Si të mos më përcjellin faqet gjatë shëtitjes në Internet?

0

Autor: Skender Mustafi

Ju patjetër duhet ditur se gjatë vizitës suaj shumica e faqeve të internetit ju përcjellin juve. Ato përcjellin veprimet tuaja dhe kështu përgjojnë interesat tuaja dhe herët ose vonë i përdorin ato të dhëna nga e gjithë kjo përcjellje për tu nxitur që të shpenzoni më shumë kohë dhe para në Internet. Nëse akoma nuk u ka rënë në dorë kartela bankare atëherë kini kujdes për kohën.

Fatmirësisht, dashamirët e një interneti të lirë duke tentuar që të mbrojnë veten dhe të tjerët nga nxitje të tilla kanë programuar programe dhe shtesa të ndryshme të cilat përdorin metoda të ndryshme për të minimizuar këtë përcjellje.

Më poshtë do të paraqesim disa lista të shtesave të cilat mund të përdoren për këtë qëllim tek shfletuesit Firefox, Internet Explorer, Chrome dhe Safari.

Shtesa për Firefox

  • TACO –  (Targeted Advertising Cookie Opt-Out) ju mbron nga përcjellja e më shumë se 100 faqeve reklamuese si Google, Yahoo, Microsoft e të tjera.
  • Beef Taco – është mbrojtës nga përcjelljet e pa dëshiruara nga më shumë se 100 faqe të njohura për marketing të nxitur përmes përcjelljeve.
  • BetterPrivacy – i grisë të gjitha skedat e reja të përcjelljes të njohura si objekte të shpërndara në ambient lokal (local shared objects (LSOs)).
  • Ghostery – u mbron nga të përcjellit tuaj në rrjet nga shumë faqe të cilat paraqesin reklamat e tyre tek faqet e tyre ose tek faqet tjera si dhe u mbron nga mjetet e faqeve të cilat mbledhin të dhënat e vizitorëve siç është  Facebook, Google Analytics si dhe rreth 400 rrjete tjera.
  • TrackMeNot – përderisa mjetet e mësipërme tentojnë që tu mbrojnë nga rrjetet që të mos u përcjellin, kjo shtesë përdor strategji tjetër për të realizuar këtë mbrojtje. Shtesa në të vërtetë nuk bllokon mjetet përcjellëse të rrjeteve, por u servon atyre informata të rrejshme. Me këtë veprim kjo shtesë vështirëson në një shkallë të lartë mundësinë e rrjeteve për tu përgjuar.[/toggle]

Shtesa për Internet Explorer

  • Ghostery – të njëjtin funksion sikur tek Firefox
  • TACO – të njëjtin funksion sikur tek Firefox
  • RealTime Cookie & Cache Cleaner – gris të dhënat e faqeve përcjellëse në momentin që ju vrojtoni faqen dhe largoheni nga ajo. Mjetë shumë efektiv për mbrojtjen e privatësisë suaj.
  • SpyWall – i kontrollon dhe i gris të gjitha skedat vrojtuese nga faqe të ndryshme. Gjithashtu mbron edhe shfletuesin tuaj nga ndryshimi i performancave nga programe shtytës.
  • Hide IP and Anonymously – fsheh IP tuaj për faqet që u vëzhgojnë.[/toggle]

Shtesa për Chrome

  • Ghostery – të njëjtin funksion sikur tek Firefox
  • TrackMeNot – të njëjtin funksion sikur tek Firefox
  • UnSerach – mbron përdoruesin duke ndaluar që kërkimet që bën tek Google.com të ruhen më shumë se 15 ditë
  • Keep My Opt-Outs – mbron përdoruesit që të mos përcillen shëtitjet e tyre kështu që përgjuesit nuk mund të personalizojnë reklamat dhe të nxisin reagime normalisht të pa dëshiruara.
  • Facebook Cookie Killer – u mbron që të mos u përcjell Facebook.

Shtesa për Safari

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *