HTML5 Hap Pas Hapi: Nyjezimi
0
Autor: Skender Mustafi
Një nga karakteristikat bazë që e bën që HTML të dallojë nga gjuhët tjera të programimit të ueb aplikacioneve është nyjëzimi (në anglisht linking ose nyje që në anglisht është link). HTML ofron mundësinë që elemente të ndryshme të mund të nyjëzohen në mënyrë që lundrimi nëpër faqe të bëhet sa më i përshtatshëm dhe atraktiv.
Nyjat në të gjitha faqet në përgjithësi i gjeni me ngjyra të ndryshme varësisht nga gjendja e tyre. Nyjat mund të jenë:
1. Të pa vizituara Është një rregull e pa shkruar sa i përket ngjyrës së nyjave në tekste: ngjyra e nyjave tekstuale në shumicën e faqeve është e kaltër.
2. Nyjat e vizituara
3. Nyjat aktive
Etiketa me të cilën aktivizohen nyjat është . Kjo etiketë mund të marrë dhe atribute të ndryshme. Atributet e kësaj etikete të cilat mbështetë HTML5 janë:
• href – përcakton faqen ky do të shpie nyja. Shembull:
• target – përcakton ku të hapet dokumenti i nyjëzuar. Ky atribut ka këto parametra:
• _blank – faqja hapet në një fletë të re.
• _parent – faqja hapet në kornizën kryesore
• _self – faqja hapet në të njëjtën kornizë ku gjendet nyja
• _top – hap dokumentin e nyjëzuar në tërë pjesën e dritares
• emrikornizës – faqja hapet në emrin e kornizës
• Vini Re: parametrat që kanë të bëjnë me korniza shfrytëzohen vetëm nëse kemi ndërtuar faqe ku kemi integruar korniza të nfryshme.
• Shembull:
• type – përcakton llojin MIME të dokumentit të nyjëzuar. Shembull:
• rel – përcakton raportin mes dokumentit/faqes ekzistuese dhe asaj të lidhur në nyje.  Ky atribut pranon parametrat:
• alternate – nyja lidhet me një faqe alternative për këtë që vizironi
• author – nyja lidhet me autorin e faqes
• bookmark – url e shfrytëzuar gjithnjë për faqe favorite
• help – nyja lidhet me faqen e ndihmës
• license – nyja lidhet me faqen mbi të drejtat e kopjimit
• next – faqja e radhës në përzgjedhje
• nofollow – nyja nuk përcillet nga motorët e kërkimit
• noreferrer – shfletuesi nuk duhet të dërgojë referues
• prefetch – specifikon që faqja e nyjëzuar duhet arkivuar
• prev – faqja paraprake në pëzgjedhje
• search – lidhet me mjetin e kërkimit pë dokumentin
• tag – fjalëz (anglisht: tag) për faqen
• Shembull
• hreflang – përcakton gjuhën e nyjës. Shembull:  . Listën e kodeve të gjuhëve mund të e gjeni këtu: http://www.w3schools.com/tags/ref_language_codes.asp
• alt – paraqet tekst alternativ i cili paraqitet me të ofruar miun mbi nyje. Shembull:
Nyjëzimi mund të bëhet 1) i brendshëm – që lidh një përmbajtje me një pjesë përbrenda një faqeje në ueb dhe 2) i jashtëm – që lidh një përmbajtje me një faqe tjetër qoftë ajo në ueb-in tuaj apo në ndonjë tjetër.
fjalaime
Nyjezimi i brendshëm
Nyjëzimi i brendshëm nuk është edhe aq i përhapur tek programuesit. Ky lloj nyjëzimi është i përshtatshëm nëse drenda një faqeje keni material të konsiderueshëm lundrimi i të cilit do të bëhej më i lehtë nëse do të mund të kërcehej nga një temë në tjetrën me ndonjë lloj menyje ose diç të ngjashme.
