Monopoli dhe konkurrenca monopolistike

0

Autor: Skender Mustafi

Edhe nëse e dini çfarë është monopoli, nuk duhet ngjasuar ose ndërlidhur me konkurrencën monopolistike. Këto dy terme mbështjellin dy tërësi të ndryshme të cilat paraqesin përbërjet e ndryshme të tregut të lirë. Në rastin e parë, monopoli, kemi të bëjmë me një kompani të vetme  në treg, kurse në rastin e dytë, konkurrenca monopolistike, kemi të bëjmë me një strukturë tregu ku veprojnë një numër i caktuar kompanish të cilat posedojnë fuqi në përcaktimin e çmimeve, por që përballen me konkurrencë të lirë për të hyrë/dalë nga tregu.

Në vijim do të shpalosim karakteristikat e veçanta që përcaktojnë monopolin dhe konkurrencën monopolistike.

Monopoli
Pra, monopoli, paraqet një treg me një furnizues të vetëm të të mirave ose/dhe shërbimeve të caktuara. Në këtë rast në vendet e Evropës Jug-lindore karakteristike është që kompanitë e prodhimit të rrymës elektrike, kompanitë e telefonisë fikse dhe shumë të tjera të jenë monopole, duke mos pasur asnjë konkurrent.

Karakteristikë e cilat përcakton nëse një kompani është monopol ose jo, është mos ekzistimi i produkteve zëvendësuese. Në këtë rast nëse një produkt ose shërbim i ofruar nga një kompani e caktuar është i vetmi i llojit të tillë dhe nuk ka asnjë produkt tjetër i cili plotëson të njëjtat nevoja atëherë kompania e caktuar është monopol në atë produkt ose shërbim. Si shembull rreth sqarimit të produkteve zëvendësuese është uji kur nuk shfrytëzohet si pije. Pra, uji nuk ka produkt zëvendësues sa i përket përdorimit të tij për larjet e ndryshme dhe ujitje. Në të kundërtën produktet e ngjashme mund të shkaktojnë konkurrencë. Shembull i tillë është raporti mes tabletëve dhe televizorëve ose tabletëve dhe kompjuterëve. Tabletët janë produkte konkurruese për televizorët ose kompjuterët pasi që përdoruesit e këtyre produkteve mund të përcaktohen për blerjen e tabletëve për të plotësuar të njëjtat/të ngjashme nevoja dhe/ose dëshira.

Për më tepër, faktorët të cilat ndikojnë në përforcimin e pozitës monopolistike të një kompanie të caktuar janë:

  • Investimi i lartë kapital – shembull i tillë është investimi në teknologji të reja, investimi në hulumtime të ndryshme në sferën barërave, investimi në teknologji të reja elektronike si dhe investime tjera ku shpesh herë marrin pjesë edhe vetë organet e ndryshme shtetërore.
  • Teknologjitë e reja elektronike – zhvillimi i rrjetit të internetit, duke paraqitur postën elektronike, ka ndikuar drejtpërdrejtë në humbjen e monopolit të postës tradicionale si dhe konkurron shërbimet e telekomunikimit gjithashtu.
  • Barrierat e hyrjes – kanë të bëjnë me gjithçka që pengon kompanitë që të futen në një treg të ri. Të tilla mund të jenë investimet kapitale, ndërhyrja e shtetit, pozita e lartë e kompanisë ekzistuese, specifikat delikate të zhvillimit të produktit të caktuar etj.
    • Resurset monopolistike – ekzistimi i një resursi karakteristik të cilin e posedon monopoli dhe tek të cili nuk mund të kenë qasje kompanitë tjera.
    • Rregulloret politiko-shtetërore – qeveritë e ndryshme si dhe organizatat e ndryshme qeveritare kombëtare ose/dhe ndërkombëtare përcaktojnë rregullore të ndryshme të cilat përcaktojnë llojin e tregut duke mbrojtur disa lloj të monopoleve dhe në rastet tjera duke përcaktuar një konkurrencë të lirë në produktet ose/dhe shërbimet e caktuara.
    • Procesi i prodhimit – shkak i krijimit të monopoleve është edhe mundësia/aftësia e një kompanie të caktuar për prodhimin e një produkti ose disa produkteve me kosto të ulët.
    • Monopol natyrorë – paraqitet për shkak të kushteve të cilat i mundësojnë që një kompani të furnizojë tregun me çmime më të ulëta, gjë të cilën nuk do të mund të e bënin dy ose më shumë kompani.

Për në fund, monopoli maksimizon profitin duke prodhuar sasinë e cila barazon të hyrat margjinale me shpenzimet margjinale, por duke pasur mundësi në përcaktimin e çmimit në të cilin ajo sasi kërkohet në treg. Për dallim nga kompanitë në tregun konkurrues, çmimi i monopolit tejkalon kostot margjinale. Në këtë mënyrë tek monopoli çmimi = të hyrat margjinale = shpenzimet margjinale. Për më tepër, monopoli mund të rrisë fitimin duke ndryshuar çmimin varësisht nga vullneti i konsumatorëve për të shpenzuar për produktin e caktuar. Ky rast njihet si diskriminim në çmime.

Konkurrenca monopolistike
Në këtë lloj tregu kompanitë posedojnë ca fuqi që u mundëson përcaktimin e çmimeve (ngjashëm me monopolet), por që përballen me konkurrencën e cila është e lirë për të hyrë në treg (ngjashëm me konkurrencën e përkryer). Në këtë lloj tregu konkurrojnë një numër i madh i kompanive të cilat kanë prodhime të ndryshme të cilat dukshëm dallojnë nga produktet e kompanive konkurruese duke u mundësuar kompanive konkurruese të konkurrojnë në marketing, çmime dhe kualitetin e prodhimit. Edhe pse nuk ka barriera për hyrje në këtë lloj tregu, kompanitë nuk mund të realizojnë profit ekonomik në afat të gjatë.

Tregjet e tilla mund të identifikohen përmes:

  • Raportit të koncentrimit –  i cili matë sasinë e përgjithshme të prodhuar në një industri të caktuar nga një numër i caktuar (i njohur) i kompanive të asaj industrie. Më të njohur janë dy lloj të raportit të koncentrimit, ai me katër kompani CR4 dhe me tetë kompani CR8, që nënkupton matjen e ndarjes së tregut mes katër ose tetë kompanive më të mëdha në atë industri.Në këtë mënyrë sa më e ultë të jetë raporti i koncentrimit aq më e lartë është shkalla e konkurrencës.
  • Indeksit të Herfindal-Hirshmanit (IHH) – paraqet katrorin e përqindjes së pjesës së tregut të secilës kompani të mbledhur nga 50 kompanitë më të mëdha në industrinë e caktuar. Në rast se janë më pakë se 50 kompani në industrinë e caktuar, atëherë bëhet mbledhja nga të gjitha kompanitë. Në këtë mënyrë nëse IHH është afër zeros (0) atëherë nënkupton konkurrencën perfekte, kurse nëse IHH është 10 000, atëherë nënkupton monopol. Të gjitha vlerat në mes paraqesin “ashpërsinë” e konkurrimit mes kompanive dhe mundësinë e depërtimeve të reja në tregun e caktuar.

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakçuni dhe fati
Artikulli tjetërKthimi drejt marketingut direkt – reklamë HD LIVE nga TNT (video)
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *