Promocioni si funksion i marketingut në internet

Autor: Skender Mustafi Shumë autorë konsiderojnë se marketingu në internet është forma që është në rritje më të shpejtë e marketingut direkt (Kotler & Armstrong, 2010). Më tej, autorët e njëjtë, gjithashtu dhe Kotleri, konsiderojnë se miksi promocional përbëhet nga marketingu direkt dhe mjete tjera (M. Trehan & R. Trehan, 2007, p. 17) të cilat kompania i përdorë për të arritur objektivat e reklamimit dhe marketingut (Armstrong, Harker, Kotler, & Brennan, 2009). Prandaj, marketingu në internet konsiderohet si pjesë e miksit promocional. Si pasojë, kur këta autorë deklarojnë se marketingu në…

lexo më tepër

Të kuptuarit e marketingut në internet

Autor: Skender Mustafi Marketingu në internet, ndryshe i njohur si marketingu online,  është akoma në zhvillim e sipër pasi që ambienti në internet është vazhdimisht në zhvillim dhe ashtu siç vazhdon ky zhvillim definicione të ndryshme rreth marketingut në internet me kohë do të paraqiten. Përkundër të gjitha dallimeve, autorët pajtohen se marketingu në internet jeton dhe zhvillohet përkrah zhvillimit të teknologjisë informative. Mjetet e internetit janë kyçe dhe të pa zëvendësueshme në formimin e konceptit të marketingut në internet dhe të kuptuarit e tij. Teknologjikisht, përmirësimet e mjeteve të internetit…

lexo më tepër

Raporti mes marketingut në internet dhe marketingut tradicional

Autor: Skender Mustafi “Pyetja kyçe nuk është të aplikojmë teknologjitë e Internetit – kompanitë nuk kanë zgjidhje tjetër nëse dëshirojnë të qërojnë konkurrent – por si ta aplikojmë atë.” (Chaffey, Ellis-Chadwick, Mayer, & Johnston, 2009, p. xiii). Pas konsiderimit se si të aplikohen këto teknologji, pyetja tjetër e cila duhet përgjigjur është: ○ Si e konsiderojnë kompanitë marketingun në internet dhe raportin e tij ndaj marketingut tradicional? (Mustafi et al. 2011) Shumë autorë, si Allen (2006), theksojnë se marketingu në internet nuk dallon nga marketingu tradicional. Në fakt, përkrahësit e…

lexo më tepër

Çka janë instrumentet e marketingut?

Autor: Skender Mustafi Instrumentet e marketingut si tek marketingu tradicional ashtu edhe tek marketingu në internet njihen si elemente të funksioneve të marketingut, shpesh të njohura si 4P, 7P etj.. Numri i instrumenteve efektiv të marketingut është shumë i madh, kështu që aktiviteti i furnizuesit është të përdorë instrumentin e përshtatshëm për të implementuar strategji të caktuar për të arritur synimet dhe objektivat e planifikuara (Mustafi et al., 2011). Me rëndësi është që të kuptohet se edhe instrumentet ashtu sikur funksionet e marketingut nuk janë të pa varur në veprim,…

lexo më tepër

Individualizimi si instrument i marketingut në internet

Autor: Skender Mustafi Individualizmi është instrument shumë i njohur i produktit i cili përfshin përshtatjen masive dhe personalizimin. Individualizimi, në të vërtetë, ka të bëjë me shpërndarjen e përmbajtjes individuale tek konsumatorët (Chaffey et al. 2009). Këto instrumente, përshtatja masive dhe personalizimi, mundësojnë komunikim interaktiv marketingu mes furnizuesve dhe konsumatorëve.  Pra, komunikimi është elementi më i rëndësishëm i këtij instrumenti, kështu sa më i ndërlidhur, më elastik (fleksibil) dhe më i lehtë komunikimi është, aq më i mirë dhe më efektiv është instrumenti. Individualizimi në internet (online) është shumë elastik…

lexo më tepër

Raporti mes marketingut të Mediave Shoqërore dhe marketingut të Fjalës së Gojës

Autor: Skender Mustafi Si marketingu i fjalës së gojës, si instrument promocional i marketingut tradicional, ashtu edhe marketingu i mediave shoqërore, si instrument promocional i marketingut në internet, shtynë komunitetin për të promovuar produktet e tyre. Marketingu i fjalës së gojës nënkupton kalimin e informacioneve nga një njeri në tjetrin, nga një njeri tek një grup njerëzish ose nga një grup tek një grup tjetër njerëzish. Ky përgjithësim mund të jetë i vërtetë gjithashtu edhe për marketingun e mediave shoqërore në internet.

lexo më tepër