Format e pagesës gjatë shitë-blerjes

Autor: Skender Mustafi BSc. në BA dhe MSc. në BIS Ky artikull është rezultat i një nxitjeje si të rrjedhave historike e po ashtu edhe të zhvillimeve të reja ne sferën e shitë-blerjeve, si aktivitet ekonomik. Trajtimi i formave të pagesës gjatë procesit të shit-blerjeve është shumë i rëndësishëm në mënyrë që të mund të kuptohen mundësitë të cilat i kemi si ndërmarrje dhe konsumatorë, gjatë realizimit të këtij aktiviteti. Në vijim do të shpalosim të gjitha format e pagesës duke i paraqitur ato në mënyrë kronologjike. Shkëmbimi si formë…

10 shtesa që (patjetër) duhet pasur nëse shfrytëzoni Gmail

Përgatiti: Skender Mustafi Gmail, shërbimi për postë elektronike ofruar nga Google, ka shumë shfrytëzues. Nëse nuk jeni shfrytëzues, atëherë duhet të bëheni edhe atë për shumë të mira që ky shërbim ka, qoftë të ofruara nga vetë Google qoftë nga programues tjerë të cilëve kjo kompani u ka dhënë hapësirë për të programuar mjete të cilat mund të ndërveprojnë me këtë shërbim. Më poshtë kam radhitur disa, të mos them mjetet të cilat patjetër duhet t’i keni në shfletuesin tuaj, por që shumicën vërtetë duhet pasur. Vini re, këto mjete…

Ish luftëtarët janë pjesë e popullit tonë!

Autor: MSc. Skender Mustafi Përgjigje ndaj shkrimit: “Veteranët dhe zgjidhja e problemit të tyre.” nga Driton Smakaj Veteranët e luftës parimisht nuk janë njëkohësisht dhe politikanë. Kjo është dëshmuar me rrjedhat politike në Kosovë, të cilat akoma nuk kanë të ndalur. Rrjedha pa vlera. Aq më shumë, ata nuk janë as ekonomistë. Në fakt, nga përvoja e pas luftës mund të kërkohej nga qeveria që të lirohet nga korrupsioni së paku sa i përket angazhimit të ish luftëtarëve në biznes, ose/dhe në zhvillimin e politikave të drejta të biznesit. Politika…

Ndërlidhja dhe varësia mes bizneseve

Autor: Skender Mustafi Në një seri artikujsh kam studiuar dhe trajtuar disa aspekte të rëndësishme të internetit dhe ndërmarrjeve. Ndër elementet më të rëndësishme që janë vënë në pah janë zhvillimi i internetit, zhvillimi i biznesit, ndikimi i biznesit në zhvillimin e internetit, ndikimi i internetit në zhvillimin e biznesit si dhe varësia e biznesit nga interneti. Ky është një artikull i cili mund të ndërlidhet me atë seri artikujsh meqë varësia e bizneseve në këtë rast nuk ka të bëjë jo vetëm me nënshkrimin e kontratave të ndryshme, por edhe…

BPMN diagramet: SubProcesses (nën-proceset)

Sub Processes që në shqip ka kuptimin nën-proceset janë elemente të BPMN diagrameve. Një nën-proces paraqet një aktivitet të kombinuar me ngjarje (Events) ose/dhe porta (Gateway) ose edhe një tërësi aktivitetesh të kombinuara që janë pjesë të një procesi e që dallohen me karakteristika të përbashkëta nga pjesa tjetër e procesit. Një proces mund të jetë i përbërë nga një sërë nën-procesesh. Për më tepër nën-proceset janë të theksuara nëse modelimi i procesit është i komplikuar dhe ka nevojë që të shtrohet përqendrimi në pjesë të caktuara të procesit.

Faktet e modelimit të një kompjuteri përmes pjesëve kryesore

Modelimi i pjesëve kryesore të kompjuterit.

Përgatiti: Skender Mustafi  Modeli i mëposhtëm mund të shfrytëzohet si për të kuptuar ndërlidhjen mes pjesëve të një kompjuteri (desktop) gjithashtu edhe për nevoja tjera, siç është realizimi i një softueri i cili përmbushë nevojat e konsumatorëve përmes kërkesave të tyre. Kjo e dyta ka qenë për bazë gjatë analizës sime me Tuan Nguen. Pra kemi marrë për bazë pjesët kryesore të kompjuterit dhe kemi shtjelluar çështjet dhe problematikat të cilat paraqiten gjatë realizimit të dëshirave të konsumatorëve. Qëllimi ishte realizimi i një modeli aplikativ i cili u mundëson konsumatorëve që…