Çfarë të bëj gjatë një interviste për punë?

Përgatiti: Skender Mustafi

Kuptimi i një interviste për punë nga ana juaj është marketing për ju. Përmes kësaj interviste ju duhet të formuloni strategjinë më të mirë përmes së cilës më së miri do ta reklamoni veten tuaj para intervistuesve. Reklamimi duhet të jetë aq i mirë sa që ju të arrini të e fitoni vendin e caktuar të punës. Ju duhet të kujdesni që të veproni drejtë si para ashtu gjatë edhe pas intervistës. Më poshtë janë paraqitur disa pika këshilluese se çfarë duhet të ndërmerrni në këto tre hapa.

Para interviste
1. Parashihni dhe llogaritni kohën e cila u nevojitet për të arritur tek vendi për intervistë, anashkaloni çdo mundësi e cila mund të bëj që të arrini me vonesë.
2. Studioni kompaninë dhe pozitën e mundshme për të  cilën ju konkurroni.
3. Arrini me kohë, mundësisht 10 minuta para kohe.
4. Mësojeni emrin dhe mbiemrin e personit me të cilin do të takoheni për intervistë ().
5. Merreni me vete një kopje nga CV e juaj.

Gjatë intervistës
1. Gjatë përshëndetjes zgjateni dorën dhe shiheni intervistuesin në sy dhe buzëqeshni lehtë dhe i thoni: zotëri Mbiemri ose zonja Mbiemri.
2. Mos u përtypni duke pasur në gojë çamçakëz ose diç tjetër.
3. Tregoni entuziazëm, mos e teproni, por shprehni interesin tuaj për të qenë pjesë e kompanisë.
4. I ikni bërjes së shakave, tregoni seriozitet rreth të fituarit të vendit të punës në atë kompani.
5. Tentoni të mos merrni shumë kohë në dhënien e një përgjigjeje, përgjigjuni shpejtë me precizitet dhe vazhdoni më tej.
6. Gjatë interviste merrni kohë të shprehni interesin tuaj dhe të shpalosni njohuritë ose/dhe përvojën tuaj e cila u bën të ndjeheni pjesë e kompanisë.

Pas interviste
1. Pas mbarimit të intervistës ju mund të pyesni, pra pyesni rreth pozitës suaj nëse keni paqartësi.
2. Faleminderoni intervistuesit për kohën që kanë marrë të ju intervistojnë.
3. Kontrolloni edhe një herë, duke i pyetur rreth informacioneve që keni se në cilin numër telefoni mund të i thirrni ose në cilën post elektronike mund të u shkruani rreth informacioneve të mundshme.
4. U kërkoni kartelë biznesni (vizitë kartelë), nëse e shihni se kanë sosh (që të mos kërkoni, kurse ata nuk kanë dhe të ndjehen të poshtëruar).
5. U tregoni i/e hapur për vlerësimin e tyre ndaj reagimit tuaj si dhe tregohu i hapur edhe nëse nuk ju zgjedhin për pozicionin e caktuar.
6. Përdorni këtë përvojë për tu përgatitur më mirë në rast nevoje për intervista tjera.

 

Suksese!!

Po këto i keni lexuar?