Gjenerimi i Modelit të Biznesit: Partnerët Kyç

Autor: Skender Mustafi Identifikimi i partnerëve kyç gjatë analizës dhe zhvillimit të modelit të ri ose/dhe zgjerimit/përmirësimit të modelit ekzistues të biznesit është veprim kyç i cili ndikon në implementimin e suksesshëm të modelit të biznesit. Në këtë mënyrë nga kjo pikëpamje kompania studion rrjetin e furnizuesve dhe partnerëve të cilët bëjnë që modeli i biznesit të jetë i suksesshëm. Bizneset në ditët e sodit nxisin partneritetet e shumta shtytur nga nevoja dhe kushtet e ndryshme. Në këtë aspekt, duke analizuar kanalet e komunikimit, shpërndarjes dhe shitjes, burimet kyçe, si dhe aktivitetet kyçe…

lexo më tepër

Gjenerimi i modelit të biznesit: Aktivitetet kyçe

Autor: Skender Mustafi Për realizimin e proceseve për të arritur qëllimet, kompanitë, varësisht nga lloji, madhësia, dhe strategjia e veprimit, përcaktojnë aktivitetet e tyre dhe ato aktivitete ua bashkëngjisin roleve të cilat marrin pjesë në procese. Në këtë artikull do të përshkruhen vetëm aktivitetet kyçe analiza e të cilave ndihmon në gjenerimin e modelit të biznesit të një kompanie të caktuar. Në këtë aspekt, aktivitetet kyçe paraqesin veprimet të cilat kompania duhet patjetër realizuar për të bërë që modeli i biznesit të funksionojë. Secili model i biznesit ka në vete një…

lexo më tepër

Gjenerimi i Modelit të Biznesiz: Burimet Kyçe

Shkroi: Skender Mustafi  Një nga komponentët më të rëndësishëm për përcaktimin e vlerës së krijuar në gjenerimin e modelit të biznesit është përcaktimi i burimeve kyçe të cilat ndikojnë në krijimin e vlerës. Çdo model i biznesit duhet trajtuar burimet kyçe. Resurset u mundësojnë kompanive që të mund të krijojnë dhe ofrojnë vlerë, të arrijnë segmente të caktuara të tregjeve ose tregje në tërësi, të mirëmbajnë marrëdhëniet me segmentet e definuara të konsumatorëve si dhe marrëdhëniet me partnerët e furnizuesit, dhe gjithashtu të krijojnë të hyra/fitim. Llojin e burimeve kyçe e përcakton lloji…

lexo më tepër

Gjenerimi i Modelit të Biznesit: Rrjedhat e të hyrave

Autor: MSc. Skender Mustafi Kjo pjesë e modelit të biznesit paraqet paratë të cilat rrjedhin drejt kompanisë me realizimin e biznesit. Pra, në këtë pjesë duhet studiuar rrjedhat e të hyrave që më vonë nga ato të largohen shpenzimet dhe të shihet fitimi i cili është e mundur të arrihet. Identifikimi i, së paku, burimeve kryesore të të hyrave të kompanisë përmes aplikimit të modelit të biznesit i cili është duke u studiuar është më se i nevojshëm, sepse studimi i suksesshëm i tyre që në fillim jep pasqyrën e…

lexo më tepër

Gjenerimi i Modelit të Biznesit: Marrëdhëniet me konsumatorët

Autor: Skender Mustafi Definimi i llojit të marrëdhënieve dhe intensitetit të tyre  mes kompanisë dhe aktorëve tjerë të tregut është ndër hapat më të rëndësishëm drejt themelimit të një biznesi i cili do të jetë stabil dhe do të sjellë vlerë. Pas identifikimit të konsumatorëve dhe grupimit të tyre për të hulumtuar vlerën e cila do të mund të krijohet dhe pas vërtetimit që konsumatorët e studiuar vërtetë mundësojnë krijimin e vlerës, hapi i duhur për gjenerimin e suksesshëm të modelit të biznesit është  përcaktimi i marrëdhënieve mes kompanisë në…

lexo më tepër

Modeli i biznesit

Autor: Skender Mustafi Modeli i biznesit është një paraqitje e thjeshtëzuar e situatës ose realitetit kompleks të biznesit të një organizate. Varësisht nga këndvështrimi roli i modelit të biznesit mund të përcaktohet ndryshe, kështu dhe modeli i biznesit mund të definohet ndryshe. Osterwalder dhe Pigneur (2010) theksojnë se modeli i biznesit përshkruan ndërlidhjen e komponentëve të ndryshme të biznesit dhe mënyrën se si ato ndërveprojnë duke i mundësuar organizatës të krijojë, shpërndajë dhe kapë vlerë. Në anën tjetër sipas  Bridgeland dhe Zahavi (2009)  qëllimi parësor i modelit të biznesit është komunikimi…

lexo më tepër