Përfitimet nga analiza SWOT

Analiza SWOT tek Plani i Biznesit

Autor: Skender Mustafi

Falë karakteristikave të analizës SWOT, realizimi i sajë në mënyrë të duhur sjell disa përfitime për kompaninë. Përkundër asaj se në disa raste jepen sugjerime se si një analizë e tillë mund ose duhet të realizohet, varësisht nga lloji dhe madhësia e biznesit analiza duhet të jetë specifike.
Ndër karakteristikat e kësaj analize të cilat sjellin edhe përfitime në krahasim me analizat tjera janë është thjeshtësia. SWOT nuk kërkon staf të trajnuar dhe aftësi teknike për realizimin e sajë. Nevoja e vetme e realizuesit të analizës është të kuptuarit e plotë të llojit të biznesit të kompanisë në mënyrë që të jetë në gjendje të krahasojë atë me bizneset e ngjashme ose me segmentin e tregut ku vepron ajo. Meqë kjo analizë është e thjeshtë dhe kërkon që në një periudhë të caktuar analize vetëm një herë të filtrohen faktorët ndikues në kompani dhe ato të krahasohen me kompanitë e ndryshme konkurruese ose me segmentet e tregut në rajone të ndryshme. Faktorët nuk duhet analizuar në mënyrë të përsëritur kur bëhet krahasimi i gjendjes së kompanisë me kompanitë tjera ose me tregun pasiqë nga të njëjtët faktorë të detektuar një herë mund të vlerësohen cilët janë  dobësi, fuqi, mundësi apo rreziqe varësisht nga elementi krahasues.

Përqendrimi në një fushë të caktuar sjell të kuptuar të gjendjes së vërtetë të kompanisë. Për këtë analistët duhet përqendruar në gjetjen e faktorëve të kompanisë dhe vlerësimin e tyre për një situatë specifike meqë analiza e përgjithshme sjell rezultate jo efektive dhe ndoshta edhe të pa kuptueshme. Analiza e përqendruar shpie në thelb të problemit ose të gjetjes së rrugës për të shfrytëzuar gjendjen e mirë për përmirësim të mëtejshëm.

Vetë selektimi i faktorëve që është parakusht i radhitjes së tyre në matricën SWOT ndihmon analistët në zgjerimin e ideve për përmirësim të gjendjes së kompanisë ose sjell në të kuptuar të aftësive dhe fuqive të saja “të pa njohura” dhe të pa shfrytëzuara. Më pas analiza e tyre dhe futja në matricë hapë rrugë drejt paraqitjes së tezave për të përmirësuar gjendjen ose për të përpiluar strategji të cilat mbajnë kompaninë konkurrente në treg.

Realizimi i matricave të ndryshme bazuar në të njëjtët faktorë në një periudhë të vetme pasqyron raportet e kompanisë me konkurrentët, me secilin në veçanti, dhe me tregun në përgjithësi. Meqë jo secili faktorë është me efekt pozitiv ose negativ krahasuar me secilin konkurrent atëherë kompania përmes matricave të ndryshme përpilon strategji të ndryshme për secilin konkurrent të analizuar dhe strategji të përgjithshme në krahasim me gjendjen e përgjithshme nda konkurrentëve në përgjithësi.

Matricat e realizuara në periudha të ndryshme është shumë e lehtë të krahasohen në mënyrë që të kuptohet historikisht gjendja e kompanisë, konkurrentëve dhe tregut. Gjithashtu nga analiza e strategjive të nxjerra për matricat e mëparshme shpie drejt përmirësimit të strategjive në të ardhmen e kompanisë.

Po këto i keni lexuar?