Përgatiti: Skender Mustafi
E pa besueshme se si një skedë e vetme, apo një dosje apo një arkiv mund të ju shqetësojë tërë kohën. Para një viti kam shkarkuar një dosje, e kam zbrazur dhe më pas kam dashur të e grisi arkivin dhe është grisur duke lënë pas një arkiv të zbrazët i cili nuk grisej fare. Huuh. Kam provuar shumë programe si unlocker ose shtesa si “Take Ownership” e të tjera megjithatë nuk kanë funksionuar.
Sot përfundimisht ia arrita qëllimit përmes “Command Prompt” edhe atë me një truk të vogël.
Nëse e keni problemin e njëjtë, atëherë ja se si griset.
- Kaloni tek START dhe tek fusha kërkoni cmd
- Pasi të jetë paraqitur në listë programi atëherë shtypni me të djathtë dhe klikoni mbi “Run as Administrator“
- Në fushën që keni hapur navigoni deri tek dosja në të cilën gjendet dosja, skeda ose arkivi “problematik
- Në atë dosje kërkoni me dir /x (shih foton)
- Në listë do të paraqiten materialet në atë dosje me emrat e tyre dhe me emrat bazë që janë emra të formatuar
- Tani tek fusha shkruani del emri emri-i-formatuar, në rastin tim siç e shihni në foto kisha problem me arkivin GraublauSansWeb.zip emri i formatuar i të cilit ishte: GRAUBL~2.ZIP. Pra në këtë rast duhej shkruar: del GRAUBL~2.ZIP
- Problemi im me këtë veprim u zgjodh.
Suksese!