Miu dhe kurthi

Marrë nga: Amarildo Durrsi
(Facebook)
Autori i pa njohur

Një ditë miu pa se fshatari vendosi një kurth për minj. Shkoi miu e i tregoi pulës, deles dhe lopës. Dhe të gjithë i thanë:
– “Kurthi për minj është problem yti. Nuk na intereson kjo.”
Pas pak kohe, në kurth bie gjarpri dhe e kafshon të shoqen e fshatarit. Në përpjekje për ta shëruar, i zien një supë pule. Pastaj therë delen, për t’i respektuar ata që vinin për ta parë. Në fund theri lopën, për t’i ushqyer, si ka hije, mysafirët që kishin ardhur për varrim.
Ndërsa miu gjatë gjithë kohës shikonte nga vrima në mur dhe mendonte për gjera që… ja siç e patë, nuk kanë të bëjnë fare me të!

Morali: “Merru me punët tua dhe rregullo marrëdhëniet me Zotin, të tjerat s’të interesojnë!”

Po këto i keni lexuar?