Paint.NET: Efekte mbi flamurin shqiptar

Përgatiti: Skender Mustafi

Në këtë mësim mund të realizoni disa efekte mbi flamurin shqiptar duke shfrytëzuar Paint.NET, softuerin falas për përpunimin e fotografive.

1. Shkarkoni flamurin origjinal shqiptar nga interneti. Këtë mund të e gjeni tek artikulli i flamurit në Wikipedia.

2. Hapeni Paint.NET dhe hidheni foton e flamurit. Dyfishoni shtresën e punës (layer) me flamurin në të. Tani keni dy flamuj një mbi të.

shqiponja 1

3. Përzgjidhni shtresën sipër dhe realizoni efektin: Effects –> Artistic –> Pastel…

4. Tani përzgjidhni shkopin magjik nga shiriti i mjeteve (shih foto më poshtë) dhe fshini ngjyrën e kuqe të shqiponjës (mos harroni edhe brenda tek sytë të largoni ngjyrën e kuqe). Fshirja realizohet duke klikuar me shkop magjik mbi ngjyrë dhe pastaj në tastierë shtypni pullën “Delete“. Pas realizimit të këtyre veprimeve u mbetet shqiponja e shtresës sipër me prapavijën e kuqe të shtresës poshtë. Si në foton më poshtë.

shqiponja 2

5. Jepni tani një efekt tjetër duke kaluar tek Adjustments –> Hue/Saturation… Tek dritarja përcaktoni vlerat: Hue: -49, Saturation: 164, Lightness: -56

shqiponja 3

6. Efekti i radhës: Effects –> Artistic –> Texturize… (shih të dhënat e përcaktuara në foton më poshtë).

shqiponja 4

7. Lëvizeni shtresën me shqiponjë për 10 shtypje të tastierës POSHTË dhe 10 shtypje MAJTAS. (tani fotoja duket si më poshtë)

shqiponja 5

9. Tani bashko shtresat njëra me tjetrën (shih mjeti i bashkimit është shënuar në foton më sipër).

10. Jepni tani dhe efektin e  fundit: Effects –> Noise –> Grain (Amount: 197, Balance 45). Këtë efekt e përsërisni 4 herë.

Vini Re: Të dhënat e mësipërme mund të i vendosni sipas dëshirës suaj, kështu dhe do të fitoni rezultat të ndryshëm nga kjo që tani fituam. (shih më poshtë rezultatin e punës së bërë)

Flamuri shqiptar me efekt

Suksese!

Po këto i keni lexuar?