DropBox

3

DropBox është program për sinkronizimin e dokumenteve nga kompjuterë dhe mjete tjera elektronike. Programi në fjalë mbështetet nga hapësira për ruajtjen e dokumenteve në internet. Dropbox ofron hapësirë falas prej 6 GB.  DropBox në të vërtetë  paraqet një sistem për shpërndarjen dhe sinkronizimin e dokumenteve.
Kështu ju mund të keni më shumë se një konto, më shumë se një kompjuter, më shumë se një mik ose më shumë se një bashkëpunëtor dhe të përdorni DropBox për të shpërndarë dokumentet  nga një kompjuter në tjetrin përmes një ose më shumë kontosh, nga kompjuteri juaj tek të gjithë miqtë ose vetëm tek disa, ose nga konto e juaj tek bashkëpunëtorët tuaj.

Instalimi dhe përdorimi

Fillimisht shkarkoni programin, e instaloni në kompjuterin tuaj dhe regjistroheni në faqen  e DropBox-it. Me instalimin e programit krijohet një dosje në kompjuterin tuaj, dosja është e para-programuar që të krijohet tek dokumentet “Documents”, por mund edhe të ndryshohet vendi gjatë instalimit, kështu ju e caktoni vendin ku të dëshironi.

Dosja e cila ka ikonën e Dropbox-it dhe është e lidhur me të është dosja sinkronizuese, pra çfarëdo dokumenti që fusni në të, automatikisht do të sinkronizohet me serverin dhe me mjetet tjera, kompjuterët tjerë ose celularët, ose edhe me personat me të cilët keni shpërndarë dosje të caktuara. Sinkronizimi bëhet vetëm mes personave që kanë konto dhe programin e kanë të instaluar në kompjuterin e tyre.

Nga karakteristikat speciale që ofron DropBox është mundësia e krijimit të dosjeve dhe strukturave të dosjeve përbrenda vet dosjes së DropBox-it, thjeshtë ndjeheni sikur po punoni vetëm në kompjuterin tuaj. Gjithashtu mund të redaktoni , hapni, grisni, kopjoni dokumente tjera përbrenda. Sinkronizimi i dokumenteve të hapura bëhet vetëm pas mbylljes së tyre. Nëse një dokument tanimë gjendet në DropBox dhe ju e redaktoni, DropBox detekton datën e ndryshimit dhe e sinkronizon duke e zëvendësuar dokumentin e vjetër. Nëse dy persona të ndryshëm janë duke punuar në një dokument të njëjtë që gjendet në DropBox atëherë për personin i cili e ruan dokumentin i fundit do të krijohet një kopje e dokumentit, kështu që të dy versionet e dokumentit do të ruhen.

Ndryshimi i të drejtave të përdoruesve tjerë të dosjeve të shpërndara mund të bëhet në vet dosjen e DropBox-it në kompjuterin tuaj, duke shtypur me të djathtë mbi dosje, ose në internet në konton tuaj në faqen e programit.

Karakteristikat

  • 2.5GB hapësirë falas, deri në 100GB hapësirë për konsumatorë me pagesë
  • Mundëson sinkronizimin e skedave të të gjitha llojeve
  • Mundëson sinkronizimin mes kompjuterëve me sistem operativ Windows, Mac dhe Linux
  • Sinkronizon automatikisht kur një skedë ndryshohet ose vendoset në dosje
  • Lejon bashkëpunimin e më shumë se dy personave në një dosje
  • Mundëson menjëherë pamjen e ndryshimeve të bëra nga të tjerët
  • Përdor dosjen “Public” për tu lidhur direkt me dosjet
  • Kontrollo kush të mund të veproj e kush jo, në një dosje të shpërndarë
  • Sinkronizo dokumentet edhe në mjete tjera elektronike si iPhone, iPad, BlackBerry dhe Android.

Info
Emri: DropBox
Madhësia: 14.07MB
Çmimi: Falas deri në 6 GB hapësirë
Autor: DropBox

SHKARKO PROGRAMIN

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli parapraktakimi i pa pritur
Artikulli tjetërGmail Drive
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

3 Komentet

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *