Tasks ose në shqip “detyrat” janë elemente të BPMN diagrameve të cilat përcaktojnë aktivitetet të cilat duhet realizuar në një proces i cili modelohet përmes BPMN diagrameve. Në fjalë tjera, një “Task”/detyrë paraqet një aktivitet atomik i cili është pjesë e një procesi. Në pikëpamjen e BPMN rregullave një detyrë paraqet aktivitet të një procesi i cili nuk mund të ndahet në nën-aktivitete, megjithatë ekzistojnë katër nënlloje të ndryshme të detyrave (emërimi është qëllimisht i lënë në anglisht meqë realizimi i modeleve përmes mjeteve të ndryshme bëhet në anglisht dhe njohja e aktiviteteve është…
lexo më tepërVit: 2012
BPMN diagramet
Përgatiti: Skender Mustafi BPMN është akronim nga fjalët në anglisht “Business Process Modeling Notation” që në shqip nënkupton “Shënimet e Modelimit të Proceseve të Biznesit”. BPMN është gjuhë e cila përcakton një mënyrë të organizuar, të njohur dhe të pranuar, për përpilimin e diagrameve të cilët ndihmojnë modelimin e proceseve të biznesit. Meqë ky lloj i organizuar i shënimeve vije si pasojë e zhvillimeve moderne të biznesit të mbështetura nga teknologjia informative dhe fillimisht është zhvilluar në gjuhën angleze, në artikull dhe gjatë implementimit praktik mund të shihni se do të jeni…
lexo më tepër13 softuerë për realizimin, ndryshimin dhe konvertimin e PDF dokumenteve
Përgatiti: Skender Mustafi Më poshtë janë të përmbledhur softuerët më të pëlqyer në internet të cilët konvertojnë dokumentet në PDF, mundësojnë realizimin e PDF dokumenteve, si dhe përpunimin e PDF e tyre. PDFArchitect – mundëson bashkimin e PDF dokumenteve në një dokument të vetëm, shkëputjen e faqeve të ndonjë dokumenti të caktuar si dhe bashkimin e materialeve të përpunuara në një dokument të vetëm duke i radhitur sipas dëshirës. PDFsam – ngjashëm sikur PDFArchitect, mundëson bashkimin dhe ndarjen e PDF dokumenteve duke mundësuar njëkohësisht parapamjen e tyre. PDFill – mundëson që…
lexo më tepër6 softuerë për leximin e PDF dokumenteve
Përgatiti: Skender Mustafi Adobe PDF Reader tanimë, së paku mua personalisht, më shqetëson për faktin se është bërë i rëndë në veprim dhe në çdo version është gjithnjë e më i madh. Tani ka gati 50MB. Sidoqoftë, unë ka ca kohë që më nuk shfrytëzoj këtë softuer për të lexuar PDF dokumente, ose madje edhe për të vepruar në to. Më poshtë do u paraqes një listë softuerësh të cilët posedojnë karakteristika të rëndësishme për leximin e PDF dokumenteve dhe për përpunimin e tyre. Meqë ju tanimë e njihni Adobe PDF Reader,…
lexo më tepërIdentifikimi i tregut personal të punës
Autor: Skender Mustafi Ky është vetëm edhe një artikull tjetër i serisë së artikujve të cilët do të duhej të ndihmonin të kuptuarit e vetes sonë dhe të kuptuarit e mundësive tona drejt hyrjes sa më të shpejtë dhe sa më të lehtë në tregun e punës. Madje qëllimi nuk është që të kemi një hyrje të çfarëdo lloji, por një hyrje në pozitën të cilës i përkasim bazuar në kualifikimet dhe përvojën tonë. Ky artikull është një udhërrëfyes i thjeshtë i cili sadopak mundëson hapjen e perspektivave që deri tani…
lexo më tepër20+ ueb faqe për modelim FALAS-ONLINE të diagrameve të llojeve të ndryshme
Përgatiti: Skender Mustafi Realizimi i veprimeve të ndryshme drejtpërdrejtë në internet shpeshherë është më i mirë se realizimi i tyre përmes softuerëve në kompjuter, posaçërisht kur këto mjete mundësojnë ripërpunimin e dokumentacioneve të realizuara më parë. Në këtë mënyrë ju nuk keni nevojë të instaloni softuerë në kompjuterin tuaj duke punuar drejtpërdrejtë në internet dhe duke nxjerrë vetëm produktin në disk. Madje disa aplikacione si Google Drive, mundësojnë ruajtjen e dokumenteve të përpunuara në “re” (nga anglishtja: Clouds) e tyre në internet. Më poshtë do të paraqesim një listë faqesh të…
lexo më tepër