Përktheu dhe përshtati: Skender Mustafi
- Kampionët nuk janë bërë në hallë. Kampionët janë bërë nga diçka që ata kanë thellë në brendinë e tyre: një dëshirë, një ëndërr, një vizion.
- Shërbimi ndaj të tjerëve është qiraja që paguan për hapësirën në tokë.
- E drodha botën
- Janë dy gjëra të cilat është vështirë të goditen dhe shihen, është fantazma e frikshme dhe Muhammed Ali.
- Njeriu i cili e sheh botën njëjtë me pesëdhjetë vite ashtu siç e shihte me njëzetë ka humbur tridhjetë vite të jetës
- Gjeli kokoret vetëm kur e sheh dritën. Vendose në errësirë dhe nuk do të kokores asnjëherë. Unë kam parë dritën dhe unë po kokores.
- Mosha është ajo që ti mendon se është. Ti je i vjetër aq sa mendon se je.
- Dyluftimi është fituar ose humbur shumë larg nga dëshmitarët – jashtë litarëve të sallës , atje jashtë në rrugë, shumë para se të vallëzoj nën këto drita.
- Në shtëpi jam djalosh i mirë: por nuk dua që bota të e dijë. Njerëzit e ndershëm, e kam kuptuar, nuk arrijnë shumë.
- Duhet të jem vulë poste. Kjo është e vetmja mënyrë për të më mposhtur ndonjëherë.
- Boksi është : shumë njerëz të bardhë shikojnë se si dy të zinj rrahin njëri tjetrin.
- Shket si një flutur, djeg si një bletë.
- Është përsëritja e pohimeve që shpie në besim. Dhe posa ky besim të bëhet bindje e thellë, gjërat fillojnë të ndodhin.
- Vetëm javën e kaluar: Vrava një shkëmb, lëndova një gurë, shtrova në spital një tullë. Jam aq i keq sa që e bëj mjekësinë të sëmurë!”
- Më duhet publicitet, por jo për atë që e bëj për të mirë. Më duhet publicitet për librin tim. Më duhet publicitet për dyluftimet e mija. Më duhet publicitet për filmin tim, por jo për të ndihmuar njerëzit. Atëherë nuk është më e sinqertë.
- Freize është aq i shëmtuar sa që duhet dhuruar fytyrën e tij në Byronë Amerikane të Jetës së Egër.
- Miqësia nuk është diçka që e mëson në shkollë. Por nëse nuk e ke mësuar domethënien e miqësisë, vërtetë nuk ke mësuar asgjë.
- Urrejtja e njerëzve për shkak të ngjyrës së tyre është gabim. Dhe nuk është me rëndësi se cila ngjyrë urren. Vetëm është gabim.
- I bëj të mos mund të të godasin.
- Unë nuk shtirem sikur jam miqësorë siç bëjnë shumica e njerëzve të cilët tentojnë të arrijnë lartë. Unë jam miqësor.
- Ai i cili nuk është mjaft i fortë për të rrezikuar nuk do të arrij asgjë në jetë.
- Unë jam astronaut i boksit. Xhoi Luist dhe Dempsi janë vetëm pilot aeroplanësh. Unë jam në botë në vete.
- Unë jam më i madhi, e kam thënë këtë edhe para se ta dija se jam.
- Besoj në Islam. Besoj në All-llah dhe paqe.
- Do të jem kampion për dhjetë vite dhe pastaj do ta lë vëllanë të e marrë – si Kenedi në Uashington.
- E kuptova se nëse e them mjaft herë, do ta bindi botën se me të vërtetë jam më i madhi.
- E urreja çdo minutë të ushtrimeve, por thosha, “Mos u dorëzo. Vuaj tani dhe jetoje pjesën tjetër të jetës si kampion.”
- E di ku po shkoj dhe e di të vërtetën dhe nuk duhet të jem çka ju doni të jem. Jam i lirë të jem çfarëdo që dua.
- Asnjëherë nuk kam menduar në humbje, por tani që ndodhi e vetmja gjë është të bëhet si duhet. Ky është obligimi im ndaj të gjithë njerëzve që besojnë në mua. Ne të gjithë duhet pranuar humbjen në jetë.
- Do të doja njerëzit të e donin secilin ashtu siç më duan mua. Do të ishte botë më e mirë.
- Do ta rrah aq keq sa që do ti duhet një lugë këpucësh që ta vej kapelën e tij.
- Unë nuk jam më i madhi; unë jam dyfish më i madhi.
- Jam aq i shpejtë sa që mbrëmë në dhomën e hotelit e fika dritën e dhomës dhe isha në shtrat akoma para se të ishte dhoma e errët.
- Kur takoj një njeri për herë të parë, nuk i shoh racën ose besimin – shoh më thellë… Duhet të mësojmë t’i kënaqim konfliktet tona në mënyrë paqësore dhe të respektojmë njëri tjetrin.
- Unë jam njeriu më i njohur dhe më i dashur nga t gjithë njerëzit që kanë jetuar sepse në kohën e Musës dhe Isës nuk kishte satelitë, kështu njerëzit larg nëpër fshatra nuk dinin për ta.
- Nëse ata mund të e bëjnë penicilinën nga buka e mykur, sigurisht që mund të bëjnë diçka nga ju.
- Madje edhe nëse jeni duke ëndërruar se po më rrihni, më mirë ngrihuni dhe kërkoni falje.
- Është vështirë të jesh kokulur kur je i madh sa jam unë.
- Është vetëm punë. Bari rritet, zogjtë fluturojnë, valët bartin rërën. Unë i rrah njerëzit.
- Është mungesa e besimit e cila i bën njerëzit të frikohen nga sfidat, dhe unë besoj në veten time.
- Lufta më e vështirë ishte me gruan time të parë.
- Ata mund të bëjnë “boo”, të më bërtasin dhe të hedhin kikirikë drejt meje – përderisa paguajnë për të hyrë.
- Mënyra ime e të bërit shaka është duke e thënë të vërtetën. Kjo është shakaja më qesharake në botë.
- Askush nuk din çfarë të thotë në dhomën e humbësit.
- Shërbim për të tjerët është qiraja të cilën e paguani për dhomën tuaj këtu në tokë.
- Heshtja është e artë kur nuk keni në mend një përgjigje të mirë.
- Supermenit nuk i nevojitet rrip ulëseje.
- Njeriu i cili nuk ka imagjinatë nuk ka krahë fluturues.
- Ka shumë gjëra të mira të cilat mund të bëhen se sa të rrihen njerëz.
- Ne kemi vetëm një jetë; së shpejti do të kalojë; vetëm çfarë do të bëjmë për Zotin do të mbetet.
- Ajo çfarë më mbanë së vazhduari është synimi.
- Kur mund të e kamxhikosh çdo njeri në botë, asnjëherë nuk do ta njohësh paqen.