Autor: Skender MustafiShkruar më: 12 Shkurt 2011Rishkruar më: 17 Qershor 2014 Gjatë fëmijërisë e mbaj mend se si familjarët mblidheshin dhe kuvendonin qeshnin e qanin së bashku në pritjen dhe përcjelljen e familjarëve kurbetçinj. Ndër tjerash shpesh flitej mbi fillimet e para të dhimbshme e të vështira dhe mbi shkaqet të cilat i kishin shtyrë që të merrnin këtë rrugë. Thuajse të gjithë nga ata që flisnin mbi shkaqet si ndërtimi i një shtëpie, blerja e një are, shlyerja e një borxhi, bërja e një dasme kishin ndërmend t’i shkelnin…
lexo më tepërKategori: OPINIONE
2014 (fjalët e mia)
Studimi Të studiosh është pa vlerë nëse nuk e tejkalon atë. Studiuesi duhet të e tejkalojë studimin, pra duhet të e kuptojë dhe implementojë atë, të arritur, tërësisht apo pjesërisht (nëse ka mundësi). Studim nuk është vetëm plani universitar, por edhe të gjitha problematikat tjera të cilat kërkojnë të kuptuar e më pas implementim. T’i tjerrësh mundësitë e veshjes së shtëpisë me mobilie në bazë të hapësirës, buxhetit e funksionalitetit, është studim. Ne çdo ditë “studiojmë” rrjedhën politike shtetërore, ndërkohë që kemi problem me ligat e ujit për shkak se…
lexo më tepërIsh luftëtarët janë pjesë e popullit tonë!
Autor: MSc. Skender Mustafi Përgjigje ndaj shkrimit: “Veteranët dhe zgjidhja e problemit të tyre.” nga Driton Smakaj Veteranët e luftës parimisht nuk janë njëkohësisht dhe politikanë. Kjo është dëshmuar me rrjedhat politike në Kosovë, të cilat akoma nuk kanë të ndalur. Rrjedha pa vlera. Aq më shumë, ata nuk janë as ekonomistë. Në fakt, nga përvoja e pas luftës mund të kërkohej nga qeveria që të lirohet nga korrupsioni së paku sa i përket angazhimit të ish luftëtarëve në biznes, ose/dhe në zhvillimin e politikave të drejta të biznesit. Politika…
lexo më tepërLibri që ia vlen të lexohet, ia vlen të blihet
Autor: MSc. Skender Mustafi “Libri që ia vlen të lexohet, ia vlen të blihet” – John Ruskin Libri “Fikhu Islam – Dispozita nga Namazi, Agjërimi, Zeqati dhe Haxhxhi” ia vlen të blihet dhe lexohet. Dekadën e fundit jemi fundosur nga më të shumtat informacione të fabrikuara, të pa fabrikuara, të forta, të dobëta, të mesme, e të shumë llojeve tjera. Përkundër që kemi paketuar informacionet sipas forcës, fatkeqësisht akoma nuk kemi instrumente për të matur atë (forcën). Se si është realizuar matja dhe si është bërë paketimi, mos më pyesni. Shpesh herë jo…
lexo më tepërPërballë paditurisë së gazetës Express
Autor: Skender Mustafi Për të mos i marrë kohë vetes sime me këso lloj thash e theme do të përpiqem të jem sa më i pakët në fjalë dhe i prerë në vlerësime, sigurisht duke u përqendruar tek te e vërteta dhe faktet. Me këtë reagim i drejtohem autorit anonim të artikullit “EKSKLUZIVE: JA EMRAT E PROFESORËVE TJERË QË KANË PUBLIKUAR PUNIME NË REVISTA KORRUPTIVE-SHKENCORE” tek GazetaExpress (referenca: http://www.gazetaexpress.com/index.php/artikujt/C6/?cid=1,15,132765) dhe gjithashtu të gjithë mendjelehtëve të cilët me nxitim kanë marrë dhe ripublikuar këtë artikull nëpër portalet e tyre ose edhe kudo…
lexo më tepërProjektori, në klasat e para
Mendim rreth asaj se, projektori a do te ndihmonte apo do te pengonte ne procesin e mësimit në klasat e para të shkollave fillore? Pyetje kjo e nxitur nga i nderuari Mentor Boja. Shkruan: Skender Mustafi Unë kam pasur fat/“keqësi” të mësoj e studioj në sisteme dhe vende të ndryshme. Filloren e kam kryer në sistemin e mbytur komunist që ishte kah fundi i ikjes, shkollën e mesme dhe fakultetin në sistemin postkomunist-prodemokratik që sipas vlerësimit tim gjendej as me mu as me ty e s’di me kë. Dhe përfundimisht studimet…
lexo më tepër