Marketingu: Qasje shkencore-islame (PDF falas)

Libri i marketingut

Marketingu është një fushë e cila na prek në të gjitha poret e jetës. Kudo jemi të rrethuar nga marketingu ynë ose i të tjerëve. Nëse lavdërojmë një produkt, një mësues, një ndërmarrje, një xhaxha, veturën e dajës do të thotë jemi duke bërë marketing. Sipas kësaj kuptojmë se jo vetëm që jemi gjithnjë në përcjellje të marketingut të të tjerëve, por edhe ne bëjmë marketing në pikëpamje dhe fusha të ndryshme. Ky marketing herë është i suksesshëm e herë jo. Autor: Skender Mustafi Pas gjithë këtij angazhimi me marketingun…

Nevoja për marketing të rishqyrtimit

Më herët studiuesit përmes hulumtimeve dhe vlerësimeve të ndryshme, gjithmonë kanë sugjeruar se vetëm 5% e konsumatorëve, të cilët kanë parë reklamën, janë të gatshëm të blejnë produktin ose shërbimin e reklamuar. Sipas hulumtimeve të American Express rreth konsumatorëve të cilët blejnë përmes internetit, vetëm 2% e vizitorëve të shitores së ndërmarrjes janë të gatshëm që në vizitën e parë të blejnë produktin ose shërbimin e caktuar. Në të vërtetë, 98% e konsumatorëve vizitojnë shitoren në internet ose ueb faqen për arsye tjera. Madje, një e treta (1/3) e të…

Marketing: Pozicionimi i produktit

Ndërmarrja mund të përqendrohet në elemente të ndryshme të zhvillimit të produktit, madje edhe në strategji të shpërndarjes së tij. Megjithatë, në mungesë të interesimi ose njohurive për pozicionimin e tij paraqiten dhe problemet e njohjes së produktit nga ana e konsumatorëve. Para se të flasim mbi pozicionimin e produktit (e shërbimit) duhet pasur parasysh se konsumatorit gjithmonë i shitet vlerë dhe jo tërësi funksionesh e elementesh. Autor: MSc. Skender Mustafi  Pozicionimi i produktit është formë e rëndësishme e marketingut nga e cila varet suksesi i prezantimit të tij përballë…

Planifikimi dhe organizimi i marketingut

planifikimi dhe organizimi i marketingut

Autor: Skender Mustafi Shkruar në vitin 2003 Publikuar më 19. Januar 2010 Freskuar më 06.11.2019 Ka kohë që është i qartë ndikimi i marketingut në ndryshimin e raporteve të ndërmarrjes me konsumatorin, tregun dhe konkurrencën. Për më shumë, me zhvillimin e mundësive elektronike në përgjithësi dhe atyre të aplikimit të marketingut dhe mjeteve të tij në veçanti, mundësitë e veprimit janë shumë më të gjera. Shfrytëzimi, sipas vrojtimit të përgjithshëm, i këtyre mundësive nga ana e ndërmarrjeve shqiptare, posaçërisht atyre të vogla dhe të mesme, është akoma i zbehtë. Marketingu…