustafi CMMI përmban 22 fusha procesesh të cilat nënkuptojnë aspektet e prodhimit të produktit e që ndërmarrja duhet mbuluar gjatë procesit të prodhimit. Këto fusha në vete përmbajnë synime specifike si dhe praktika specifike që janë të lidhura ngushtë vetëm me fushat specifike të proceseve. Në vijim do të mund të njiheni me të gjitha fushat e proceseve, qëllimin e analizës së tyre si dhe synimet dhe praktikat specifike të cilat janë të ndërlidhura me to. Për më shumë, emërimet e fushave të proceseve, qëllimisht janë lënë…

lexo më tepër