• Në meny, në kokë të faqes ose lidhur me ndonjë figurë shkruani kodin: Shihni më shumë truqe për HTML5
• Çdo pjesë e caktuar mund të lidhet edhe nga faqet tjera përmes nyjezimit të zakonshëm duke i shtuar dhe emrin e ID-së: Shihni më shumë truqe për HTML5
• Tekstin tek i cili dëshironi të kërceni e nyjezoni me kodin: Truqe për HTML5
Nyjezimi i jashtëm
Shumica e nyjave në një ueb faqe janë ato të cilat i lidhin faqet mes veti dhe një numër i konsiderueshëm, varësisht nga lloji i faqes, që lidhin ueb faqen me ueb faqet ose faqet/materialet e ueb faqeve tjera.
Lidhja e faqeve mes veti në një ueb faqe bëhet duke anashkaluar trungun kryesorë të URL-së. Shembull, për të lidhur nyjat e faqeve tek Fjalaime.ch, anashkalohet http://www.fjalaime.ch dhe vazhdohet nga dosja ku është lidhur emri i ueb faqes.
Le të themi emri i ueb faqes (http://www.fjalaime.ch) është i lidhur me dosjen html, atëherë të gjitha skedat që ekzistojnë në këtë dosje e që lidhen mes vete shfrytëzojnë këtë mënyrë nyjezimi:  (emri_i_skedës.html është emri i skedës p.sh. kontakt.html). Nëse tek dosja html keni një dosje tjetër të emëruar materiale, atëherë të gjitha skedat nga dosja html që lidhen me skedat tek dosja materiale shfrytëzojnë këtë mënyrë nyjezimi . Të gjitha skedat nga dosja materiale që lidhen me skedat në dosjen html shfrytëzojnë këtë mënyrë nyjezimi: . Në këtë mënyrë bëhet nyjezimi mes skedave të shpërndara në dosje të ndryshme.
Nyjezimi me faqet e ueb faqeve tjera bëhet duke shfrytëzuar këtë mënyrë:
Vini Re: Në fund të nyjës vendosni gjithmonë / pasi që në rast se nyja nuk ka këtë shenjë, atëherë serveri fillimisht bën kërkimin për t’i vënë shenjën dhe pastaj për të hapur faqen. Kjo nënkupton që hapja e faqes do të marrë më shumë kohë pa shenjën / se sa nëse i vëni atë nyjës (fjala është për sekonda).
Vini Re: Në shembujt e mësipërm është shfrytëzuar vetëm pjesa e parë e etiketës, por që ajo gjithmonë duhet pasur materialin që lidhet në mes dhe pjesën mbyllëse: Materiali/Teksti që lidhet
Nyjezimi i postës elektronike
Ju mund të nyjezoni postën tuaj elektronike ne uebin tuaj duke i mundësuar kështu vizitorëve të mund me një klikim të kalojnë tek postieri i tyre dhe të u dërgojnë porosi. Atributi i nyjëzimit të postës elektronike është mailto:. Shembull: kontakt@fjalaime.ch
Nyjezimi i figurave
Fotoja nyjezohet njëjtë sikur dhe teksti duke futur foton në mes të etiketës së nyjës. Shembull: . Për më shumë rreth rregullimit të fotove në ueb faqe shihni artikullin e formatimit të fotove përmes HTML5.
Nyjezimi i audio materialeve
Njëjtë sikur dhe materialet tjera mund të bëhet nyjëzimi i audio skedave. Kjo nyje mund të lidhet me ndonjë audio luajtës që ju ofroni ose që ofron ndonjë shërbyes tjetër. Dëgjo audio. Për më shumë shih tek artikulli i integrimit të audio materialeve në html.
Nyjezimi i video materialeve
Njëjtë sikur dhe materialet tjera mund të bëhet nyjëzimi i video skedave. Kjo nyje mund të lidhet me ndonjë video luajtës që ju ofroni ose që ofron ndonjë shërbyes tjetër. Shembull: Luaj video materialin. Për më shumë shih tek artikulli i integrimit të audio materialeve në html.
Komentet nga Facebook:
SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakHTML5 Hap Pas Hapi: Vijat dhe tabelat
Artikulli tjetërHTML5 Hap Pas Hapi: Përpilimi i listave
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..
S'KA KOMENTE
PËRGJIGJU
Kodi i sigurisë *