Marketing miksi

Autor: Skender Mustafi

Hyrje
Marketing miksi paraqet miksin e të gjitha funksioneve të marketingut në përpilimin e planit të marketingut të kompanisë. Nuk ka rregull të përgjithshme se sa funksione përmban, ose duhet të përmbajë marketing miksi (Mustafi et al., 2011). Tradicionalisht marketing miksi njihet si përzierje mes katër funksioneve të njohura si 4P (Shih figurën 1)  të paraqitura për herë të parë nga McCarthy (1987). Autorë të ndryshëm paraqesin edhe funksione të ndryshme të cilat njihen si 7P (Bitner & Bernard, 1981) ose 10P e që përbëjnë marketing miksin. Megjithatë autorët këto funksione i emërojnë si funksione shtesë. Kështu për bazë mbeten 4P dhe njëkohësisht këtyre katër funksioneve u kushtohet më shumë kujdesë.



Figura 1: 4P – Funksionet bazë të marketing miksit.

Funksionet e marketing miksit
Funksionet bazë të marketing miksit, ndryshe të njohura në literaturë si 4P janë: produkti, çmimi, promocioni dhe vendi (e.g. Kotler, Armstrong, Saunders, & Wong, 1999). Si funksione shtesë të cilat formojnë 7P miksin janë: njerëzit, proceset dhe dëshmia fizike (Bitner & Bernard, 1981).

  • Produkti paraqet gjithçka që mund të ofrohet në treg për nevoja, blerje, përdorim ose konsumim që mund të kënaqë një dëshirë ose nevojë (Kotler & Armstrong, 2008)

  • Çmimi paraqet vlerën të cilën konsumatori paguan për produktin/shërbimin.

  • Promocioni i përfshinë të gjitha llojet e komunikimit që një furnizues mund të i përdorë në treg.

  • Vendi paraqet vendin ne te ofrohet produkti ose sherbimi.

  • Njerëzit janë të gjithë personat e përfshirë në konsumimin e produkteve dhe shërbimeve të kompanisë.

  • Proceset paraqesin procedurat, mekanizmat dhe të gjitha rrjedhat e aktiviteteve nga nga të cilat përdoren shërbimet.

  • Dëshmia fizike nënkupton përmbushjen e kërkesave të konsumatorëve me efektivitet.

Referencat
– Mustafi, S., Jost L. & Nguyen T. (2011), The Relationship Between Online and Offline Marketing.
– McCarthy, E. J. (1987). Basic Marketing: A Managerial Approach. (Homewood, Eds.) (Ninth Edit.).
– Bitner, M. J., with Bernard H. (1981). Marketing strategies and organization structures for service
firms. American Marketing Association.
– Kotler, P., Armstrong, G., Saunders, J., & Wong, V. (1999). Principles of Marketing (Second Eur.), Prentice Hall Europe.
– Kotler, P., & Armstrong, G. (2008). Principles of marketing (12nd ed., p. 599). Pearson/Prentice Hall, University of California.

Po këto i keni lexuar?