Shkenca Islame: Zoologjia

0

Në fushën e zoologjisë biologët myslimanë zhvilluan mbi evolucionin dhe selektimit natyrorë të cilat u mësuan gjerësish në shkollat mesjetare Islame. John William Draper, bashkëkohës i Darvinit, konsideroi se “teoria Muhamedane e evolucionit” u zhvillua “shumë më përpara se sa ne jemi të vendosur të e bëjmë, duke i zgjeruar ato madje edhe në gjëra jo organike dhe në minerale.” Sipas al-Khazini, ides mbi evolucionin u shtrinë gjerësisht mes “njerëzve të zakonshëm” në botën Islame të shekullit të XII.[184]

Biologu i parë mysliman i cili zhvilloi teorinë e evolucionit ishte al-Jahiz (781-869). Ai shkroi mbi efektet e mjedisit në gjasat e një kafshe për të mbijetuar dhe i pari përshkrujati “luftën për ekzistencë” dhe një formë të hershme të selektimit natyrorë.[185][186] Al-Jahiz ishte gjithashtu i pari i cili i diskutoi zinxhirët ushqimorë,[187] dhe gjithashtu ishte përkrahës i hershëm i determinizmit ambiental, duke argumentuar se mund të determinojë karakteristikat fizike të banorëve të një komuniteti të caktuar dhe se origjina e ngjyrave të ndryshme të lëkurave të njerëzve është rezultat i ambientit.[188]

Ibn al-Haytham shkroi një libër në të cilin argumentoi evolucionin (pa selektimin natyrorë), si dhe shkencëtarë e skolastikë të tjerë të shumtë myslimanë si Ibn Miskawayh, Vëllezërit e pastërtisë, al-Khazini, Abu Rayhan al-Biruni, Nasir al-Din Tusi dhe Ibn Khaldun diskutuan dhe zhvilluan këto ide. Të përkthyera latinisht këto punime filluan të paraqiten në perendim pas rilindjes dhe duket të kenë patur ndikim në shkencën Perendimore.

Libri al-Fawz al-Asghar i shkruar nga Ibn Miskawayh dhe libri Enciklopedia e Vëllezërve të Pastërtisë (Letrat e shkruara nga Ikhwan al-Safa) nga Vëllezërit e Pastërtisë shprehnin ide evolutive mbi atë se si llojet evoluuan nga lënda, në avull dhe pastaj në ujë, pastaj në minerale, pastaj në bimë, pastaj në kafshë, pastaj në majmunë dhe pastaj në njerëz. Këto punime u njohën në Evropë dhe ka të ngjarë që ndikuan në paraqitjen e Darvinizmit.[189]

Referencat

184. John William Draper (1878). History of the Conflict Between Religion and Science, f. 154-155, 237. ISBN 1603030964. – ang.
185. Conway Zirkle (1941). Natural Selection before the “Origin of Species”, Proceedings of the American Philosophical Society 84, f. 71-123. – ang.
186. Mehmet Bayrakdar (Third Quarter, 1983). “Al-Jahiz And the Rise of Biological Evolutionism”, The Islamic Quarterly. Londër. – ang.
187. Frank N. Egerton, “A History of the Ecological Sciences, Part 6: Arabic Language Science – Origins and Zoological”, Bulletin of the Ecological Society of America, Prill 2002: 142-146 [143] – ang.
188. Lawrence I. Conrad (1982), “Taun and Waba: Conceptions of Plague and Pestilence in Early Islam”, Journal of the Economic and Social History of the Orient 25 (3), f. 268-307 [278]. – ang.
189. Muhammad Hamidullah and Afzal Iqbal (1993), The Emergence of Islam: Lectures on the Development of Islamic World-view, Intellectual Tradition and Polity, f. 143-144. Islamic Research Institute, Islamabad. – ang.

Përkthyer për projektin Wikipedia Shqip
Përktheu: Skender Mustafi

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakShkenca Islame: Shkencat shoqërore
Artikulli tjetërShkenca Islame: Historiografia
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *