“Google search” më shumë se një motor kërkimi

0

Guglimi nuk është term i përhapur në gjuhën shqipe, por tanimë gjendet në fjalorin gjuhësor anglez. Ne të gjithë kërkojmë në Google.com, guglojmë. Kërkojmë atë që dëshirojmë të e gjejmë, të gjejmë kuptim për atë që nuk e dimë, të shohim ndonjë dokument etj. Në të shumtën e rasteve veprimet tona janë të thjeshta. Hymë në faqen e google-s dhe e vendosim fjalën ose fjalinë kërkuese dhe gjenerojmë rezultatet që më pas të i shfletojmë ato dhe të shohim nëse kemi gjetur atë që kërkonim.

Google ofron më shumëse kaq, motori i kërkimit ofron rezultate të përpikta nëse ju kërkoni sipas mundësive që ofrohen. Kërkimi në formën e duhur ofron rezultate të arritura me efikasitet.

Më poshtë do të paraqesim listën e mundësive për kërkim në Google motorët e kërkimit.

 

Të kërkuarit:  Naim Frashëri
Rezultati: nëse ju shkruani dy ose më shumë fjalë si më sipër atëherë motori i kërkimit u sjell si rezultat secilën faqe e cila përmban këto dy fjalë ose njërën nga këto dy fjalë. Psh do të ketë faqe me Naim Memeti, Sami Frashëri etj.

Të kërkuarit:  “Liria e fjalës së mirë”
Rezultati: nëse fjalët ose fjalinë e fusni në thonjëza atëherë motori i kërkimit u sjell si rezultat vetëm ato tekste të cilat përmbajnë fjalët ashtu siç keni kërkuar.

Të kërkuarit:  Naim Frashëri OR Azem Bejta OR Ismail Qemali
Rezultati: si rezultat do të fitoni njëjtë si në rastin 1, por që do të jetë njëri OSE (dmth OR) tjetri OSE tjetri

Të kërkuarit:  “Naim Frashëri” OR “Azem Bejta” OR “Ismail Qemali”
Rezultati: si rezultat do të fitoni saktësisht materialet të cilat përmbajnë njërin ose tjetrin, pra së paku njëri nga këto emra të gjendet në materiale.

Të kërkuarit:  “Naim Frashëri” AND “Azem Bejta” AND “Ismail Qemali”
Rezultati: si rezultat do të fitoni të gjithë artikujt të cilët përmbajnë saktësisht këto emra. Nënjëri nga këto mungon në artikull, ato nuk do të paraqiten në listën e rezultateve.

Të kërkuarit:  Pune punë natë e ditë *
Rezultati: paraqet artikuj të cilët përmbushin pjesë mbetur të kërkimit.

Të kërkuarit:  “Naim Frashëri ” -wikipedia.org
Rezultati: si rezultat fitoni materialet të cilat përmbajnë emrin por jo edhe ato të cilat kanë wikipedia.org në to. Pra nëse tentoni që të shmangni fjalë të caktuara ose faqe të caktuara atëherë përdorni shenjën minus.

Të kërkuarit:  2+2
Rezultati: 2+2 =4, Gjithashtu mund të bëhen llogaritje tjera: zbritje -, shumëzim *, pjesëtim /, në fuqi^ psh 4^2 ose 4^5 dmth 4 në fuqi 2 ose 4 në fuqi 5, rrënja katrore sqrt(numri) psh sqrt(49), përqindja e një numri 14% of numri psh 24% of 24 5304 etj.

Të kërkuarit:  population Albania
Rezultati: numri i popullatës së Shqipërisë, njëjtë mund të gjeni edhe numrin e popullatës së shteteve tjera.

Të kërkuarit: weather for Tirana
Rezultati: Moti në Tiranë. Njëjtë mund të kërkoni edhe për shumë qytete të mëdha në botë si dhe për kryeqytetet e shteteve tjera. Në rajonin e Ballkanit janë të paraqitura vetëm kryeqytetet.

Të kërkuarit: mayor of Tirana
Rezultati: kryetarin e qytetit të Tiranës, njëjtë mund të kërkohen kryetarët e qyteteve tjera. Jo të gjithë qytetet e Ballkanit lanë në listë.

Të kërkuarit: 50usd in €
Rezultati: bën konvertimin e valutave sipas vlerës momentale, duhet të shkruani emrin e valutave ose shkurtesat zyrtare të tyre.

Të kërkuarit: Currency of Albania
Rezultati: Lek, njejt mund të gjenden edhe valutat e shteteve tjera.

Të kërkuarit: GOOG
Rezultati: të dhënat e bursës për Google, njëjtë mund të shihen të dhënat e kompanive që gjenden të listuara në bursat botërore vetëm duhet ditur emri në bursë si Yahoo = Yhoo, Google = Goog, Apple = AAPL etj

Të kërkuarit: Capital of Albania
Rezultati: Kryeqytetin e Shqipërisë, njëjtë dhe kryeqytetet e shteteve tjera.

Të kërkuarit: Map of Kosovo
Rezultati: Harta e Kosovës, njët edhe për shtetet dhe qytetet tjera.

Të kërkuarit: Sali Berisha age
Rezultati: mosha e Sali Berishes, mosha e shumë personaliteteve kështu mund të gjendet.

Të kërkuarit: Sali Berisha wife
Rezultati: Emri i gruas së Sali Berishës, si dhe emrat e shumë bashkëshorteve të personaliteteve botërore. Ose nëse personaliteti është i shkurorëzuar si emër paraqitet emri i gruas së fundit.

Të kërkuarit:  km to miles
Rezultati: vlerën e kilometrave më milje, gjithashtu mund të konvertoni edhe vlerat tjera të SI si kilogram, gram, litër, decilitër, mililitër etj.

Të kërkuarit:  man
Rezultati: gjeni definicionin e emrave dhe fjalëve tjera, shërbimi nuk ekziston në shqip.

Të kërkuarit:  site: fjalaime.ch
Rezultati: radhit vetëm lidhjet e faqes fjalaime.ch në listën e rezultateve, këtu mund të veprohet edhe me faqet tjera.

Të kërkuarit:  Tirana time
Rezultati: ora në Tiranë njëjtë në qytetet tjera.

Të kërkuarit:  LX 1623
Rezultati: Të dhëna mbi fluturimin e caktuar, ju duhet ditur vetëm numrin e fluturimit dhe fitoni të dhënat mbi të.

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprak50+ thënie nga Muhammed Ali
Artikulli tjetërtakimi me ditën
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *