WordPress: Paraqitja e artikujve sipas shkronjës së parë

Përgatiti: Skender Mustafi

Shpeshherë kemi interes që titujt e artikujve në WordPress t’i paraqesim në një faqe të vetme ato do të jenë të radhitura sipas shkronjës së parë të titullit. Për të realizuar këtë pasoni hapat më poshtë:

  • Gjeneroni një php dokument me çfarëdo titulli dhe në të të hidhni kodin më poshtë.

<?php
/*
Template Name: Faqe Leksikoni
Author: Fjalaime ; Skender Mustafi
*/

?>

<?php get_header(); ?> // Paraqet kokën e faqes
<!-- Fillimi i përmbajtjes--><div id="content">
<?php
//mbledh IT-të e shkrimeve të cilat fillojnë me shkronjën A
//paraqet shkrimet
$first_char = 'A';

$postids=$wpdb->get_col($wpdb->prepare("
SELECT ID
FROM $wpdb->posts
WHERE SUBSTR($wpdb->posts.post_title,1,1) = %s
ORDER BY $wpdb->posts.post_title",$first_char));

if ($postids) {
$args=array(
'post__in' => $postids,
'post_type' => 'post',
'post_status' => 'publish',
'posts_per_page' => -1,
'caller_get_posts'=> 1
);
$my_query = null;
$my_query = new WP_Query($args);
if( $my_query->have_posts() ) {
echo 'Lista e shkrimeve të cilat fillojnë me shkronjën '. $first_char;
while ($my_query->have_posts()) : $my_query->the_post(); ?>
<p><a href="<?php the_permalink() ?>" rel="bookmark" title="Titulli: <?php the_title_attribute(); ?>"><?php the_title(); ?></a></p>
<?php
endwhile;
}
wp_reset_query(); // Rikthe të dhënat e përgjithshme të shkrimeve tëshkrimet e përg the_post().
}
?>

</div><!-- Fundi i përmbajtjes-->
<?php get_sidebar(); ?> // Paraqet shiritin anësor
<?php get_footer(); ?> // Paraqet fundin e faqes

  • Dokumentin e gjeneruar hidheni tek dosja bazë e pamjes (dosja bazë e Theme-s) ku edhe janë skedat tjera si index.php, home.php, comments.php etj.

  • Pasi të keni hedhur dokumentin tek dosja e duhur kaloni tek WordPress dhe shkruani ndonjë artikull (anglisht: post) ose përpiloni ndonjë faqe (anglisht: page).

  • Nga mundësitë që ofrohen si përcaktimi i Kategorisë së artikullit, rregullimi i komenteve e të tjerë, është e edhe mundësia e përcaktimit të pamjes së shkrimeve “Post Template” ose për faqe “Page Template”. Aty përzgjidhni llojin e pamjes “Faqe Leksikoni”, meqë siç edhe e pamë në kodin e mësipërm pamja përmban emër të tillë.

Suksese!

Po këto i keni lexuar?