Që të jeni në gjendje të përcillni ushtrimet dhe zgjidhjen e tyre fillimisht duhet që të pajisni kompjuterin tuaj me programet e nevojshme të cilët për fat të mirë të gjithë janë falas. Shkarkoni dhe instaloni JDK versionin e ri tek faqje e kompanisë Oracle Inc. Këtu. Shkarkoni programin BlueJ përmes të cilit do t’i punoni ushtrimet në fjalë Këtu. Shkarkoni ushtrimet e librit me të cilat do të punoni Këtu (Book Projects (zip file, 1.7Mb)) . Tani jeni gati për të filluar me mësimet përmes ushtrimeve. Suksese!
lexo më tepërDitë: 7 Tetor 2010
Java përmes BlueJ
“Objects First with Java” (shqip: Objektet Fillimisht me Java) është libër i përpiluar nga David Barnes dhe Michael Kölling. Libri në fjalë përdoret për qëllime edukative, për të mësuar gjuhën programuese Java, në shumë universitete evropiane. Librit i është bashkangjitur edhe një program kompjuterik, i njohur si BlueJ, i zhvilluar nga profesori Michael Kölling dhe bashkëpunëtorët e tij. Meqë qasja ndaj të kuptuarit të gjuhës programuese Java është interesante në një seri artikujsh do të paraqes të gjitha ushtrimet e paraqitura në libër (në disa raste më shumë se një…
lexo më tepërudhëtim i përhershëm
kalëroj ditë e natë nëpër stepet e shpirtrave hipur mbi kalin e bardhë që hapëron mbi gërmadha pas zhurmës së pa shuar kah e kaluara apo e ardhmja nuk më pengon drejtim kalëroj nëpër valët e zërave që sikur grumbull bletësh gumëzhijnë dhe çajnë gjallërimin e gjelbër çajnë timpanin e veshit të trishtuar që si lypsar i bukës së jetës e kërkon fëmijën e mbjellë në tokën e gurit dhe duke vrapuar pas zërit të tij humbi dhe rrugën time kalëroj nëpër të panjohurën nëpër rrugët e trurit të humbura…
lexo më tepërlabirinti i mugullimit
është natë ulërimash hëna përgjon oqeanin e kanë pushtuar yjet e zjarri i ndjenjave ka pushtuar qiellin e shpirtit dhe heq valle vallen e shoqëron tingulli i qetësisë me pluhurin shtrirë palë në zemrën e kitarës plakë ku fshihet lindja e kaplon uria jevgun e zi të zhveshur dhe humbet në terrin e jetës duke pritur shiun e vonuar t’ia shpërlaj shpirtin mugullimi pas heshtjes me dëshirën e fshehur në zemër çdo të mbijë nga zemra e tij © Skender Mustafi
lexo më tepërshënime të vonuara
me hënën rri më kujtohen yjet me ndjenjat vritem më ngjall buzëqeshja buzët lëvizin për të thënë një fjalë një puthje tretet ngjyrave të kohës pa mua me fatin bëj zënkë s’e mundi dot në luftë të kotë për sytë me lot të mbushur plot hije nga buzët që përtypin fjalën e pa thënë ato vite e këto vite etja më len para pasqyrës vetëm ajo më ruan por nuk më flet dhe me pasqyra rrethuar i përgjumur s’flas vullkani i shpirtit rrëfen hëna buzëqesh në enigmë është edhe vetë…
lexo më tepër