10 mënyrat e spiunimit nga Facebook

Përgatiti: All Time 10’s
All Time 10’s Youtube:  https://www.youtube.com/user/alltime10s
Përgatiti gjermanisht TopZehn: https://www.youtube.com/watch?v=jN7aFHwNlac
Përktheu dhe përshtati: Skender Mustafi

facebookËshtë shumë evidente se ne “nuk mund” të jetojmë pa Facebook. Madje as bukën nuk mund të e hamë e as ujin të e pimë pa të. Kështu, më poshtë dua të paraqes këto të dhëna të mbledhura nga “All Time 10’s” në mënyrë që të bëhen të qarta rreziqet e faqes, aplikacionit dhe disa funksioneve shtesë. Rëndësinë e kësaj analize shohë në atë se mund të marrim masa që të ulim rreziqet ose më drejtë të ruajmë privatësinë tonë në një masë të caktuar. Kjo është e rëndësishme si për tu mbrojtur nga vetë Facebook, nga dashakqinjtë të cilët duan të shfrytëzojnë të dhënat tona e që nëse na gjejnë fjalëkalimin dhe sinkronizojnë konton tonë atëherë sinkronizojnë gjithçka, si dhe të na mbrojë neve nga vetë shtetet të cilat kërkojnë të dhënat e personave të ndryshëm nga Facebook e në këtë rast nëse Facebook dorëzon të dhënat e një profili, atëherë të tjerët nuk duhet munduar shumë meqë ne i kemi mbledhur të gjitha në një vend për ata (shih artikullin: Shteti i do të dhënat tua nga Facebook – ti je ndoshta terrorist).

  1. Facebook mban evidenca rreth muzikës suaj që dëgjoni  dhe video materialeve që shikoni në këtë faqe. Aplikacioni për celularë i quajtur “Music and TV Identification” ( në shqip: Identifikimi i muzikës dhe televizionit) u mundëson që të kapin zërat e prapavijës suaj [1].
  2.  Veçoria e quajtur “Nearby Friends” (në shqip: Afër Shokëve) shfrytëzon celularin për të përcaktuar vendndodhjen tuaj të saktë.  Shfrytëzuesit inkurajohen të shpërndajnë vendndodhjen e tyre pa e ditur fare kush shfrytëzon ato informacione [2].
  3. Në vitin 2012, 24.3% e top 10’000 ueb faqeve kishin një integrim zyrtarë të Facebook-ut në faqen e tyre. Facebook shfrytëzon këto shërbime për kyçje që të mbledhë dhe konsolidojë të dhënat nga aplikacionet dhe faqet e treta të internetit [3].
  4. Aplikacioni për komunikim i njohur si “Facebook Messenger” mund të detektojë llojin e rrjetit pa tela me të cilin jeni të lidhur.  Ky aplikacion shfrytëzohet që të mblidhen të dhëna të shfrytëzimit dhe mund të kontrollojë thuajse të tërë historinë e veprimeve tuaja në celularë [4].
  5. Aplikacioni për celularë i Facebook-ut u mundëson që të sinkronizoni të gjitha kontaktet tuaja me serverin e Facebook-ut. Në këtë rast Facebook ka qasje tek kontaktet tuaja pasi që ato gjenden tek serveri i tyre [5].
  6. Për shembull, Facebook mund të e kuptojë kur je shtatzënë. ata vendosin fjalëza në anën e majtë të faqes ku paraqiten reklama të cilat kanë të bëjnë me realitetin tuaj [6].
  7. Aplikacioni për celularë “Facebook Messenger” mbledh të dhënat për dritaret të cilat keni vizituar dhe gjërat që keni prekur, në çfarë drejtimi mbani celularin dhe sa kohë keni mbajtur aplikacionin aktiv dhe sa kohë në prapavijë derisa keni shfrytëzuar aplikacione tjera [7].
  8.  Vetëm gjatë një jave të vitit 2012, Facebook ka “tjerrë” në mënyrë aktive rrjedhat e shkrimeve të 689’003 shfrytëzuesve. Me këtë veprim ata ishin në gjendje të manipulonin sjelljen e shfrytëzuesve që ata të jenë më negativë ose më pozitivë [8].
  9. Aplikacioni për njohjen e fytyrës quajtur “DeepFace”, është 97.25% i saktë në veprim. Në njohjen e njerëzve është 97.53% i saktë. Ky softuer ka qasje tek 250 miliardë fotografi dhe mund të përpilojë modele tri dimensionale (3D modele) [9].
  10. Interesat tuaja, sjellja juaj, orientimi juaj qoftë seksual, emocianal, shpirtërorë, dhe veprime e qëndrime tjera të rëndësishme për personalitetin tuaj, mund të kuptohen nga vetë pëlqimi juaj i faqeve të ndryshme në Facebook. Shembull, hulumtuesit kanë mundur të vlerësojnë nëse një person i caktuar është homoseksual edhe atë me saktësi prej 88%. [10]

Referencat

  1. Techlicious LLC / Facebook Newsroom; së fundi vizituar më 14 Maj 2015 tek  http://www.techlicious.com/blog/facebook-mic-tv-and-music-identification-feature/ ; së fundi vizituar më 14 Maj 2015 tek  http://newsroom.fb.com/news/2014/05/a-new-optional-way-to-share-and-discover-music-tv-and-movies/
  2. Read Write; së fundi vizituar më 14 Maj 2015 tek http://readwrite.com/2014/04/17/facebook-nearby-friends-location-sharing
  3. Read Write / Pingdom;  së fundi vizituar më 14 Maj 2015 tek http://royal.pingdom.com/2012/06/18/how-many-sites-have-facebook-integration-youd-be-surprised/
  4. Matherboard; së fundi vizituar më 14 Maj 2015 tek  http://motherboard.vice.com/read/facebooks-messenger-app-is-tracking-a-lot-more-of-your-data-than-you-think
  5. IT World; së fundi vizituar më 14 Maj 2015 tek http://www.pcworld.com/article/2017823/facebook-rolls-out-photo-sync-to-android-and-iphone-users.html
  6. AD Age / Business Insider ; së fundi vizituar më 14 Maj 2015 tek   http://www.businessinsider.com/how-advertisers-use-facebook-to-figure-out-when-youre-pregnant-2012-9?IR=T
  7. Motherboard; së fundi vizituar më 14 Maj 2015 tek  http://motherboard.vice.com/read/facebooks-messenger-app-is-tracking-a-lot-more-of-your-data-than-you-think
  8. The Atlantic; së fundi vizituar më 14 Maj 2015 tek http://www.theatlantic.com/technology/archive/2014/06/everything-we-know-about-facebooks-secret-mood-manipulation-experiment/373648/
  9. Extreme Tech / Business Insider; së fundi vizituar më 14 Maj 2015 tek  http://www.businessinsider.com/facebooks-facial-verification-2014-3?IR=T
  10. The Guardian; së fundi vizituar më 14 Maj 2015 tek  http://www.theguardian.com/technology/2014/jan/22/facebook-princeton-researchers-infectious-disease

Po këto i keni lexuar?