Ku janë muslimanët shqiptarë?

0

Autor: Skender Mustafi

small1Reagim në formë komenti tek BreziiRi.com tema: Lidhja e duarve, nën kërthizë, është sunnet.

Esselamu Alejkum,
kerkoj ndjesë që nga tema e “duarve” po kaloj tek tema e komentimit të tyre.
Diskutimi rreth çështjes së lidhjes së duarve nga ata që falin namazin e edhe më shumë nga ata që sapo kan filluar të falin namazin e edhe nga ata që nuk e falin fare namazin është bërë një “problem delikat”. Muslimanët shqiptarë sikur të merreshin me punë serioze dhe të rrespektonin hadithet e ajetet bazë që ndalojnë shprehjen haptazi të budallallëqeve të tyre atëherë shumë më pak fjalë do të kishim dhe shumë më shumë vepra do të bënim.

Ku jemi ne në jetën e përditshme?
Në shkollë, jemi shumë pakë. Rrugës jemi të shkapërderdhur, grupohemi grupe grupe dhe si gratë e këqia shkulim flokët njëri tjetrit (me fjalë grashë). Të bëjmë një punë të mirë, përvç të flasim, e kemi mërzi. Nuk bën kështu!! Është fjala e parë në fjalorin tonë. Kur po pyetemi se si bën meqë jo ashtu? Atëherë: Nuk e di, por jo ashtu!!! ose Shihe Muslimin e Buhariun!! janë fjalët e dyta. Vetëm i kemi dëgju zërin atyre emrave dhe po i përdorëm në fjalorin tonë ndjehemi dijetarë. Po të pyesim njëri tjetrin se cili është libri i fundit që kemi lexuar ose përmendet ndonjë fletushkë ose ndonjë libër universitar që “haber skemi se çka në të vërtet thoë ai libër” ose themi se sdim të lexojmë aq kohë ka kaluar që librat tona janë kalbur.

Unë po pyes:
Sa muslimanë shqiptarë punojnë në ndonjë projekt, përveç forumeve, nga i cili kanë dobi muslimanët tjerë?
Sa muslimanë shqiptarë kanë qoftë edhe projekte me pagesë?
Sa muslimanë shqiptarë punojnë bashkë në ndonjë projekt çfardo qoftë?

Në fund:
Sa musliman shqiptarë e hapin gojën dhe thonë kinse po dinë diçka e nuk dinë gjë?

Selam,
Skenderi

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakShpërndarës Dokumentesh
Artikulli tjetërmain()
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *