analog

bubullimë e shpirtit djegur
vjen si flaka e rrufesë
shuhet heshtja dalëngadalë
kob i mbjellur ik me vrap
trok i shterur vjen si dritë
vjen një varg i shpirtit plak

gjallëron zemrën e dashuruar
për vashën blu
buzë liqenit përgjaktë
me gërshetat hedhur gjoksit
e këmishën nëpër stepe
që në dritën e hënës mollë
bën aurora
për një zemër të verbuar

shuhet heshtja dalëngadalë
bubullimë e shpirtit të djegur
vjen si flaka e rrufesë
për vashën blu buzë liqenit përgjaktë

© Skender Mustafi

Po këto i keni lexuar?